Shqiptarët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Shqiptarët
Gjergj Kastrioti.jpg Lek dukagjini.jpg Clement XI.jpg Giulio Variboba.jpg
Skënderbeu Lekë Dukagjini Papa Klementi XI Jul Variboba
ZefSkiroi.jpg Derada.jpg NAIMFRASHERI.jpg Ismail Qemali.jpg
Zef Skiroi Jeronim De Rada Naim Frashëri Ismail Qemali
GjergjFishta.jpg Papa Kristo Negovani.jpg Fan S. Noli.jpg Ahmet-Zogu-1895---1961.jpg
Gjergj Fishta Papa Kristo Negovani Fan S. Noli Ahmet Zogu
Mother Teresa.jpg Odhise Paskali.jpg Ismail Kadare 1.jpg Ibrahim Rugova.jpg
Nënë Tereza Odhise Paskali Ismail Kadare Ibrahim Rugova
Popullsia e përgjithshme
rreth 13,000,000
Gjuhët

Shqip
(Gegë  · Tosk)

Fetë

Islami
(Sunni  · Bektashi)
Krishterimi
(Katolikë  · Orthodhoks)
Ateizmi  · Agnosticizmi

Shqiptarët janë një grup etnik dhe komb autokton me vendbanim në Shqipëri dhe shtetet përreth.

"Emri i vertetë i Shqypnisë asht "Arbnia" ose "Arbëria". Emri "Albanie" qi përdoret nga Evropianët i ka lodhë për së tepërmi auktorët për t'i gjetë arsyet dhe rrjedhimin. Me qenë se Grekët nuk mund ta flasin shkronjën b, fjala "Arbenia" kthehet në "Arvania" kurse popullësinë e saj e quejtën "Arvanit". otomaanët germen "V" e këmbyen me 'N' dhe formuen fjalën 'Arnevit' ose 'Arnaut'.

Fjala 'Are' don të thot Shqyp "dheu ku mbillet", dhe fjala "Ban" në Shqypen asht si në gjuhënpersiane , don të thot ai që ban. Atherë del vetiu se "arban" do me thanë "bujk". Ata që kanë sjellë për herë të parë mjeshtrinë e bujqësisë në Evropë janë kombet arian të ardhur nga Azija e Mesme dhe s'ka aspak dyshim se Shqyptarët kanë qenë ma të vjetrit e këtyne kombeve.[1]

Ata flasin gjuhën shqipe dhe e kanë origjinën në territoret antike të Ilirisë dhe EpiritBallkanin perëndimor (Evropë). Shqiptarët janë rreth 13 milionë , megjithëse sot më shumë se gjysma e shqiptarëve jeton jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, ndërkohë që pjesa dërrmuese e tyre jeton në Ballkan.

Ka komunitete historike shqiptarë në Itali (Arbëreshët), Greqi (Arvanitët), Mali i Zi, Ukrainë, Serbi, Turqi, Egjipt, Bullgari, Bosnja, Kroacia, Rumania, Sllovenia, Republika e Maqedonisë, dhe më shumë kohët e fundit në EvropëAustria, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Suedia, Zvicra, dhe në AmerikëArgjentina, Brazili, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.

Në kuptimin shoqëror

Shqiptar është një person me prejardhje nga trojet e Shqipërisë Kosovës se sotme dhe Maqedonisë perendimore por edhe atyre të minoriteteve në zonën e Ballkanit, meqenëse e ndjen veten se i takon këtij kombi ose populli. Shoqëria shqiptare dallohet nga aftësia e shprehjes në gjuhën Shqipe dhe lidhet nga vazhdimësia e traditave të larmëta dhe të historisë të personave të saj, që nga lashtësia e deri në periudhën e sotme. Konkretisht, kjo shoqëri nuk bën dallime fetare dhe politike, apo klasifikime të tjera që nuk vijnë vetvetiu nga gjaku (gjenet) dhe gjuha Shqipe.

Në kuptimin juridik

Shqiptarët merren si pjesa më e madhe e popullsisë së Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe një pjesë e popullsisë së Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë.

Shqiptarët janë themelues të shtetit të quajtur Shqipëri, Kosovë dhe Greqi. Në Maqedoni çështja ende nuk është e qartë, ndërsa në Serbi dhe në Malin e Zi ata konsiderohen si pakica kombetare.

Si shtetas shqiptarë quhen banorët e Shqipërisë.

Shpërndarja e shqiptarëve

Shiko këtu për një listë më të zhvilluar.

Afrika

Në Afrikë ka shumë shqiptarë që jetojn në Egjipt ose e kanë prejardhjen nga Shqipëria. Në Afrikën Jugore ka gjithashtu shqiptarë, rreth 2 000.

  • 800 000

Amerika

  • 10 000 000

Azia

  • 3 000 000

Evropa

  • 20 000 000

Oqeania

  • 27 000

Feja

Sipas burimeve historike bizantine të fundit të shekullit XI, shqiptarët ishin pothuajse plotësisht të krishterë.[2] Të gjithë shqiptarët ishin të krishterë ortodoks deri në mesin e shekullit XIII, kur gegët u konvertuan në katolikë, si mjet rezistues ndaj sllavëve.[3][4][5] Krishterimi më vonë u zëvendësua nga Islami si feja më e përhapur e shqiptarëve gjatë periudhës së sundimit osman nga shekulli XV deri në vitin 1912. Krishterizmi katolik dhe ai ortodoks vazhduan të praktokoheshin në masë më të vogël.

Sipas censuseve të vitit 2011 në Shqipëri 58.79% e banorëve ishin myslimanë, ndërsa në Kosovë 95.60%, duke e bërë Islamin fenë më të përhapur në dy vendet shqiptare.

Përkatësia fetare  Shqipëria  Kosova  Shqiptarët në Maqedoni  Shqiptarët në Mal të Zi  Shqiptarët në Kroaci
Popullsia % Popullsia % Popullsia % Popullsia % Popullsia %
Myslimanë

Synitë
Bektashinjë

1,646,236 

1,587,608 
58,628

58.79 

56.70 
2.09

1,663,412


95.60


502,075


98.62


22,267


73.15


9,594


54.78


Të krishterë

Katolikë
Ortodoksë
Evangjelistë
Të tjerë të krishterë

475,629 

280,921 
188,992 
3,797 
1,919

16.99 

10.03 
6.75 
0.14 
0.07

64,275

38,438
25,837

3.69

2.20
1.48

7,008

7,008


1.37

1.37


8,027

7,954
37

36

26.37

26.13
0.12

0.12

7,126

7,109
2

15

40.69

40.59
0.01

0.09

Ateistë 69,995 2.50 1,242 0.07 35 0.11 316 1.80
Preferuan të mos përgjigjen 386,024 13.79 9,708 0.55 58 0.19 414 2.36
Besimtarë të pacaktuar 153,630 5.49
Jo pëkrakëse apo nuk u deklaruan 68,022 2.43 1,188 0.06 48 0.16 63 0.36


Galeria

Shih edhe

Referencat

  1. ^ Sami Frashëri, (Shkrim biografik i Rexhep Mitrovicës për Sami Frashërin, botuar në gazetën " Flamuri", nr 23-24, 1951, 25-26,1952 dhe 31-36 1952). Fazli Hajrizi, Rexhep Mitrovica në Lëvizjen Komëtare, Libri Shkollor, Prishtinë, 2008. ISBN 987-9951-07-690-6, faqe 586
  2. ^ Comnena, Anna. The Alexiad, Book IV.
  3. ^ Leften Stavros Stavrianos: The Balkans Since 1453. C. Hurst & Co. Publishers janar 2000, ISBN 978-1-85065-551-0 (Lexuar më 17 korrik 2013) „Religious differences also existed before the coming of the Turks. Originally, all Albanians had belonged to the Eastern Orthodox Church... Then the Ghegs in the North adopted in order to better resist the pressure of Orthodox Serbs.“
  4. ^ Hugh Chisholm: Encyclopaedia britannica: a dictionary of arts, sciences, literature and general information. Encyclopaedia Britannica 1910 (Lexuar më 18 korrik 2013) „The Roman Catholic Ghegs appear to liave abandoned the Eastern for the Western Church in the middle of the 13th century“
  5. ^ Sabrina P. Ramet: Religion and Nationalism in Soviet and East European Politics. Duke University Press 1989, ISBN 0-8223-0891-6 „Prior to the Turkish conquest, the ghegs (the chief tribal group in northern Albania) had found in Roman Catholicism a means of resisting the Slavs, and though Albanian Orthodoxy remained important among the tosks (the chief tribal group in southern Albania), ...“

Lidhje të jashtme