Shtëpia Botuese Naim Frashëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, është ent botues që mban në biografinë e vet botime të shkrimtarëve të letërsisë së vjetër, Buzuku, Bogdani, Budi, të letërsisë së Rilindjes Kombëtare, të letërsisë së Pavarsisë, si dhe më pas të letërsisë së mbiquajtur të realizmit socialist.

Sh.B. “Naim Frashëri” është burimi i dhjetra e dhjetra shtëpive botuese të pas viteve 90-të, të cilat, duke shfrytëzuar mungesën ligjore, organizimin dhe drejtimin e pamerituar të saj, piratuan, shfrytëzuan, shkurt, grabitën “prodhimet” e këtij enti historik.[nevojitet citimi]

Në vitet e fundit Sh.B “Naim Frashëri” ka botuar dhe ribotuar autorë si Gjergj Fishta, Koliqi, Prennushi, Camaj, dhe Asllani.

Në Sh.B. “Naim Frashëri” ka pasur dhe është realizuar botimi ose ribotimi i letërsisë së huaj si : Klasikë Francezë, Klasikë Rusë, Vepra nga Çehovi, Turgenjev, Mopasan, A. Frans, H. Malo, gjithashtu edhe letërsi e huaj bashkëkohore.

Për vitin 2006-2007, në Sh.B. “Naim Frashëri” janë realizuar mbi njëzet botime, ndër ta më i shënuari është – puna në vazhdim të veprës dramatike të poetit tonë kombëtar Gjergj Fishta, e cila pritet të realizohet në muajt e ardhshëm. Gjithashtu janë botuar ose janë në proçes vepra të N. Frashërit, V. Pasha, Asdrenit, De Rada, Mjeda, Poradeci, Kuteli dhe të tjerë.

Në Sh.B. “Naim Frashëri” ka pasur dhe është realizuar botimi ose ribotimi i letërsisë së huaj si : Klasikë Francezë, Klasikë Rusë, Vepra nga Çehovi, Turgenjev, Mopasan, A. Frans, H. Malo, gjithashtu edhe letërsi e huaj bashkëkohore.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]