Si te shkruajme nje CV

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Curriculum Vitae - CV[redakto | redakto tekstin burimor]

CV që rrjedh nga Curriculum Vitae është dokument i cili kërkohei nga ana e punëdhënësve gjatë kohës së aplikimit për punë. Ky dokument në vete përmban rrjedhën e disa veprimeve tuaja në disa aspekte si edukimi, përvoja në punë, përvoja në praktika të ndryshme, kurse të ndryshme, njohje gjuhësh, njohuri kompjuterike etj. Nuk ka formë të standardizuar e cila përdoret për të përpiluar një CV. Përdoren, ose mund të përdoren struktura të njëjta të përdorura nga përpilues të ndryshëm më parë ose të ofruara nga shpjegues të ndryshëm, por asnjë nga këto forma nuk është standarde. Ekspert të ndryshëm të vendeve të Evropës perëndimore janë munduar të standardizojnë forma të ndryshme në vendet e tyre, por edhe kjo nuk ka qenë aq e suksesshme sepse standardizimi humb efektin e shprehjes personale dhe në këtë mënyrë fsheh një pjesë të “personalitetit” të aplikuesit. Qëllimi kryesorë, pavarësisht se cilën formë do të përdorni, është paraqitja e qartë e informatave. Organizimi i tyre në një strukturë dhe radhitje të pranueshme e cila do ta nxisë vrojtuesin që ta shohë të tërën, ose së paku informatat të cilat janë të rëndësishme për vendin që aplikohet. CV e një personi, krahasuar me letren e motivimit është më standarde, por nuk është e preferushme që të ishte komplet standarde.Një vend pune dallon dukshëm nga një vend tjetër dhe secili nga ato kërkon njohuri ose përvoja tjera nga ju, atëherë më mirë është që pozitën e pjesëve të CV të e ndërroni varësisht se cila pjesë është më e rëndësishme për cilin vend pune. Në shembullin e parë që kemi ngarkuar, p.sh. do të keni mundësi të shihni pjesën e edukimit dhe të përvojes dhe ajo që do të duhej të bënit nëse ju ofrohet një vend pune është të shihni nëse përvoja juaj përshtatet me kërkesat dhe përvojën e fusni mbi edukimin, në anën tjetër nëse edukimi është më afër kërkesave atëherë e fusni edukimin më sipër. Një nga elementet kryesore të një CV është gjithashtu drejtshkrimi, pra duhet të e kontrolloni që të mos ket gabime gjuhësore pavarësisht se në cilën gjuhë e përpiloni. CV-të e ngarkuara janë vetëm shembuj të përpiluara dhe të përdorura nga unë dhe të marra në internet. Ju duhet të shihni situatën tuaj, nevojat që një CV duhet të plotësojë dhe në bazë të kësaj situate të zgjidhini një ose të përpiloni një të tillë. Ose të e përpiloni një sipas kërkesave të vendit ku jetoni ose gjuhës në të cilën do ta përpiloni. [1]

Forma Standarte e te shkruarit te CV-se[redakto | redakto tekstin burimor]

Curriculum Vitae

  • Te dhenat personale

Ketu futen te dhenat tuaja personale si emri, mbiemri, datelindja, si mund te kontaktohesh.

  • Edukimi dhe kualifkimet

Aty ku eshte e domosdoshme jepni detaje te plota. Evitoni vleresimet akademike qe nuk jane ne favorin tuaj Perfshini ndonje cmim qe keni marre ose ndonje publikim qe keni bere. Jepni detaje te plota lidhur me studimet tuaja te larta, pershembull diploma te ndryshme dhe studimet tuaja universitare

  • Historia e Punesimit

Perfshini arritjet qe keni bere ne nje vend pune ku keni qene dhe cfare i keni sjelle kompanise gjate qendrimit tuaj atje. Mundohuni qe te perfshini punet tuaja, dhe aftesite tuaja te cilat kane lidhje me vendin ne te cilin po aplikoni. Mund te perfshini pune te paguara por edhe ato ne te cilat ju keni marre pjese ne menyre vullnetare, sepse ato tregojne devotshmeri, perkushtim si dhe aftesite tuaja per tu perballur me situata te ndryshme qe ai profesion ju ka sjelle.

  • Shumica e puneve kerkojne:
  1. Aftesi te mira komunikimi
  2. Aftesi te te punuarit ne grup
  3. Aftesi te te punuarit nen presion.
  4. Aftesi menaxhuese

E gjitha kjo varet nga ju se si do i “qendisni” keto aftesi ne aplikimin tuaj ne menyre qe te lini nje pershtypje sa me te mire tek punedhenesi juaj.

  • Zotesi/Aftesi

Duhet te perfshini :

  1. Gjuhet qe zoteroni
  2. Aftesite ne perdorimin e kompjuterit.
  3. Nese dispononi nje patente te vlefshme makine
  4. Mund te permendni ndonje gje tjeter qe mendoni se eshte ne interes te punedhenesit tuaj.
  5. Kur te permendni gjuhet qe dispononi mos harroni qe te permendni nivelin tuaj (folur dhe shkruar) duke filluar nga mire, mesatar, shume mire. Kur te permendni aftesite tuaja ne perdorimin e kompjuterit mos harroni qe te permendndi paketat qe ju jeni ne gjendje te perdorni. Psh; Microsoft Word, Excel. Access, Photoshop, Micromedia flash, Autocad, Java, C++, PHP, HTMl etj.
  • Hobet

Eshte e rendesishme qe te permendni disa hobe tuajat per arsye se shume punedhenes kerkojne kandidate qe jane aktive, por mos shkruani vetem se ju pelqen qe te shkoni ne internet e te shikon televizor e filma me aksion. Mundohuni te jepni variacione te ndryshme te cilat tregojne angazhimet tuaja ne jeten e perditshme.

  • Referencat

Ketu futen detajet e personave te cilet ju njohin mire dhe qe kane nje status te larte (punedhenes te tjere ose akademike) te cilet mund te japin nje reference te mire per ty neqoftese pune dhenesi yt i ri mund ta kerkoje. Zakonisht jepet nje reference nga punedhenesi ndersa tjetra nga nje akademik.

Çfarë të mos fus në CV ?

  • Mos e fusni religjionin ose faktorë tjerë që mund të jenë faktorë diskriminues.
  • Mos shkruani të dhëna mbi të ardhurat tuaja në të kaluarën, e vendosni dokumentin veçmas nëse u kërkohet.
  • Mos vendosni shkollën fillore nëse keni të mesme, mos e vendosni të mesmen e më poshtë nëse keni kolegj ose fakultet.
  • Mos i i fusni opinionet tuaja sepse këto nuk duhet marrë parasysh kur ju kandidoheni për ndonjë pozitë të caktuar.
  • Mos perdor deklarata te kota te cilat nuk je ne gjendje ti mbeshtesesh me fakte konkrete.

Psh, e c’kuptim do kishe kjo fjali “Jam i/e afte ne te punuarit ne grup” nese nuk do ishe ne gjendje ti tregoje punedhenesit se ju me te vertete e zoteroni kete aftesi.

  • Jeni Precize. Imagjinoni se punedhenesi juaj do kete neper duar me qindra CV dhe nuk do kete aq kohe sa ti kushtoje seciles vemendje deri ne detaj. Per kete menyre gjate “ndertimit” te saj perdorni ndajfolje, folje e mbiemra, gjithashtu perdorni dhe ndarje ne pika te ndryshme ne menyre qe te beni te sigurte qe cdo fjali te numerohet.
  • Qendiseni ate ne menyren tuaj. CV-te nuk jane te gjitha njesoj, ato ndryshojne nga menyra se si cdo person pershtat ato qe zoteron me postin(vendin e punes)qe ai po aplikon.Nuk mund te gjeni CV automatike te marra ne internet,se ato do te ishin nje deshtim total i aplikimi tuaj.Gjithmone mundohuni qe ti shtoni dicka te cilen ju mendoni se do ta vecoje ate nga shumica e CV-e te tjera.
  • Thuaj te verteten. Asnjehere mos genjeni ne CV, sepse ne interviste (nese aplikimi eshte pranuar)gjithcka mund te behet e qarte.Duke genjyer ju i jepni vetes disa vlera qe nuk i gezoni,duke i hequr disa vlera qe i keni me te vertete por qe i humbisni. Ne kete menyre ju lini nje pershtypje shume te keqe dhe rrezikoni dhe vendin e punes i cili mund te ju ishte ofruar ne te kunderten.[2]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]