Shqiptarët në Norvegji

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

ShqiptarëtNorvegji përbëjnë një komunitet të konsiderueshëm të diasporës shqiptare. Shumica prej tyre janë mërgimtarë nga Kosova dhe Shqipëria.

Shpërndarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bazuar në të dhënat e Statistisk Sentralbyrå të vitit 2018, paraqiten rreth 18.500 shqiptarë të shpërndarë gjeografikisht në territorin e Norvegjisë të përbërë nga 15.642 shtetas kosovarë dhe 2.111 persona me kombësi shqiptare. Numri i saktë i shqiptarëve në vend mund të jetë më i lartë, duke përfshijë shqiptarët nga Maqedonia e Veriut, ose territoret e tjera që flasin shqipGadishullin Ballkanik, por të dhënat në Norvegji nuk paraqesin informacion mbi prejardhjen etnike . Konfliktet historike në Ballkan, veçanërisht Lufta e Kosovës, krijuan lëvizje të mëdha të popullatës së shqiptarëve etnikë në vend dhe vende të tjera. Rreth 6.000 shqiptarë nga Kosova u evakuuan në Norvegji nga Maqedonia e Veriut në 1999.[1]

Rajonet me përqendrimin më të rëndësishëm të shqiptarëve janë Akershus, Buskerud, Oslo, Ostfold dhe Rogaland kryesisht në Norvegjinë jugore. Në numër më të vogël gjenden në rajonet Finnmark, Sogn og Fjordane dhe Nordland Qyteti, rajoni dhe zona metropolitane e Oslos në Norvegjinë e Jugut mbeten destinacionet kryesore të migrantëve shqiptarë në vend.

Statistika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qytetet e Norvergjise
Fylker i Norge
Shqipëria Shtetas Shqiptare
2018[2]
Kosova Shtetas Kosovare
2018[2]
Akershus 315 2,298
Aust-Agder 12 304
Buskerud 64 1,545
Finnmark 9 31
Hedmark 19 426
Hordaland 107 389
Møre og Romsdal 54 151
Nordland 31 87
Oppland 43 319
Oslo 1,010 2,924
Østfold 132 2,792
Rogaland 106 1,220
Sogn og Fjordane 10 39
Telemark 27 750
Troms 50 51
Trøndelag 36 356
Vest-Agder 43 940
Vestfold 43 1,020
Norvegjia Norvegjia 2,111[3] 15,642[3]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Review of ODA reporting of the costs of refugees in donor countries DCD/DAC(2000)22/ADD" (në anglisht). Organisation for Economic Co-operation and Development. 1 dhjetor 2000. fq. 10.
  2. ^ a b Statistisk Sentralbyrå. "Immigrants and Norwegian-born to immigrant parents–09817: Immigrants and Norwegian-born to immigrant parents, by region, immigration category, country background, contents and year". ssb.no (në anglisht).
  3. ^ a b Statistisk Sentralbyrå. "Immigrants and Norwegian-born to immigrant parents–05183: Immigrants and Norwegian-born to immigrant parents, by country background, contents and year". ssb.no (në anglisht).