Kërceni tek përmbajtja

Shqipëria në Festivalin Evropian të Këngës 2025

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Festivali Evropian i Këngës 2025
Shteti Shqipëria Shqipëria
Përzgjedhjet
Procesi i përzgjedhjes Festivali i Këngës 63
Data e përzgjedhjes Finalja:
22 dhjetor 2024
Performues Shkodra Elektronike
Kënga e përzgjedhur Zjerm
Performancat Finale
Rezultatet në gjysmëfinale U kualifikua (Mbërriti në vend të dytë me 122 pikë)
Rezultatet në finale Mbërriti në vend të tetë me 218 pikë
2024        2026

Shqipëria u përfaqësua në Festivalin Evropian të Këngës 2025 (Eurovizion) me këngën “Zjerm“, shkruar nga Beatriçe Gjergji, Kolë Laca dhe Lekë Gjeloshi, dhe interpretuar nga Gjergji dhe Laca si Shkodra Elektronike. Transmetuesi shqiptar pjesëmarrës, Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), e përzgjodhi këngën e saj përmes konkursit tradicional kombëtar të përzgjedhjes Festivali i Këngës.

Para festivalit 2025, Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) kishte marrë pjesë në Festivalin Evropian të Këngës duke përfaqësuar Shqipërinë 20 herë që nga hyrja e parë më 2004. Vendi më i lartë i saj në garë, deri në këtë pikë, kishte qenë vendi i pestë, i cili u arrit në 2012 me këngën “Suus" interpretuar nga Rona Nishliu. Shteti arriti vendin e dytë më të lartë kur mori pjesë për herë të parë në vitin 2004, me këngën "The Image of You" interpretuar nga Anjeza Shahini, duke përfunduar në vendin e shtatë. Gjatë qëndrimit në garë, Shqipëria nuk arriti të kualifikohej në finale tetë herë. Më 2024 nuk arriti të kualifikohej në finale, duke u renditur në fund e pesëmbëdhjeta në gjysmëfinale me këngën “Titan”, realizuar nga Besa.[1]

Në kuadër të detyrës si transmetues pjesëmarrës, RTSH-ja transmeton ngjarjen në vend dhe organizon Festivalin e Këngës, një konkurs vjetor muzikor i cili është përdorur vazhdimisht si formati i tij kombëtar përzgjedhës për konkursin që nga debutimi i tij në 2004. Më 30 shtator 2024, RTSH-ja konfirmoi synimin për të marrë pjesë në konkursin e 2025-tës dhe se Festivali i Këngës do të zgjidhte pjesëmarrjen e tij.[2]

Para Eurovizionit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Festivali i Këngës 63

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përfaqësuesja shqiptare në Eurovizion 2025 është përzgjedhur në edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës, një konkurs vjetor muzikor në Shqipëri i organizuar nga RTSH në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Ngjarja u zhvillua midis 19 dhe 22 dhjetor 2024 dhe u drejtua nga Enkel Demi dhe Ornela Bregu. Festivali paraqiti një kategori, e cila gjithashtu zgjodhi hyrjen e Shqipërisë në Eurovizion.[3] Transmetuesi hapi një periudhë aplikimi për artistët dhe kompozitorët e interesuar që të dorëzonin aplikimet e tyre më 27 shtator 2024, që zgjat deri më 29 shtator 2024,[4] dhe në fund zgjodhi 30 konkurrentë.[5][6] Pas shpalljes së hyrjeve, Olsi Bylyku u tërhoq, por Klea Dina u caktua si zëvendësuese e tij.[7] Juria përzgjodhi 15 finalistë, me rezultatin përfundimtar të përcaktuar nga një kombinim i votave të një jurie profesionale, votave nga jashtë të hedhura përmes një platforme online (të titulluar "Votat e diasporës") dhe votimit me SMS në Shqipëri dhe Kosovë.[8][9]

Finalja e Festivalit të Këngës u mbajt më 22 dhjetor 2024. Shkodra Elektronike me këngën "Zjerm" doli fituese dhe u zgjodh kështu si përfaqësuesja shqiptare për Festivalin 2025.

Rendi Artist Kënga Juria Vota e publikut Total Vendi
Online SMS
1
Jet "Gjallë" 10 0 1 11 9
2
Kejsi Jazxhi "Kur bota hesht" 5 0 0 5 12
3
Vesa Smolica "Lutem" 51 0 3 54 4
4
Stine "E kishim nis" 0 0 0 0 15
5
Djemtë e Detit "Larg" 35 0 2 37 6
6
Nita Latifi "Zemrës" 1 0 0 1 14
7
Gjergj Kaçinari "Larg jetës pa ty" 11 0 0 11 9
8
Orgesa Zaimi "I parë" 20 0 1 21 8
9
Ardit Çuni "Amane" 22 2 2 26 7
10
Algert Sala "Bosh" 7 0 0 7 11
11
Shkodra Elektronike "Zjerm" 78 23 42 143 1
12
Lorenc Hasrama "Frymë" 36 1 4 41 5
13
Elvana Gjata "Karnaval" 74 42 19 135 2
14
Mal Retkoceri "Antihero" 4 1 0 5 12
15
Alis Kallaçi "Mjegull" 52 1 6 59 3

Festivali Evropian i Muzikës 2025 (Eurovizioni) u zhvillua në Shën Jakobshalle në Bazel, në Zvicër, dhe u përbë nga dy gjysmëfinale më 13 dhe 15 maj dhe një finale më 17 maj.[10]

Shqipëria u kualifikua për finalen e madhe[11] dhe doli në vend të tetë.[12][13]

  1. ^ "Albania". Eurovision.tv (në anglisht). European Broadcasting Union (EBU). Marrë më 2024-12-23.
  2. ^ Farren, Neil (30 shtator 2024). "Albania: Eurovision 2025 Participation Confirmed". Eurovoix (në anglisht). Marrë më 23 dhjetor 2024.
  3. ^ Granger, Anthony (10 dhjetor 2024). "Albania: Festivali i Këngës 63 Winner to Eurovision & Diaspora Vote Introduced" (në anglisht). Eurovoix. Arkivuar nga origjinali më 15 dhjetor 2024. Marrë më 15 dhjetor 2024.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  4. ^ Granger, Anthony (4 gusht 2024). "Albania: Festivali i Këngës 63 Song Submission Window September 27 to 29" (në anglisht). Eurovoix. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2024. Marrë më 6 tetor 2024.
  5. ^ Conte, Davide (2024-10-07). "🇦🇱 Albania: Festivali i Këngës 63 Artists Revealed". Eurovoix (në anglishte britanike). Marrë më 2024-10-07.
  6. ^ "Festivali i Këngës 63 participants revealed, Elvana Gjata back in the race". ESCBubble (në anglishte britanike). 2024-10-07. Marrë më 2024-10-07.
  7. ^ Farren, Neil (2024-11-19). "Albania: Olsi Bylyku Withdraws From Festivali i Këngës 63". Eurovoix (në anglishte britanike). Marrë më 2024-11-19.
  8. ^ "Fest 63–Emrat e jurisë profesionale që do të përzgjedhin finalistët". Radio Televizioni Shqiptar (RTSH). 19 dhjetor 2024. Arkivuar nga origjinali më 19 dhjetor 2024. Marrë më 19 dhjetor 2024.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  9. ^ Ljuština, Stevan (2024-12-23). "Evrovizija 2025 | Shkodra Elektronike putuje u Bazel". Evrovizija.rs (në serbisht). Marrë më 2024-12-23.
  10. ^ "Basel will host Eurovision Song Contest 2025". Eurovision.TV (në anglisht). European Broadcasting Union. 30 gusht 2024. Marrë më 28 janar 2025.
  11. ^ "Eurovision 2025: The First Semi-Final Qualifiers". Eurovision.TV (në anglisht). European Broadcasting Union. 13 maj 2025. Marrë më 14 maj 2025.
  12. ^ "'Eurovision 2025' përfundon me fitoren e Austrisë: Gjithçka që ndodhi në finalen e madhe të festivalit evropian". 17-18 maj 2025 (I përditësuar drejtpërsëdrejti). Telegrafi. Marrë me 18 maj 2025
  13. ^ "Austria fiton Eurovision, Shqipëria në vend të 8!". Gazeta Tema. 18 maj 2025. Marrë më 18 maj 2025.