Shtëpia e Futbollit
| Adresa | Rr. Liman Kaba, Nd 5, H 1 |
|---|---|
| Vendndodhja | Tiranë, Shqipëri |
| Koordinatat | 41°18′55″N 19°48′36″E / 41.31528°N 19.81000°E |
| Pronari | Federata Shqiptare e Futbollit |
| Kapaciteti | 2 x 500 |
| Ndërtimi | |
| Ndërtuar | 2017-2022 |
| Hapur | 29 shtator 2022 |
| Çmimi i ndërtimit | €10.25 milionë |
Shtëpia e Futbollit është selia e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) në Tiranë, Shqipëri. Ajo u inaugurua më 29 shtator 2022 në një ceremoni të ndjekur nga Gianni Infantino, me projektin e financuar pjesërisht nga programi FIFA Forward si edhe me mbështetje shtesë nga UEFA dhe vetë FSHF[1][2].
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Planet për një kompleks të ri për FSHF kishin disa vite që fliteshin. Pas rikualifikimit të zonës afër Kompleksit Dinamo, u vendos prishja e objektit dhe ndërtimi i kompleksit të ri, i cili përbëhet nga ndërtesa pesë-katëshe e Federatës, një fushë me bar natyral (kapaciteti 500), një fushë me bar artificial (kapaciteti 500), si dhe dy minifusha.
FSHF hapi kompleksin më 29 shtator 2022 në një ceremoni në Tiranë, ku morën pjesë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti i FSHF Armand Duka.[1] Sipas deklaratave në event, objekti bën pjesë në një strategji më të gjerë shumëvjeçare të investimeve në infrastrukturën e futbollit në Shqipëri, me mbështetjen e FIFA-s dhe UEFA-s.[2]
Financimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas FIFA-s, selia është financuar pjesërisht nga programi FIFA Forward.[1] FSHF raportoi një kosto totale prej €10.25 milionë, të financuar nga €6.25 milionë të dhëna nga FIFA, €2 milionë nga UEFA dhe €2 milionë nga vetë FSHF.[2]
Objekti dhe funksionet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Godina strehon zyrat administrative dhe sallat e mbledhjeve të FSHF-së dhe përdoret për aktivitete të federatës, trajnime dhe evente[3]. Fushat stërvitore përdoren nga një mori skuadrash, duke përfshirë stërvitjen e Kombëtares Shqiptare të Futbollit për meshkuj dhe femra, stërvitjen e trupës gjykuese të arbitrave, si dhe ndeshje e turne të ndryshëm.
Qendra VAR
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në gusht 2025 FSHF njoftoi krijimin e një qendre të re të centralizuar VAR pranë Shtëpisë së Futbollit, e përdorur për trajnimin e gjyqtarëve të Abissnet Superiore dhe të Kategorisë së Parë, e pajisur me teknologjinë më të fundit EVS.[4]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 3 "Presidenti i FIFA-s vlerëson FSHF gjatë inaugurimit të selisë së re madhështore". FIFA.com. FIFA. 29 shtator 2022. Marrë më 16 gusht 2025.
- 1 2 3 "Inaugurohet 'Shtëpia e Futbollit', Presidenti Infantino: Ndryshimi nga 20 vjet më parë është 2000 vite dritë pas! Mund të mbështeteni te FIFA". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 29 shtator 2022. Marrë më 16 gusht 2025.
- ↑ "Struktura Organizative" (PDF). fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. janar 2025. Marrë më 16 gusht 2025.
- ↑ "Qendra e re e VAR-it në "Shtëpinë e Futbollit", Sektori i Arbitrimit zhvillon trajnime për zyrtarët e "Abissnet Superiore" dhe Kategorisë së Parë". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 13 gusht 2025. Marrë më 16 gusht 2025.[lidhje e vdekur]