Shqiptarët e Sanxhakut
Shqiptarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri kanë një histori të gjatë dhe komplekse. Në të kaluarën, kjo zonë ishte pjesë e vilajetit të Kosovës gjatë Perandorisë Osmane. Pas shpërbërjes së Perandorisë, Sanxhaku u nda midis Serbisë dhe Malit të Zi, duke ndikuar në asimilimin dhe shpërnguljen e shqiptarëve.[1]
Shqiptarët në Sanxhak janë përballur me një histori të dhimbshme dhe komplekse të fshehjes së identitetit të tyre nga pushtuesit serbë dhe malazezë. Jo vetëm që ata u debuan nga një pjesë e tokave të tyre shqiptare, por presioni i vazhdueshëm politik dhe social, shpesh i shoqëruar me kërcënime dhe diskriminim, i ka detyruar shumë prej tyre të mos deklarohen si shqiptarë dhe të fshehin gjuhën e tyre, duke e bërë të harrueshme.
Dokumentari i Marin Memës[2] ka ndriçuar një pjesë të kësaj situate të ndjeshme, duke treguar se atje ka njerëz që thonin se ishin shqiptarë,[2][3] ku tregonin për gjysherit e tyre që flisnin gjuhën shqipe rrjedhshëm dhe vishnin shallin, plisin, tirqet dhe xhamadanin, të cilat janë veshje tipike popullore të Shqipërisë së veriut, si zona e Malësisë së Madhe, Tropoja dhe trevat shqiptare, si disa pjesë të Kosovës. Por ata tregojnë se ishin të detyruar të asimiloheshin si boshnjakë.
Gjithashtu, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për 111-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, postoi një foto me flamurin e Sanxhakut në një mënyrë për mbështetje të shqiptarëve të "vjetër" në ato troje.[nevojitet citimi]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Top Channel Albania (2024-01-20), Shqiptarët e asimiluar mes SERBISË, MALIT TË ZI e KOSOVËS - Gjurmë Shqiptare, marrë më 2025-03-27
- 1 2 Top Channel Albania (2016-11-26), Gjurmë Shqiptare - Shqiptarët e sanxhakut, marrë më 2025-03-27
- ↑ Top Channel Albania (2021-04-10), Kufiri tek “Molla e Kuqe” në Nish. Çfarë fsheh Serbia?! - Gjurmë Shqiptare, marrë më 2025-03-27