Shqiptarofobia në Serbi

Albanofobia, ose ndjenja anti-shqiptare, është shumë e përhapur në Serbi. Urrejtja ndaj shqiptarëve është më së shpeshti e lidhur me konfliktin serbo-shqiptar.
Albanofobia reflektohet në stereotipet e paragjykimet negativie, si në diskriminimin ndaj pjesëtarëve të popullit shqiptar. Albanofobia mund të marrë formën e racizmit, nëse është e lidhur me besimin se shqiptarët i përkasin një race inferiore.[1][2] Sipas disave, ndjenja anti-shqiptare reflektohet edhe në përdorimin e termit Šiptar (sq. Shiptar), forma e sllavizuar e etnonimit shqiptar, që përveç konotacionit negativ në gjuhën serbe, konsiderohen edhe fjalë ofenduese.[3][4]
Gjatë historisë, shumë intelektualë serbë kanë propozuar projekte të ndryshme anti-shqiptare, ndër ta: Jovan Cvijić, Vaso Čubrilović, Ivo Andrić dhe të tjerë.[5] Shkrimtari dhe analisti serb Mirko Đorđević thotë: "Janë bërë qindra memorandume, plane për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Kur kërkoni nëpër këtë zgjidhje, qoftë ajo komuniste, shtetërore apo kishtare, do të vini re se të gjitha këto plane ishin për të zgjidhur çështjen e Kosovës në mënyrë që atje të mos ketë asnjë shqiptarë."[6]
Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Principata e Serbisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Fillimet e propagadnës anti-shqiptare në Serbi datojnë në fund të shekullit XIX dhe lidhen me pretendimet territoriale të shtetit serb ndaj trevave të banuara me shqiptarë të Perandorisë Osmane.[7] Pas luftës serbo-osmane dhe zgjerimit territorial të Principatës së Serbisë në vitin 1878, vjen deri tek dëbimi me dhunë i shqiptarëve nga trevat e sapo pushtuara (kryesisht nga Qarku i Toplicës, dikur i popullar me shqiptarë) dhe djegja e fshatrave dhe lagjeve shqiptare.[10] Edhe pse shumë serb të shquar të kohës kundërshtuan dëbimin e popullsisë shqiptare,[11] kryetari i qeverisë serbe Milan Piroćanac ka thënë: “nëse i lëmë këtu, do të na bëjnë probleme".[12]
Mbretëria e Serbisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbretëria e Jugosllavisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lufta e Dytë Botërore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Periudha e RFSJ[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pas rezolutës së informbyrosë në vitin 1948, shqiptarët në Jugosllavi u trajtuan si element armiqësor dhe spiunë të Shqipërisë së Enver Hoxhës.[13] Trajtim veçanërisht të ashpër ndaj shqiptarëve kishte Aleksandar Rankoviqi, shefi i sigurimit shtetëror jugosllav.[13][14]
Periudha bashkëkohore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Nga vitet 1990, në sajë të propagandës së regjimit të Millosheviqit, shqiptarët u bënë "armiku" më i madh i serbëve.[3][8] Kontribut në përhapjesn e albanofobisë ka dhënë edhe Kisha ortodokse serbe.[15] Duke shkruar për shqiptarët, autorët kishtarë kryesisht theksojnë krimet e tyre, duke i përshkruar si përdhunues dhe abuzues.[16][17][18][19]
Hulumtimi i opinionit publik i kryer në vitin 1998 në Serbi ka treguar se një e treta e të anketuarve është për një zgjidhje të dhunshme të "problemit të shqiptarëve", 16% e të anketuarve ishin në favor të "pastrimit" të shqiptarëve, "izolimit" në një kamp të madh koncetrimi apo "shkatërrimit me bombë atomike", pjesa e mbetur prej 17% propozoi dëbimin e dhunshëm.[20] Gjatë viteve 1998 dhe 1999, qeveria serbe kanë kryer një fushatë spastrimi etnik të shqiptarëve nda Kosova, të njohur si Operacioni "Patkoi".
Profesoresha e historisë në Fakultetin filozofik të Beogradit, Olivera Milosavljević thotë se intelektualët e sotëm serb kryesisht shkruajnë për shqiptarët sipas steriotipit se shqiptarët e kanë "të lindur" urrejtjen ndaj serbëve, që sipas tyre është prodhim i "veçorive" dominante të shqiptarëve, "primitivizmi" dhe "banditizmi".[8]
Përçues të urrejtjes ndaj shqiptarëve në serbi janë edhe shoqatat e ndryshme ekstremiste dhe grupet e tifozëve. Urrejtja ekstreme ndaj shqiptarëve shfaqet hapur nëpër tribunat e stadiumeve të futbollit dhe në tubimet e organizatave pro-fashiste, siç është Lëvizja atdhetare Fytyra, me anë të slloganeve: „Ubij, zakolji da Šiptar ne postoji" (sq. Vrit e masakro, të mos të ketë shqiptarë), „Srbija Srbima, Šiptarima sekira" (sq. Serbia serbëve, sëpata shqiptarëve) dhe të ngjajshme.[21][22] Si dhe „Ubij Šiptara“ (Vrite shqiptarin) e „Ubij Hrvata da Šiptar nema brata“ (Vrite kroatin, që shqiptari të mos ketë vëlla)[23].
Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ Albanci u regionu
- ^ "Širi se akcija protiv govora mržnje i diskriminacije". Arkivuar nga origjinali origjinali më 6 mars 2016. Marrë më 14 korrik 2016. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Vladimir Arsenijević, Naše crnje[lidhje e vdekur]
- ^ Jovan Ćirilov, Albanac ili Šiptar
- ^ "Isterivanje Albanaca i kolonizacija Kosova V (Institut za istoriju Kosova, Priština)". Arkivuar nga origjinali origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 14 korrik 2016. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Zašto se u crkvi šapuće, II epizoda". Arkivuar nga origjinali origjinali më 25 maj 2005. Marrë më 14 korrik 2016. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Ivo Banac, The national question in Yugoslavia - origins, history, politics
- ^ a b c Olivera Milosavljević: Stereotipi srpskih intelektualaca 20. veka o „nama“ i „drugima“[lidhje e vdekur]
- ^ Akademik Ćosić među repatim Albancima[lidhje e vdekur]
- ^ "Vaso Čubrilović: Manjinski problem u novoj Jugoslaviji". Arkivuar nga origjinali origjinali më 18 tetor 2017. Marrë më 14 korrik 2016. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Isterivanje Albanaca i kolonizacija Kosova I (Istorijski institut u Prištini)". Arkivuar nga origjinali origjinali më 20 shtator 2008. Marrë më 14 korrik 2016. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Jovan Hadživasiljević, Arbanaska liga, Beograd, 1909, str. 13.
- ^ a b "Isterivanje Albanaca i kolonizacija Kosova III (Institut za istoriju Kosova, Priština)". Arkivuar nga origjinali origjinali më 8 mars 2016. Marrë më 14 korrik 2016. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Bora Ćosić, Albanci i ja[lidhje e vdekur]
- ^ Upotreba termina Šiptari na sajtu SPC
- ^ Decenijsko šiptarko nasilje i zulum[lidhje e vdekur]
- ^ Četvrt veka golgote kosovskih Srba[lidhje e vdekur]
- ^ Napadi na srpske svetinje i pravoslavne vernike na Kosovu[lidhje e vdekur]
- ^ Civil resistance in Kosovo, by Howard Clark (str. 17)
- ^ „SCAN agency survey“ objavljeno u: Minority Rights Group: Draft Report on Minority Rights in Yugoslavia, London 1999.
- ^ Govor mržnje: Quo vadis, Srbijo?[lidhje e vdekur]
- ^ Ubi, zakolji, da Šiptar ne postoji
- ^ Ubij Šiptara
Shiko dhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Albanofobia
- Programi serb për shpërnguljen e shqiptarëveje
- Reforma agrare dhe kolonizimi i Kosovës
- Krimet serbe kundër shqiptarëve në luftërat ballkanike
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Për albanofobinë në Serbi:
- Istraživanje Stratedžik marketinga: Javno mnenje o diskriminaciji i nejednakosti u Srbiji[lidhje e vdekur]
- Olivera Milosavljević: Stereotipi srpskih intelektualaca XX veka o „nama“ i „drugima“[lidhje e vdekur]
- Vladimir Arsenijević, Naše crnje[lidhje e vdekur]
- Aleksandar Bošković, Albanci kao metafora[lidhje e vdekur]
- Zef Mirdita, Albanci u svjetlosti vanjske politike Srbije
Projekte anti-shqiptare: