Shqipëria 1858 – 1945 një rrugëtim fotografik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shqipëria 1858 – 1945 një rrugëtim fotografik Autori: Loic Chauvin. Botuesi: "Albimazh". Faqe: 130.

87 vjet histori bardhezi janë përmbledhur në botimin “Shqipëria 1858-1945, një rrugëtim fotografik”. Kuratorët francezë Christian Raby dhe Loic Chaovin janë munduar të sjellin një vështrim historik të fotografisë shqiptare për periudhën 1858-1945 nëpërmjet fotove unike, disa prej të cilave të publikuara për herë të parë.

Loic Chauvin dhe Christian Raby gjatë udhëtimit në Shqipëri në kërkim të negativëve në pllaka xhami hasën në vështirësi, kryesisht në identifikimin e autorëve të shumë fotografive që gjetën në arkivat shqiptare. Fotot e ekspozuara përbëjnë një galeri të pasur personalitetesh të Shqipërisë otomane, të kulturës, fesë, politikës, por edhe pamje nga jeta e përditshme në fshat e qytet, ceremoni martesash, portrete familjare etj.

Libri i botuar në gjuhët shqip, frëngjisht dhe anglisht ka ngjallur shumë interes në sferat e larta të artit fotografik europian për historinë e shfaqur në faqet e tij.