Shtëpia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Një stil (fermë-shtëpi) në Salinas, California, United States
Një shembull i stilit (akitektura viktoriane) në SHBA , ndërtuar më 1855

Shtëpia në kuptimin objektiv është një strehë, një ndërtesë ose një strukturë e cila zakonisht shërben si vendbanim. Termi përfshin shumë lloje banesash që shkojnë nga kasollet e para të fiseve nomade deri tek ndërtesat e mëdha dhe apartamentet[1]. Në disa kontekste, termi "shtëpi" mund të nënkuptojë banesa, akomodim, strehim etj.

Njësia shoqërore që jeton në një shtëpi është e njohur si familje. Në përgjithësi, një familje është një njësi e përbërë prej disa lloj njësish ose (shtresa, tipe), megjithatë këto familje mund të jenë grupe shoqërore të tjera, të tilla si të persona beqarë, grupe apo individë të palidhur (të pamartuar), etj.

Shumë njerëz largohen nga shtëpitë e tyre gjatë ditës për në punë ose aktivitete tjera, dhe kthehen në të për të fjetur ose për veprimtari të tjera.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Sipas të drejtës romake mbi përkufizimin e shtëpisë, e drejta mbi shtëpinë i bie atit të familjes (pater familas) të cilit i nënshtrohen gjithë banuesit dhe pasuria e shtëpisë (të dyja quhen familia). E drejta mbi shtëpinë përfshin të drejtën mbi bashkëshorten (manus), të drejtën mbi fëmijët dhe nipat (patria potestas) dhe të drejtën mbi sendet dhe skllevërit e shtëpisë.

Shtëpia më e vjetër në botë është afërsisht prej 10.000 P.E.S. dhe është ndërtuar me eshtra mamuthi, në Mezhirich pranë Kievit, Ukrainë. Ndoshta ishte e mbuluar me lëkurë mamuthi. Shtëpia u zbulua në 1965 nga një fermer ndërsa gërmonte në bodrumin e tij, 2-3 metra nën tokë[2].

Arkitekti, Norbert Schoenauer, në librin e tij 6,000 Years of Housing, identifikon në tre kategori të mëdha llojet e banesave: shtëpi "Pre-Urban", shtëpi "Oriental Urban", si dhe shtëpi "Occidental Urban".

Llojet e ”Pre-urban“ përfshijnë shtëpi të përkohshme si ato të popullit inuit Igloo, gjysmë të përhershëm si pueblot, dhe të përhershme si shtëpitë rurale në New England.

Shtëpitë "Oriental Urban" përfshijnë shtëpitë e grekëve të lashtë dhe romakëve, si dhe shtëpi urbane në qytetet e Kinës, Indisë, dhe qytetet islamike.

Shtëpitë "Occidental Urban" përfshijnë shtëpi urbane mesjetare[1].


Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ a b Schoenauer, Norbert (2000). 6,000 Years of Housing (rev. ed.) (New York: W.W. Norton & Company).
  2. ^ Gregorovich, Andrew (1994). Ancient Inventions of Ukraine. 

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Houses – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
Wiki WikiFjalori: Shtëpia – shfletoni më shumë në fjalorin e lirë