Shtëpia e fortifikuar

Një shtëpi e fortifikuar ose banesë e fortifikuar, (në frëngjisht maison forte, është një lloj ndërtese, e cila u zhvillua në Evropë gjatë Mesjetës, përgjithësisht me fortifikime domethënëse të shtuara. Gjatë Periudhës së Hershme Romake ishte e zakonshme për pronarët e pasur të tokave të ndërtonin vila të pafortifikuara në tokat e tyre. Pas Rënies së Perandorisë Romake Perëndimore, paqëndrueshmëria e rritur shoqërore dhe konfliket ushtarake nxitën nevojën për lloje më të kursyera dhe të mbrojtshme strukturash. Një kështjellë është një lloj veçanërisht i mirëmbrojtur rezidence. Në veprat akademike të botës anglisht-folëse të kështjellologjisë, përdoret gjithashtu termi francez maison-forte,[1] më rrallë pa vijë (maison forte[2]).
Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ndërtesa zakonisht me plan drejtkëndor, mund të ndërtohej me dy ose me tre kate bashkangjitur me shkallë prej druri. Mund të ishte i pranishëm një kat gjysmë-nëntokësor, fondaku. Struktura, e lindur në një periudhë fillestare qartësisht për mbrojtje, karakterizohej nga veçoritë themelore në vijim:
- Zhvillimi i theksuar drejtë lartësisë;
- mbylllja tërësore e fortifikimi i katit përdhes, që fillimisht nuk kishte komunikim me jashtë;
- Secili kat ishte i përbërë nga një ose dy mjedise me ndriçim të dobët për shkak të hapjeve minimale drejtë mjedisit të jashtëm;
- Hyrja me ngritje më të shumtën e herëve arrihej me shkallë dhe pasarela të lëvizshme;
- mungesa e rafinimeve të mëdha apo pjesëve të çmuara.
Përgjithësisht kati përdhes funksiononte si kuzhinë, i pari për ndenjjen e zotit dhe i dyti për ndenjjen e shërbëtorëve. Me nisjen e zotërve feudalë vendorë, shtëpia e fortifikuar e dobësoi aspektin e saj mbrojtës dhe me kalimin e kohës do ta modifikonte strukturën, duke kaluar nga castrum i fortifikuar në domus për funksione rezidenciale, prodhuese dhe ekonomike.
Në anën e ndërtesës drejtuar nga rruga kryesore ndërtohej një portë e madhe, nëpërmjet të cilës hyhej në oborr, një oborr i madh i brendshëm ku ishte i pranishëm rustiku, kopshti dhe të mbjellat e brendshme.
Së jashtmi shfaqeshin dritaret e ngushta, që mund të ndaheshin vertikalisht në dy, tre apo katër hapje nga kolonëza apo shtyllëza mbi të cilat mbështeteshin harqet. Sipas numrit të hapjeve, dritarja mund të klasifikohej monofora (vetëm me një hapje), bifora (dy hapje), trifora (tre hapje) dhe quadrifora (katër hapje).
Shpesh dritaret paraqisnin një kornizim të mëtejshëm me hark dhe në hapsirën midis harqeve futej një dekorim, një emblemë apo një hapje rrethore. Në periudhën rilindase, shumë dritare do ta ndryshonin paraqitjen duke u shndërruar në drejtëkëndore të ndara nga një kroçerë qendrore (dritare të mëdha të kryqëzuara).
Kati fisnik ishte kati i para i shtëpisë së fortifikuar, i quajtur kështu sepse ishte vendqëndrimi i mirëfilltë i familjes dhe zakonisht ishte e dekoruar me afreske dhe heraldikën familjare apo paraqiste përgjithësisht dekorimet më të bukura të brendshme të të gjithë ndërtesës. Kati gjysmë-nëntokësor apo fondaku, që e pati zhvillimin e tij kryesor në shekullin e XIII, ndërtohej me një kupolë të vetme barelë, zakonisht të mbajtur nga harqe transversale ishte një mjedis kushtuar magazinimit për ruajtjen e mallrave. Kthina zakonisht kishte tre hapje që nxirnin në rrugën kryesore: Hapja qendrore ishte më e larta dhe mundësonte kalimin e personave; dy të tjerat, më të ulta, përdoreshin për ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave.
Galeri shembujsh
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Casa Forta de Juvinyà, Garrotxa, Provinca Girona, Spanjë
- Porta kryesore e Palazzo Catena, Asti
- Palazzo Zoya në Asti
- Shembull dritareje kroçatë opo "guelfe", Palazzo Mazzola
- Një dritare bifora rilindase, Palazzo Pazzi, Firence
- Shtëpi e fortifikuar në Chozal
- Shtëpi e fortifikuar rurale, Jaligny-sur Besbre, Francë
- Palagio di Parte Guelfa, Firence
- Palazzo Fagni-Da Diacceto në Firence
- Shtëpi e fortifikuar në Valpendant, Francë
- Schloss Hart pranë Harter Graben afër Kindbergut, Austri
- Kränzelstein në Sarentinon, Tiroli Jugor
- Topplerschlösschen në Fuchmühle, Rothenburg ob der Tauber, Bavari, Gjermani
- Casa de los Mur, Formigales, Provinca Huesca, Spanjë
- Shembuj shtëipie të fortifikuar në Gubbio, Itali
- Casa Roero di Cortanze, Asti
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Barrikada
- Bunkeri
- Fortifikimi
- Kështjella
- Kulla
- Kulla e rojes
- Kulla (Ballkan)
- Kambanarja
- Çardaku
- Çarshia
- Muri (arkitekturë)
- Shtëpia kullë
- Kulla kështjellë
- Kulla fortifikuese
- Aerarium
- Agger
- Arkitektura Romake
- Arkitektura e Teatrove Romake
- Arx
- Burgus
- Cannaba
- Castellum
- Castra
- Çitadela
- Dediticii
- Domus
- Drungos
- Ergastulum
- Gotthograikia
- Insula (ndërtesë)
- Insula (hapsirë urbane)
- Kleisoura (distrikt bizantin)
- Kohorta (njësi ushtarake)
- Kufijtë ushtarakë dhe fortifimet romake
- Legjioni romak
- Limes
- Limes Alutanus
- Limes Britannicus
- Limes Dacicus
- Limes Danubii
- Limes Moesicus
- Limes Pannonicus
- Limes Porolissensis
- Limes Sarmatiae
- Limes Transalutanus
- Mansio
- Miliarium
- Muret e lashta të Durrësit
- Muret mbrojtëse romake
- Muri i Antoninit
- Muri i Hadrianit
- Muri i Trajanit
- Pallatet perandorake të Romës
- Plumbata
- Pronoia
- Scholae Palatinae
- Statio
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Tirones
- Turma (njësi ushtarake)
- Ushtria Romake
- Vallum
- Vardariotai
Citime fundore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Harper, Richard P.; Pringle, Denys; Grey, Anthony; Will, Robert (2000). Belmont Castle: The Excavation of a Crusader Stronghold in the Kingdom of Jerusalem. British Academy Monographs in Archaeology (Vol. 10) (në anglisht). Oxford University Press for the Council for British Research in the Levant. ISBN 0-19-727009-3. Marrë më 5 tetor 2025.
- ↑ Pringle, Denys (2023). "Hospitaller Castles and Fortifications in the Kingdom of Jerusalem, 1136-1291". Medievalista (në anglisht) (33). Instituto de Estudos Medievais - FCSH-UNL. doi:10.4000/medievalista.6292. Marrë më 5 tetor 2025.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- A. Bianco, Asti Medievale, Editore CRA, 1960.
- G. Bera, ASti edifici e palazzi nel medioevo. Editore Se Di Co di Lorenzo Fornaca Gribaudo 2004, ISBN 88-8058-886-9.
- Michel Bur (1986). "La maison forte au Moyen Age" (në frëngjisht). Actes de la table ronde de Nancy, Pont-à-Mousson, 1984, Paris: Ed. CNRS.
- Cayot, Fabrice (2003). "Les maisons seigneuriales rurales à la fin du Moyen Age (XIVe–XVIe s.) dans l'Yonne" (në frëngjisht). Annales de Bourgogne, 75, fq. 259–288.
- Ernst J. Grube; George Michell (1978). Architecture of the Islamic World: Its History and Social Meaning, With a Complete Survey of Key Monuments (në anglisht). Morrow. ISBN 9780688033248.
- Harper, Richard P.; Pringle, Denys; Grey, Anthony; Will, Robert (2000). Belmont Castle: The Excavation of a Crusader Stronghold in the Kingdom of Jerusalem. British Academy Monographs in Archaeology (Vol. 10) (në anglisht). Oxford University Press for the Council for British Research in the Levant. ISBN 0-19-727009-3. Marrë më 5 tetor 2025.
- Mouillebouche, Hervé (2002). Les maisons fortes en Bourgogne du Nord du XIIIe au XVIe siècle (në frëngjisht). Dijon: EUD.
- Greville Pounds; Norman John (27 maj 1994). The Culture of the English People: Iron Age to the Industrial Revolution (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-0-521-46671-4.
- Pringle, Denys (2023). "Hospitaller Castles and Fortifications in the Kingdom of Jerusalem, 1136-1291". Medievalista (në anglisht) (33). Instituto de Estudos Medievais - FCSH-UNL. doi:10.4000/medievalista.6292. Marrë më 5 tetor 2025.
- S. Taricco, Piccola storia dell’arte astigiana. Quaderno del Platano Ed. Il Platano 1994.
- Johnson Westropp, Thomas (1899). "Notes on the Lesser Castles or 'Peel Towers' of the County Clare". Proceedings of the Royal Irish Academy (në anglisht). 20: 348–365. JSTOR 20490552.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Il borgo medievale di Torino, ricostruzione di tipiche caseforti piemontesi". borgomedioevaletorino.it (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2006.
- "Museo di Casa Cavassa di Saluzzo". comune.saluzzo.cn.it (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2007.