Shko te përmbajtja

Shtatëmbëdhjetë Provincat

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shtatëmbëdhjetë Provincat
Zeventien Provinciën
1549–1581
Flamuri i Holandat
Flamuri
Emblema e Holandat
Emblema
Harta e Shtatëmbëdhjetë Provincave, shkëputja e v. 1581 e theksuar me të kuqe
Harta e Shtatëmbëdhjetë Provincave, shkëputja e v. 1581 e theksuar me të kuqe
StatusiBashkimi personal i feudeve perandorake
KryeqytetiBrukseli
Gjuhët e përbashkëta
Feja
QeverisjaMonarki
Epoka historikePeriudha e hershme moderne
 Sanksioni Pragmatik i vitit 1549
1549
 Akti i Betimit Holandez
1581
Paraprirë nga
Pasuar nga
Holanda Habsburge
Republika e Provincave të Bashkuara Holandeze
Holanda Spanjolle

Shtatëmbëdhjetë Provincat ishin feude perandorake të Holandës Habsburgeshekullin e XVI. Ato përputheshin pak a shumë me Vendet e Ulëta, d.m.th., vendet që tani përfshijnë Holandën, Belgjikën, Luksemburgun dhe shumicën e departamenteve francezeNordit (Flandrës Franceze dhe Hainautin Francez) dhe Pas-de-Calais (Artois). Gjithashtu brenda kësaj zone ndosheshin edhe disa feude gjysmë të pavarura, kryesisht kishtare, siç ishte Liezhi, Kambrai dhe Stavelot-Malmedi.

Shtatëmbëdhjetë Provincat dolën nga Holanda Burgunde, një numër feudesh të zotëruara nga Dera Valois-Burgundi dhe të trashëguara nga Dera Habsburge në vitin 1482 dhe të mbajtura nga Spanja Habsburgr që nga viti 1556. Duke nisur nga viti 1512, Provincat formonin pjesën më të madhe të Qarkut Burgund. Në vitin 1581, Shtatë Provincat e Bashkuara u shkëputën për të formuar Republika e Provincave të Bashkuara Holandeze.

Hartë e Holandës Burgunde në v. 1477

Shtatëmbëdhjetë Provincat u krijuan nga Holanda Burgunde. Dukët e Burgundisë u bënë sistematikisht zotër të provincave të ndryshme. Maria I e Valois, dukesha e Burgundisë qe trashëgimtarja e fundit e Derës së Burgundisë.

Maria u martua me arkidukën Maksimilian në vitin 1477 dhe provinca u morën kështu nga Dera Habsburge pas vdekjes së saj në vitin 1482, me përjashtim të vetë Dukatit të Burgundisë, i cili, me një apel ndaj Ligjeve Salike, u ri-absorbua nga Franca pas vdekjes së babait të Marisë, Karlit të I të Burgundisë. Maksimiliani dhe nipi i Marisë, Karli V, Perandor i Shenjtë Romak dhe mbret i Spanjës, në vijim i bashkoi të 17 provincat nën sundimin e tij, e fundit qe Dukati i Gueldersit, në vitin 1543.

Shumica e këtyre provincave ishin feude të Perandorisë së Shenjtë Gjermanike. Dy provinca, Kontea e Flandrës dhe Kontea e Artois, fillimish ishin feude franceze, por sovraniteti i ishte çeduar Perandorisë Gjermanike në Traktatin e Kambrait në vitin 1529.

Hartë e Leo Belgicus

Më 15 tetor 1506, në pallatin e Mechelen-it, Karli i ardhshëm i V-ë do të njihej si Heer der Nederlanden ("zot i Holandës"). Vetë ai dhe djali i tij, Filipi, e përdorën këtë titull. Sanksioni Pragmatik i vitit 1549 përcaktoi se Provincat në të ardhmen duhet të mbeteshin të bashkuara dhe të trashëgoheshin nga i njëjti monark.

Pas abdikimit të Karlit V në vitin 1555, mbretëritë e tij u ndanë midis bijve të tij, Filipit të II dhe vëllait të tij, Ferdinandi I, Perandor i Romës së Shenjtë Gjermanike. Shtatëmbëdhjetë Provincat i kaluan birit të tij, mbretit të Spanjës.

Konfliktet midis Filipit II dhe subjekteve të tij holandeze çuan në Luftën Tetëdhjetë Vjeçare, e cila do të niste në vitin 1568. Shtatë provincat veriore fituan pavarësinë e tyre si një republikë e quajtur Shtatë Provincat e Bashkuara. Ato ishin:

Provincat jugore, Flandra, Brabanti, Namuri, Hainauti, Luksemburgu dhe të tjera, iu rikthyen sundimit spanjoll, si rrjedhojë e talentit ushtarak dhe politik të Alessandro Farnese-s, dukës së Parmës, veçanërisht në Rrethimin e Antverpenit (15841585). Kështu që këto provinca u bënë të njohura si Holanda Spanjolle.

Kontea e Drenthes, e rrethuar nga provincat e tjera veriore, u bë de facto pjesë e Shtatë Provincave të Bashkuara, por nuk kishte të drejtë vote në Bashkimin e Utrehtit dhe prandaj nuk konsiderohej një provincë.

Shtatë Provincat e Bashkuara veriore mbajtën pjesë të Limburgut, Brabantit dhe Flandrës, gjatë Luftës Tetëdhjetë Vjeçare (të konsideruara Toka të Përgjithshme), e cila përfundoi me Traktatin e Vestfalisë në vitin 1648.

Artois dhe pjesë të Flandrës dhe Hainautit (Flandra dhe dhe Hainauti Francez) iu çeduan Francës përgjatë shekujve të XVII dhe të XVIII.

Pasi perandori habsburg Karli V mori dukatin Gueldersit nga duka Uilliam i Jyliç-Cleves-Bergut me Traktatin e Venlos në vitin 1543, shtatëmbëdhjetë provincat përfshinin:

Shtatëmbëdhjetë Provincat[1][2][3][4]
Stema Emri Zhvillimet
Kontea HollandTerritor i integruar me Provincat e Bashkuara në v. 1581.
Konteja e ZelandësE lidhur me Kontenë Holland. Territor i integruar me Provincat e Bashkuara në v. 1581.
Konteja e FlandrësDuke përfshirë Flandrën Valone (Kasselrijen Rijsel, Duai dhe Orchies) burgraviatet e Lille, zotërimi i Turnait dhe Turnaisisit (që nga v. 1521) nominalisht pjesë e Flandrës.
Kontea e ArtoisÇeduar përfundimisht Francës në v. 1659 nga Traktati i Pirenejve. përveç Aire dhe Sint-Omaars, çeduar me Traktatet e Nijmegenit.
Kontea e Hainautit
Kontea e Namurit
Kontea e ZutfenitQë nga v. 1543.[5] E lidhur me Dukatin e Gelres. Territori u integrua me Provincat e Bashkuara në v. 1581 dhe u ribashkua në v. 1591.
Dukati i BrabantitDuke përfshirë zotërimin e Bredës, kontetë e Leuvenit dhe Brukselit, dhe Avokacinë e Abacisë së Nivellesit dhe Gembloux, si dhe tokat e "Overmas" të Brabantit (Dalhem, Valkenburg dhe Herzogenrathin). Një pjesë e territorit u transferua te Provincat e Bashkuara.
Dukati i Luksemburgut
Dukati i LimburgutI lidhur me Dukatin e Brabantit.
Dukati i GueldersitMe Zotërimin e Drenthes, Lingenit, Vedes dhe Vestervoldes. Që nga v. 1543.[5] Territori u përfshi me Provincat e Bashkuara në v. 1581; përveç një pjese.
Zotërimi i OverijselitPërfshin Drenten (hartë e v. 1658). Kontea e Lingenit, Vedes dhe Vestvoldingerlandit (që nga v. 1528). Territori u përfshi me Provincat e Bashkuara në v. 1591.[6]
Zotërimi i GroningenitDuke përfshirë Omelandenin. Që nga v. 1536. Territor plotësisht i bashkuar me Provincat e Bashkuara në v. 1594.[7]
Zotërimi i FrizisëQë nga v. 1524. Territor i bashkuar me Provincat e Bashkuara në v. 1581.
Zotërimi i UtrehtitQë nga v. 1528. Territor i bashkuar me Provincat e Bashkuara në v. 1581.
Zotërimi i Mechelen-itI lidhur me Dukatin e Brabantit. Territor i bashkuar me Provincat e Bashkuara midis v. 1581-1585.[8]
Margraviati i AntverpitI lidhur me Dukatin e Brabantit. I humbur nga Provincat e Bashkuara në v. 1585.[8]

Secila provincë kishte një stemë të veçantë. Shtetet e Përgjithshme të Holandës (parlamenti i përgjithshëm) kishin stemën e tyre, një shqytë të kuqe me një luan të artë të armatosur. Jo gjithmonë e njëjta provincë përfaqësohej në Shtetet e Përgjithshme të Holandës. Ndonjëherë, një delegacion përfshihej në një tjetër.

Hartë e Shtatëmbëdhjetë Provincave nga Gabriel Bodenehr

Në vitet e fundit, Kontea e Zutfenit u bë pjesë e Dukatit të Gueldersit dhe Dukati i Limburgut ishte i varur nga Dukati i Brabantit. Zotërimi i Drenthes ndonjëherë konsiderohej pjesë e Zotërimit të Overijselit. Nga ana tjetër, qytetet frëngjisht-folëseFlandrës ndonjëherë njiheshin si një provincë e veçantë. Kështu, në disa lista Zutfeni dhe Drentheja janë zëvendësuar nga burgraviatet e Lille-s, Duait, Orchies (i quajtur edhe Flandra Valone), Turnai dhe Turnaisisi.

Ishin disa feude në Vendet e Ulëta që nuk ishin pjesë e Shtatëmbëdhjetë Provincave, kryesisht për shkak se nuk i përkisnin Qarkut Burgund, por Qarkut të Renit të Poshtëm-Vestfalisë. Më i madhi nga këta ishte Princ-Peshkopata e Lizhit, duke përfshirë Kontenë e Hornes dhe Peshkopatën e Kambrait. Etnikisht dhe kulturalisht dukatet holandeze të Cleves Jyliçit nuk u bashkuan asnjëra. Në veri, kishte gjithashtu pak entitete më të vogla si ishulli i Amelandit, që do të mbanin zotërit e tyre deri në Revolucionin Francez.

Historianët kanë krijuar variante të ndryshme të listës, por gjithëmonë me 17 entitete. Ky numër do të zgjidhej për shkak të konotacionit të tij kristian.[9]

Nga mesi i shekullit të XVI, Margraviati i Antverpenit (Dukati i Brabantit) ishte kthyer në qendrën ekonomike, politike dhe kulturore të Holandës, pasi kryeqyteti i saj u zhvendos nga Zotërimi i afërt i Mechelen-it në qytetin e Brukselit.

Bryzhi (Kontea e Flandrës) tashmë e kishte humbur pozicionin e tij të shquar si motëri ekonomik i Evropës Veriore, ndërsa Kontea Holland po fitonte gradualisht rëndësi në shekujt e XV dhe të XVI.

Megjithatë, pas revoltës së shtatë provincave veriore (1568), Plaçkitjes së Antverpenit (1576) dhe Rënies së Antverpenit (15841585), si dhe mbyllja pasuese e lundrimit në lumin Scheldt, një numër i madh njerëzish nga provincat jugore emigruan në veri, në republikën e re. Qendra e begatisë u zhvendos nga qytetet në jug , siç qe Bryzhi, Antverpeni, Genti dhe Brukseli, në qytetet e veriut, më së shumti në Holland, duke përfshirë Amsterdamin, Hagën dhe Roterdamin.

Për të dalluar midis Vendeve të vjetra të Ulta dhe Holandave më të mëdha nga shteti i tanishëm i Holandës, holandisht folësit zakonisht e heqin shumësin për këtë të fundit. Ata flasin për Nederland-ën në njëjës për shtetin e tanishëm dhe për de Nederlanden në shumës për gjithë zotërimet e Karlit të V.

Në gjuhët e tjera, kjo nuk është adoptuar, megjithëse rajoni më i madh ndonjëherë është i njohur si Vendet e Ulëta. Nga ana tjetër shumë vende, ndër to edhe Shqipëria, e quajnë vendin Holandë, ndërkohë që Holland, quhet vetëm një rajon i saj, i përbërë nga provincat e Holland e Veriut dhe Holland e Jugut.

Fakti se termi Netherlands ka një kuptim të tillë historik, ndonjëherë çon në vështirësi në shprehjen e përpiktë. Për shembull, kompozitorët nga shekulli XVI shpesh konsiderohet se i përkasin Shkollës Holandeze (Nederlandse School). Megjithëse ata vetë, do të kundërshtonin ndaj atij termi në atë kohë, në ditët e sotme ai mund të krijoi gabimisht përshtypjen se ata ishin nga Holanda e sotme. Në fakt, ata ishin pothuajse përjashtimisht nga Belgjika e sotme.

I njëjti ngatërrim ekziston përreth fjalës Flandra. Historikisht, ai i referohet Kontesë së Flandrës, që përputhet pak a shumë me provincat e sotme të Flandrës Perëndimore, Flandrës Lindore dhe Flandrës Franceze. Megjithatë, kur popullsia holandisht-folëse e Belgjikës kërkoi më shumë të drejta në shekullin e XIX, u ripërdor fjala Flandër, këtë herë për tiu referuar pjesës holandisht-folëseBelgjikës, e cila është më e madhe dhe përmban vetëm një pjesë të kontesë së vjetër të Flandrës. Në këtë mënyrë, territori i Kontesë së Flandrës dhe ai i Flandrave të tanishme nuk përputhen plotësisht:

Kjo shpjegon, për shembull, pse provinca e tanishme belge e Flandrës Lindore nuk gjendet në lindje të Flandrës së tanishme.

  1. Arnold Hermann Ludwig Heeren (1864). A Manual of the History of the Political System of Europe and Its Colonies: From Its Formation at the Close of the Fifteenth Century, to Its Re-establishment Upon the Fall of Napoleon (në anglisht). Përkthyer nga David Alphonso Talboys. H. G. Bon. fq. 65.
  2. "De namen van de Zeventien Provinciën (image)". Engelfriet (në holandisht). Arkivuar nga origjinali më 5 prill 2022. Marrë më 12 korrik 2023.
  3. "Ruzie met de Raad van State leidde tot de 80-jarige oorlog". Engelfriet (në holandisht). 13 janar 2005. Arkivuar nga origjinali më 29 maj 2023. Marrë më 12 korrik 2023.
  4. "Wapens van de Zeventien Provinciën, Abraham de Bruyn (mogelijk), naar Chrispijn van den Broeck, 1582". Rijksmuseum (në holandisht). Arkivuar nga origjinali më 12 korrik 2023. Marrë më 12 korrik 2023.
  5. 1 2 Johan Rudolf Thorbecke; Robert Jacobus Fruin; Herman Theodoor Colenbrander (1922). "2. Verhouding tot het Rijk van de Zeventien Provinciën". Geschiedenis der staatsinstellingen in Nederland tot de dood van Willem II (në holandisht). Universiteit Leiden. Arkivuar nga origjinali më 19 dhjetor 2019.
  6. "De munt van Overijssel". De Kopergeld pagina (në holandisht). 27 tetor 2004. Arkivuar nga origjinali më 7 prill 2008.
  7. "De munt van Groningen". De Kopergeld pagina (në holandisht). 19 tetor 2004. Arkivuar nga origjinali më 10 mars 2008.
  8. 1 2 Modesto Lafuente (1862). Historia general de España (në spanjisht). Vëll. 7. Establecimiento tipografico de D. Francisco de P. Mellado. fq. 401. Marrë më 12 korrik 2023.
  9. "The invention of the Dutchman" (në anglisht). Universiteti i Leidenit. 20 mars 2007. Arkivuar nga origjinali më 17 maj 2011. Marrë më 9 gusht 2020.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]