Shpellat Udayagiri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Udayagiri, pamje e kalimit qendror të drejtuar nga perëndimi

Shpellat Udayagiri kanë disa nga imazhet dhe tempujt më të vjetër hindu në Indi.[1][2] Ato gjenden afër qytetit të Vidisha-s, në veri-lindje të Bhopal-it në shtetin e Madhya Pradeshit.[2] Një nga sitet arkeologjike më të rëndësishme nga periudha Gupta në Indi, kodrat Udayagiri dhe shpellat e tyre janë një sit arkeologjik nën mbrojtjen e Archaeological Survey of India (ASI). Udayagiri përbëhet nga dy kodra të ulëta pranë lumit Bes. Të gjendura në një distancë të shkurtër nga ledhet prej dheu të qytetit të lashtë të Besnagarit, Udayagiri është rreth 4 km nga qyteti i Vidisha-s dhe rreth 13 km nga siti budist i Sanchi-t.[3] Udayagiri është i mirënjohur për një seri shenjtoresh shkëmbore dhe imazhesh të skalitura në faqen e kodrës në vitet e hershme të shekullit të V të e.s.. Siti është i shquar për relievet e tij të lashta skulpturore të zotit hindu Vishnu, në mishërimin e tij si Varaha me kokë derri, duke shpëtuar tokën të paraqitur simbolikisht nga Bhudevi duke u mbajtur te supi i derrit siç përshkruhet në mitologjinë hindu.[1] Siti ka mbishkrime të rëndësishme të dinastisë Gupta që i përkasin mbretërimeve të Chandragupta-s II (rreth 375-415) dhe Kumaragupta-s I (rreth 415-55).[4] Përveç këtyre mbetjeve, Udayagiri ka një seri strehësh shkëmbore dhe petroglifesh, ndërtesa të rrënuara, mbishkrime, sisteme menaxhimi të ujit, fortifikime dhe kodrina banimi, të gjithë këto janë pjesërisht të studiuara. Kompleksi përbëhet nga njëzetë shpella, nga të cilat njëra i përket xhainizmit dhe gjithë të tjerat hinduizmit.[2] Në Indi ka një numër vendesh me të njëjtin emër, më i famshmi prej tyre është mali i quajtur Udayagiri në Rajgir të Bihar-it dhe Shpellat Udayagiri dhe KhandagiriOdisha.

Etimologjia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

kodrat Udayagiri nga lindja
Udayagiri, shpella 5, Viṣṇu si avatari Varāha, duke kontrolluar ujërat të personifikuara si një gjarpër (nāga) dhe duke mbajtur hyjneshën e tokës në supin e tij

Emri i sitit në kohët e lashta nuk dëshmohet drejtëpërdrejtë. Udayagiri, fjalë për fjalë do të thotë 'mali i ngritjes së diellit', i shfaqur për herë të parë në shkrimet e shekullit të XI dhe që tashmë është emri një fshati të vogël ngjitur me fund të kodrave. Disa historianë kanë sugjeruar se kolona prej hekuri në Delhi fillimisht qëndronte në Udayagiri.[5] Nëse është e vërtetë, mbishkrimi në kolonë tregon se Udayagiri quhej Viṣṇupadagiri, 'kodra e gjurmëve të Viṣṇu-s' në shekullin e V të e.s.. Kjo mbështetet nga një shkrim në një nga shpellat Udayagiri (shpella 19) që raporton se besimtarët që riparuan faltoren 'përkulen përgjithmonë te këmbët e Viṣṇu-s'.[6]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një monedhë Gupta duke paraqitur Chandragupta-n II, tashmë në British Museum

Siti në Shpellat Udayagiri u ripunua gjerësisht nën padronazhin e Chandragupta-s II, i cili sundoi Perandorinë Gupta midis viteve 380 dhe 413/415 të e.s.. Arkeologu Michael D. Willis argumenton se Chandragupta II e bëri këtë për të pasqyruar një koncept të ri të mbretëror hindu, në të cilin monarku shihej edhe si sovrani suprem (cakravartin) dhe si besimtari suprem i zotit Vishnu (paramabhāgavata).[7]

Shpellat, skulpturat dhe mbishkrimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shpellat në Udayagiri u numëruan në shekullin e XIX nga jugu në veri nga Alexander Cunningham, por një sistem më i detajuar u fut nga Departmenti i Arkeologjisë, në shtetin Gwalior.[8] Për shkak të ndryshimeve, sekuenca e saktë e numërimit është e debatuar, pjesërisht për shkak se shumë shpella janë pak më shumë se nike të cekëta ose dhoma të zbrazëta. Shumica e vizitorëve janë të interesuar për skulpturat, arkitekturën dhe mbishkrimet e gjetura në shpellat 1, 3, 4, 5, 6 dhe 13, numërimi i të cilave tashmë është i pranuar përgjithësisht.

Shpella 1[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shpella 1, mbeja e vetme substanciale e pjesës jugore të kodrës Udayagiri, ka një façatë të adoptuar nga një buzë shkëmbore natyrore, duke formuar kështu bazën e shpellës dhe portikun e saj. Rreshti prej katër kolonash ka një model ‘vazoje dhe gjethnaje’ nga i cili historiani i shquar i artit Percy Brown në mënyrë elokuente thotë: “kapiteli Gupta tipikifikon një besim të rinovuar, të ujit që ushqen bimën që zvarritet në anën e tij dhe alegorinë që ka prodhuar motivin e vazos dhe lules, një nga format më të hijshme në arkitekturën indiane”.

Udayagiri, Shpella 4, Śiva liṅga

Shpella 3[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shpella 3 është e parë e grupit qendror të faltoreve dhe relieveve. Përbëhet nga një qelë e parregull e përfunduar me një hyrje të thjeshtë. Në të dy krahët e hyrjes shihen gjurmë të dy gjysëm-kolonave dhe është një prerje e thellë horizonta sipër të cilës tregohet se ishte një lloj portiku përball faltores. Brenda ndodhet një imazh i skalitur në shkëmb i Kārttikeya-s ose Skanda-s, zoti i luftës, në një plintë monolitike. Modelimet dhe buzët e plintës tashmë janë të dëmtuara. Figura, me një torso mbreslënëse muskulore, qëndron me peshën të vendosur në mënyrë të barabartë në të dy këmbët; njëra nga duartë mban mbetjet e një shkopi ose kopani. Fytyra e gjerë katrore është tipike e stilit të fillimisht të shekullit të V të skulpturës figurative.[9]

Shpella 4[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shpella 4 ka një qelë drejtëkëndore me një plintë shkëmbore në të cilën është vendosur një Śiva linga spektakolare. Floku është i kapur mbrapa me një The hair is tied up into a topknot ëith long locks cascading doën each side. Rregullimi i flokut i referohet rrëfenjës se si Śiva theu ujëvarën e lumit Gaṅgā pasi ujërat zbritën nga qielli. Në plintë gjendet një kanal uji dhe një dyshemenë e dhomës duke të çuarë në një vrimë që është shpuar në murin e shpellës. Shpella hyet nëpërmjet një hyrje me përmasa të hijshme dhe skalitje delikate të spërdredhjeve floreale. Trari i derës zgjatet përtej anëve të derës për të krijuar një formë T-je, një karakteristikë e zakonshme e arkitekturës së hershme tempullore. Ndryshme nga shumica e dyerve, gjithësesi, korniza përbëhet vetëm prej modelimi katror, identik anash dhe në krye. Baza e anëve të derës dhe pragu janë zëvendësime moderne. Së jashtmi, shpella është e shoqëruar nga gjysëm-kolona shkëmbore dhe dy gardianë (dvārapāla) tashmë të dëmtuar dhe të degraduar nga klima.

Shpella 5[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shpella 5 është një nike e cekët më shumë se një shpellë dhe përmban figurën shumë të famshme të Viṣṇu-t në mishërimin e tij si Varāha ose kokë-derri. Ikonografia komplekse e tablosë ka qenë shpjeguar nga Debala Mitra.[10] Willis e ka përshkruar relievin si "pjesa ikonografike qendrore e Udayagirit".[11]

Shpella 6[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Udayagiri, shpella 6, detaj që paraqet Dvārapāla-n, Viṣṇu-n dhe Gaṇeśa-n

Shpella 6 është drejtëpërdrejtë pranë shpellës 5 dhe përbëhet nga qela shkëmbore që hyet nëpërmjet një dere të rafinuar në formë T-je. Imazhi zanafillor brenda mungon por me gjasa ishte një Śiva liṅga. Jashtë shpellës është një panel me një mbishkrim që regjistron krijimin e 'dhuratës së merituar' (deyadharma), me gjasa shpella dhe imazhet e afërta, në vitin 82 Gupta (401 i e.s.).[12] Në tavanin e shpellës është një regjistrim pelegrini i padatuar i dikujt të quajtur Śivāditya.[13] Gardianët e dyerve përkrahë hyrjes janë të konsideruar nga historianët e artit mes punimeve më të fuqishme të të skulpturës së hershme Gupta. Prnë tyre, në të dy krahët, janë figurat e Viṣṇu-t dhe Śiva Gaṅgādhāra-s, ky i fundit me ujin që bie mbi imazhin e tij. Meriton për tu vënë në pah Durgā duke vrarë demonin-buall, një nga paraqitjet më të hershme të temës në Indi.[14] Meriton gjithashtu të vihet në dukje edhe figura e ulur e Gaṇeśa-s, në të majtë të hyrjes së shpellës dhe nikja drejtëkëndore me hyjnesha të ulura, në krahun e djathtë. Përveç të qenit Gaṇeśa më i vjetër i datueshëm në Indi, pozicionimi me një shenjtore të ruajtur në qendër, Gaṇeśa në një krahë dhe hyjneshë nënë në tjetrin, parathotë projektimin e hapsirës së tempullit në shekujt pasues.[15]

Udayagiri, shpella 8, pamje e jashtme nga veri-lindja.

Shpella 8[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shpella 8 është pak më në veri-lindje të shpellës 6. Është e gërmuar në një shkëmb në formë kubeje i kryesuar nga një pllakë e madhe horizontale. Forma kureshtare u krijua nga erozioni natyror i shkëmbit përgjatë kohës (mbajtëset në mur guri të pllakës u shtuan diku nga vitet ‘30 nga departamenti i arkeologjisë së shtetit Gwalior). Dy figura të lëmuara ruajnë hyrjen për te dhoma e brendshme. Brenda, shpella është e zbrazët përveç një zambaku të skalitur në tavan dhe një mbishkrimi të dëmtuar në murin e pasëm. Mbishkrimi është një regjistrim me rëndësi historike. Ai pohon, në vargje anuṣṭubh, se puna u kompozua nga Vīrasena, ministri i mbretit dhe se ai kishte ardhur këtu (iha, i.e. Udayagiri) në shoqërinë e Chandragupta II i cili u angazhua në një fushatë botërore pushtimi.[16] Mes gjithë mbishkrimeve dhe antikave Gupta, ky është regjistrimi i vetëm që dokumenton praninë faktike të një mbreti Gupta në një vend të veçantë.

Kalimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kalimi, i cili fillon pranë shpellës 8, është një veçori unike e Udayagirit. Ai konsiston në një të çarë natyrore ose kanion në shkëmb që shtrihet afërsisht nga lindja në perëndim. Kalimi ka qenë subjekt i një serie modifikimesh dhe shtesash, setet e shkallëve të skalitura në dysheme duke qenë veçoria më e rëndësishme. Seti më i ulët i shkallëve në krahun e djathtë është dukshëm i gërryer nga uji dhe me gjasa ka shërbyer si një kaskadë uji në kohët historike. Mbishkrime guackash (të quajtura kështu nga specialistët modernë të epigrafisë për shkak të formës si guackë) të skalitura në muret e sipërm të kalimit janë shembujt më të mëdhenj të këtij lloj shkrimi të njohur në Indi. Imazhet e skalitura të shekullit të V përmes Sankha Lipi-t tregojnë se janë më të hershme se periudha Gupta. Mbishkrimet, që duket se janë emra në sanskritisht, deri së fundi nuk janë deshifruar plotësisht.[17] Muret e sipërm të kalimit kanë dhëmbëza të mëdha në mjaft vende, duke sugjeruar se trarë guri dhe pllaka përdoreshin për të mbuluar pjesët e kalimit, duke i dhënë një dukje mjaft të ndryshme nga çfarë mund të shihet sot. Në terma të skulpturës, kalimi ka një seri nikesh she shpellash, të numëruara nga 9 deri në 14. Vetëm pak kanë skulptura, kryesisht Viṣṇu duke qëndruar në këmbë, të gjitha të dëmtuara.

Shpella 12[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shpella 12 konsiston në një nike që përmban një figurë në këmbë të Narasimha-s ose Nṛsiṃha-s, Viṣṇu në mishërimin e tij 'njeri-luan'. Poshtë në të dy krahët janë dy figura të vogla ndihmëse. Imazhet e skalitura nëpërmjet një karakteri guacke rreth dy metra të lartë. Në dyshemenë poshtë Nṛsiṃha-s është një mbishkrim i shkurtër Brahmī.

Udayagiri, shpella 13, detaj i figurës së shtrirë të Narayana-s

Shpella 13[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shpella 13 përmban një figurë të madhe të Narayana-s, figura e shtrirë e Vishnu-s duke pushuar. Përpara nikes janë dy kamare të cekëta në dysheme. Këto mbanin bazat e kolonave për një lloj verande. Gjithashtu, gjendet edhe një kamare e cekët vertikale sipër shpellës, e shënuar nga një kamare e ngjashme në faqen përkundrejt të rrëpirës, duke sugjeruar se kishte disa lloj muresh-perde arkitekturore në këtë pikë përmes kalimit. Pranë imazhit të Narayanës është një besimtar i gjunjëzuar që është argumentuar se është një portretizim i vetë Chandragupta-s II, duke simbolizuar përkushtimin e tij ndaj Vishnu-s.[18]

Shpella 14[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shpella 14 është shpella e fundit në krahun e majtë në krye të kalimit. Ajo konsiston në një dhomë katrore me kamare nga e cila vetëm dy anë janë ruajtur. Konturi i dhomës është i dushkshëm në dysheme, me një kanal uji të çarë përmes murit në një anë si në shpellat e tjera në sit. Një anë e derës është ruajtur, duke paraqitur anët e derës me faqe të zgavërta por pa ndonjë reliev.

Alegoria politike dhe historike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në një gazetë akademike mbi alegorinë historike dhe politike në artin Gupta të publikuar në vitin 1983, Frederick M. Asher argumentonte se paraqitjet e Vāraha-s në Udayagiri simbolizonin bashkimin e Indisë veriore nën sundimin e Chandragupta-s II. Në këtë mënyrë, Asher argumenton se shpëtimi nga Vāraha i Tokës nga kaosi i detit kozmik i bën jehon shpëtimit nga Chandragupta II i Indisë veriore nga paqëndrueshmëria politike dhe fragmentimi që kishte provuar para krijimit të perandorisë Gupta.[19] Përmes një pjese të madhe të Idnisë gjatë kësaj periudhe, Vāraha përdorej si një simbol i mbretërores, por Asher mendon se "askund nuk është paraqitur në terma kaq madhështorë pamorë kjo alegori" si në Udayagiri.[20] Asher identifikoi alegori të tjera potenciale në dy figura të pikturuara në një nga dy muret e projektuara, që ishin personifikime femërore të Gaṅgā-s dhe Yamunā-s, lumenjtë që rrjedhin përmes perandorisë Gupta. Asher sugjeron se ndërsa këto dy figura ishin pitkuaruar këtu duke rrjedhur në oqeanin zanafillor, Ekavarṇa, nga i cili Vāraha shpëtoi Tokën, ata paraqisnin me ta alegori të mëtejshme politike. Në sanskritisht, fjala për oqean është samudra dhe kështu Asher sugjeron se njerëzit e kohës këtë mund ta kenë quajtur Samudra Gupta, i ati i Chandragupta II, i cili bashkoi shumë perandori në të njëjtën mënyrë që dy lumenjtë bashkoheshin në oqean.[21] Megjithëse pa i hedhur poshtë, studiuesi Michael D. Willis shprehu përmbajtje për pranimin e këtyre teorive të Asherit.[22]

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Fred Kleiner: Gardner’s Art through the Ages: A Global History, 2012, Cengage, ISBN 978-0-495-91542-3, fq. 434
  2. ^ a b c Margaret Prosser Allen: Ornament in Indian Architecture; 1992, University of Delaware Press, ISBN 978-0-87413-399-8, fq. 128-129
  3. ^ A. Ghosh: An Encyclopaedia of Indian Archaeology; 2 vols. New Delhi, 1989: s.v. Besnagar.
  4. ^ Mbishkrimet janë përshkruar nga John Faithfull Fleet, te Inscriptions of the Early Gupta Kings and their Successors; Corpus Inscriptionum Indicarum, vol. 3 (Calcutta, 1888), hereinafter CII 3 (1888). Një pjesë studimit është ri-redaktuar, shpesh me rezultate të dëmshme, në botimet e rishikuara, D. R. Bhandarkar e të tj., Inscriptions of the Early Gupta Kings; Corpus Inscriptionum Indicarum, vol. 3 (revised) (New Delhi, 1981).
  5. ^ R. Balasubramaniam, ‘Identity of Chandra and Vishnupadagiri of the Delhi Iron Pillar Inscription: Numismatic, Archaeological and Literary Evidence’, Bulletin of Metals Museum 32 (2000): 42-64; Balasubramaniam and Meera I. Dass, ‘Estimation of the Original Erection Site of the Delhi Iron Pillar at Udayagiri’, IJHS 39.1 (2004): 51-74; ibidem., ‘On the Astronomical Significance of the Delhi Iron Pillar’, Current Science 86 (2004): 1135-42.
  6. ^ Michael Willis: ‘Inscriptions from Udayagiri: Locating Domains of Devotion, Patronage and Power in the Eleventh Century’; South Asian Studies, 17 (2001): fq. 41-53
  7. ^ Michael Willis: The Archaeology of Hindu Ritual; 2009, Cambridge University Press, Cambridge and New York, isbn 978-0-521-51874-1, fq. 3.
  8. ^ D. R. Patil: The Monuments of the Udayagiri Hill; Gwalior, 1948
  9. ^ J. C. Harle: Gupta Sculpture: Indian Sculpture of the Fourth to the Sixth Centuries A.D.; Oxford: Clarendon Press; 1974.
  10. ^ Debala Mitra: ’Varāha Cave at Udayagiri – An Iconographic Study’; Journal of the Asiatic Society 5 (1963): fq. 99-103; J. C. Harle: Gupta Sculpture (Oxford, 1974): figurat 8-17.
  11. ^ Michael Willis: The Archaeology of Hindu Ritual; 2009, Cambridge University Press, Cambridge and New York, isbn 978-0-521-51874-1, fq. 79.
  12. ^ Cunningham, Bhilsa Topes (1854): 150; Thomas, Essays (1858) 1: 246; Cunningham, ASIR 10 (1874-77): 50; Fleet, CII 3 (1888): number 6; Bhandarkar, EI 19-23 (1927-36): appendix, number 1541; Bhandarkar, Chhabra and Gai, CII 3 (1981): number 7; Goyal (1993): number 10. Përkthimi më i fundit gjendet te Willis, The Archaeology of Hindu Ritual (Cambridge: Cambridge University Press, 2009): 57 ISBN 978-0-521-51874-1.
  13. ^ Cunningham, ASIR 10 (1874-77): 50, plate xix, number 3; GAR (VS 1988/AD 1931-32): number 5; Dvivedī (VS 2004): number 714.
  14. ^ Phyllis Granoff: ‘Mahiṣāsuramardinī: An Analysis of the Myths’; East and West, 29 1979: fq. 139-51.
  15. ^ Michael Willis: The Archaeology of Hindu Ritual; 2009, Cambridge University Press, Cambridge and New York, isbn 978-0-521-51874-1, fq. 142.
  16. ^ Pjesë të regjistrimit janë ri-lexuar dhe përkthime të reja të dhëna te Willis: The Archaeology of Hindu Ritual, fq. 40.
  17. ^ Richard Salomon: ‘New Sankalipi (Shell Character) Inscriptions’; Studien zur Indologie und Iranistik; 11-12 (1986): fq. 109-52. Pohime rreth deshifrimit duhet të meren me rezerva, shiko Salomon: ‘A Recent Claim to Decipherment of the Shell Script’; JAOS 107 (1987): fq. 313-15; Salomon: Indian Epigraphy (Oxford, 1998): fq. 70
  18. ^ Michael Willis: The Archaeology of Hindu Ritual; 2009, Cambridge University Press, Cambridge and New York, isbn 978-0-521-51874-1, fq. 35.
  19. ^ Asher, Frederick M. (1983). B.L. Smith (red.). "Historical and Political Allegory in Gupta Art". Essays on Gupta Culture. Delhi: Motilal Banarsidass. fq. 55–56. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ Asher, Frederick M. (1983). B.L. Smith (red.). "Historical and Political Allegory in Gupta Art". Essays on Gupta Culture. Delhi: Motilal Banarsidass. fq. 57. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ Asher, Frederick M. (1983). B.L. Smith (red.). "Historical and Political Allegory in Gupta Art". Essays on Gupta Culture. Delhi: Motilal Banarsidass. fq. 56–57. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ Michael Willis: The Archaeology of Hindu Ritual; 2009, Cambridge University Press, Cambridge and New York, isbn 978-0-521-51874-1, fq. 50–51.

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Margaret Prosser Allen: Ornament in Indian Architecture; 1992, University of Delaware Press, ISBN 978-0-87413-399-8.
  • Asher, Frederick M. (1983). B.L. Smith (red.). "Historical and Political Allegory in Gupta Art". Essays on Gupta Culture. Delhi: Motilal Banarsidass. fq. 53–66. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • John Faithfull Fleet: Inscriptions of the Early Gupta Kings and their Successors; Corpus Inscriptionum Indicarum, vol. 3 (Calcutta, 1888).
  • A. Ghosh: An Encyclopaedia of Indian Archaeology; 2 vols. New Delhi, 1989: s.v. Besnagar.
  • Phyllis Granoff: ‘Mahiṣāsuramardinī: An Analysis of the Myths’; East and West, 29 1979: fq. 139-51.
  • J. C. Harle: Gupta Sculpture: Indian Sculpture of the Fourth to the Sixth Centuries A.D.; Oxford: Clarendon Press; 1974.
  • Fred Kleiner: Gardner’s Art through the Ages: A Global History, 2012, Cengage, ISBN 978-0-495-91542-3.
  • D. R. Patil: The Monuments of the Udayagiri Hill; Gwalior, 1948.
  • Richard Salomon: ‘New Sankalipi (Shell Character) Inscriptions’; Studien zur Indologie und Iranistik, nr. 11-12, 1986: fq. 109-52.
  • Michael Willis: The Archaeology of Hindu Ritual; 2009, Cambridge University Press, Cambridge and New York, isbn 978-0-521-51874-1.
  • Michael Willis: ‘Inscriptions from Udayagiri: Locating Domains of Devotion, Patronage and Power in the Eleventh Century’; South Asian Studies, 17 (2001): fq. 41-53.