Shpellat Pandavleni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
holli i lutjeve në një nga Shpellat Pandavleni

Pandavleni, i njohur edhe si Panch Pandav ose Pandu Leni (i njohur gjithashtu edhe si Shpellat Trirashmi dhe variacione të tjera) (Leni në gjuhën marathi do të thotë shpellë), janë një grup prej 24 shpellash të skalitura midis shekullit të III p.e.s. dhe shekullit të II të e.s. dhe janë shpella të sektit Hinayana të budizmit dhe nuk kanë të bëjnë me karakteret e Mahabharata-s (Pandava-t). Shumica e shpellave janë vihara përveç shpellës së 18-të që është një Chaitya.[1] Vendndodhja e shpellave është një vend i shenjtë i budizmit dhe gjendet rreth 8 km në jug të Nashik-ut në shtetin MaharashtraIndisë. Shpellat gjenden në lartësinë e kodrave Trirashmi. Pandavleni është vendndodhja edhe e një kompleksi skulpturash shkëmbore në lumin Gomai rreth 6 kilometra në veri të Shahada-s.

Shpellat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shpellat Pandavleni

Shpellat janë skalitur nga Shekulli IV p.e.s. deri në shekullin e XII të e.s. si banesa për idhujt e mbretërve vendorë. Shpellat bujtin idhujt e Budës dhe Bodhisattva-s. Disa shpella janë të lidhura në mënyrë të ndërlikuar nëpërmjet shkallëve të skalitura që i lidhin ato me shpellat e tjera. Shkallët të çojnë te shpellat që nga fundi i kodrës. Maja e Shpellave Pandavleni është e arritshme gjithashtu edhe nëpërmjet udhëtimit rreth 20 minuta në këmbë por rrugica është mundimshme dhe e rrezikshme.[2][3] Disa nga shpellat janë të mëdha dhe përbanjë dhoma të shumë - këto shpella shkëmbore shërbenin si vihara ose manastire për takimin dhe ndjekjen e ceremonive nga besimtarët. Ato përmajnë një grup interesant skulpturash. Një nga viharat shpellore është më e vjetër dhe ka detaje më të rafinuara skulpturore dhe mendohet se është po aq e vjetër sa dhe Shpellat Karla afër Lonavala-s. Një tjetër shpellë (shpella nr. 18) është një Chaitya dhe ka moshë të afërt me Shpellat Karla si dhe një façatë të veçantë të përpunuar në mënyrë të rafinuar. Siti ka një sistem të shkëlqyer të lashtë të menaxhimit të ujit dhe të skalitura përsosmërisht nga shkëmbi janë mjaft depozita uji tërheqëse.[4]

Hyrje ne shpellat Pandavleni

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shpellat mund të datohen deri nga shekulli i III p.e.s.. nga njëzet e katër shpellat, dy shpella janë më të rëndësishme – shpella kryesore e cila është Chaitya (holl lutjesh) ka një stupa të bukur; e dyta ësthë shpella nr. 10 e cila është e plotë në gjitha strukturat ashtu si dhe mbishkrimet. Të dy shpellat kanë skalitje si dhe mbishkrime. Shpellat janë të drejtuar nga lindja. Kështu që është e rekomanduar të vizitohen herët në mëgjes kur bukuria e skalitjeve vihet më tepër në pah nga drita e djellit. Shpellat u quajtën Pundru që në gjuhën pali do të thotë "ngjyrë e verdhë okre". Kjo pasi shpellat ishin rezidencë e murgjërve budist që vishnin "chivara ose mantelë të verdhë". Më vonë, fjala Pundru ndryshoi në Shpellat Pandu (siç quhen në vendimin për monumentet e lashta më 26 maj 1909). Disa dekada më vonë njerëzit filluan ti quajnë Shpellat Pandav – një emërtim i gabuar përdoret për çdo shpellë në Indi. Mbishkrimet e ndryshme konfirmojnë se Nashik në atë periudhë sundohej nga 3 dinasti –Kshatrapa-t perëndimorë, Satavahana-t dhe Abhira-t. Duket se kishte gjatë gjithë kohës një konflikt midis Satavahana-t dhe Kshatrapa-t për supremaci. Megjithatë, që të tre mbretërit e përkrahën plotësisht budizmin, megjithëse në të vërtetë ata nuk ishin budistë. Mbishkrimet konfirmojnë gjithashtu se përveç mbretërve, tregëtarët vendorë, pronarët e mëdhenjë të tokave e përkrahën dhe dhuruan shuma të stërmëdha për zhvillimin e këtyre shpellave. Mbishkrimet e Shpellës nr.10 tregojnë se në vitet 105-106 p.e.s., Kshatrapa-t i mundën Satavahana-t pas të të cilës dhëndri i Kshatrapa Nahapana-s dhe djali i Dinika-s, Ushavadata dhuroi 3000 monedha ari për këtë shpellë ashtu si dhe për ushqimin dhe veshjet e murgjërve. Gruaja e Usabhdatta-s (vajza e Nahapana-s), Dakshmitra dhuroi gjithashtu një shpellë për murgjërit budist.

Elemente tërheqëse[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbishkrimet në shpellat 3, 11, 12, 13, 14, 15, 19 dhe 20 janë të lexueshme. Shpella 15 – mbishkrimi 'Sri Yajna Vihar' përmend Sri Yajna Satkarni-n, mbreti i fundit i fuqishëm Satvahana që sundoi mbi Maharashtra-n perëndimore. Mbishkrime të ngjashme gjenden në shpellën 3 në Kanheri. Kjo nënkupton me gjasa se shpella u skalit gjatë fillimit të shekullit të III të e.s.. Mbishkrime të tjera vënë në dukje emrat Bhattapalika, Gautamiputra Satkarni, Vashishthiputra Pulumavi të dinastisë Satavahana dhe dy të dinastisë Kshatrapa, Dakshamitra dhe Ushavadant. Shpella 10 - 'Nahapana Vihara' është e gjerë dhe ka 16 dhoma. Meqë shpellat u ndaluan nga sektet Mahayana dhe Hinayana të budizmit, mund të vërehet përputhja e këndshme e strukturave dhe skalitjeve.

Statuja të tirthankarëve xhainistë

Kompleksi i skulpturave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kompleksi i skulpturave gjendet në shtratin e lumit Gomai i skalitur në një shkëmb solid. Pandavleni është rrreth 10 metra poshtë pjesës tjetër të terrenit. Përbëhet nga dy struktura pothuajse identike rreth 15 metra largë në linjën lindje-perëndim. Skulpturat shkëmbore janë skalitur në një mënyrë të tillë që uji në lum të rrjedh sipër shkëmbit, ujëvarat në kompleksin e skulpturave, por forca e ujit nuk i ndikon skulpturat. Duket se skulpturat janë skalitur në murin e pusit. Gjatë vërshimit të ujërave pusi do të mbushet me ujë dhe uji të të rrjedh mbi pus pa shkaktuar ndonjë dëmtim ndaj skulpturave në murin e pusit. Megjithëse ky kompleks në Pandavleni është i përmendur si vend turistik në websitin e distriktit Nandurbar,[5] nuk është i njohur nga Archaeological Survey of India (ASI) ose ndonjë arkeolog profesionist të ketë bërë studime në këtë sit. Duke qenë se siti i Pandavlenit është gati 2 km larg nga qendra e banuar, nuk është i ndotur nga ndonjë aktivitet njerëzor. Gjithashtu nuk janë bërë përpjekje për të bërë këtë sit më të bukur. Madje nuk ka as ndonjë tabelë pranë kompleksit ose diku në qytetin e Shahadas për të treguar vendndodhjen e kompleksit.

Kompleksi A[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky kompleks është më afër qendrës së shtratit të lumit Gomai. Ka dy dhoma. Në të parën e vogël ka pesë skulptura. Dhoma kryesore e skulpturave është skulptura Mahavir e drejtuar nga lindja, që është pjesërisht e shkatërruar. Në të djathtë dhe të majtë të skulpturës Mahavir gjenden nga dy skulptura në secilin krahë. Kjo dhomë është aq e vogël sa vetëm dy persona mund të qëndrojnë pa problem. Kjo dhomë hapet ndaj dhomës së dytë të madhe ku gjenden shumë skulptura të skalitura në të katër faqet e mureve të dhomës. Në këtë dhomë mund të rrinë pa problem rreth një dyzinë me persona.

Kompleksi B[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky kompleks është rreth 15 metra në perëndim të kompleksit A në të njëjtën platformë shkëmbore. Duket identik me kompleksin A përveç se në dhomën e parë të vogël ka shtatë skulptura, tre skulptura në krahun e majtë dhe tre në krahun e djathtë të skulpturës së Mahavirit. Edhe kjo skulpturë e Mahavirit është e drejtuar nga lindja.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ lonelyplanet
  2. ^ "Pandu leni Caves". showcaves.com. Marrë më 16 shtator 2006. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2009. Marrë më 23 qershor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. ^ "Pandavleni Caves". india9. Marrë më 16 shtator 2006. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ turist destinations on Nandurbar district website destination MAIN.html arkivuar më 10 prill 2009

Lidhje të jashme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]