Sia Furler

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Sia
Sia at Seattle.jpg

Sia duke performuar në Seattle, 2011
Informacione
Emri Sia Kate Isobelle Furler
Lindja 18 dhjetor 1975 (40 vjeçe)
Prejardhja Flamuri Adelaide, Australi
Bashkëpunim(e) me Zero 7, David GuettaBeckEminemChristina AguileraMaddie Ziegler, Rihanna, Britney Spears


Sia Kate Isobelle Furler (lindur më 18 dhjetor 1975), njohur më mirë si Sia, është këngëtare dhe kantautore australiane. E formuar artistikisht që në një moshë të vogël, Sia u interesua për të performuar në stilin e muzikantëve të tillë si Aretha Franklin, Stevie Wonder dhe Sting. Në mesin e viteve '90, Sia nisi një karrierë si këngëtare në grupin Crisp. Në 1997, kur Crisp u shpërbë, Sia lançoi një album debutues të titulluar OnlySee në Flavoured Records në Australi. Pas këtij eventi, Sia u shpërngul për në Londër dhe ndihmoi në vokale për duon britanike Zero 7.

Ne vitin 2000 Sia, nënshkroi nje kontrat'' me Dance Pool dhe lançoi albumin e saj te dyte te njohur me emrin "Healing Is Difficult". Ne vitin e ardhshem përshkak të promovimit te pakënaqshem ajo u nda nga kjo kontratë dhe vendosi qe te nënshkruaj një të re me Go! Beat duke publikuar dhe albumin e saj te tretë "Colour The Small One" ne vitin 2004.

Ne vitin 2005, Sia u zhvendos për të jetuar ne New York City dhe filloi te promovonte albumet e saj te katërt dhe të pestë, Some People Have Real Problems (2008) dhe We Are Born (2010) duke bërë tour përreth Amerikës. Pas kësaj Sia kishte filluar të shfaqte probleme të dukshme me konsumin e lartë te drogës dhe alkolit dhe përshkak te kësaj ajo vendosi të bënte nje pushim nga këndimi dhe të ndiqte rrugën e shkrimit te këngëve për artistë të tjerë. Repertori i saj i gjërë përfshin bashkëpunime me emra të medhenj si: David Guetta "Titanium", Rihanna "Diamonds" e shumë të tjerë.

Në vitin 2014, Sia publikoi albumin e saj të gjashtë të quajtur "1000 Forms Of Fear" i cili debutoi në vëndin e parë në Chartet Amerikane. Kënga me të cilen Sia fillimisht u bë e famshme ne Maj 2014 ishte pikërisht "Chandelier". Me këtë kënge ajo jo vetëm qe arriti një sukses marramëndes në mbarë boten por edhe ndryshoi stilin e saj i cili më përpara kishte qëne Indie dhe tashmë ishte kthyer ne Pop. Pikërisht ky ishte dhe fillimi i nje trilogjie, ashtu sic e quan vetë artistja e cila tashmë preferon ta fsheh fytyrën e saj gjatë performancave Live ne publik, është fenomeni 14 Vjecar Maddie Ziegler.

Ne janar 2016, ajo publikoi albumin e saj të shtatë "This is Acting" i cili përmban këngën e pare Nr.1 të Sia's ne karrierë në Amerike. "Cheap Thrills", emri i pikërisht kësaj kënge e cila qëndroi gjatë verës 2016 për katër jave rrjesht ne vëndin e parë. Ne po këtë vit pas shumë kohësh pushim, Sia vendosi që t'i rikthehej promovimit duke nisur një Tour të cilin vendosi ta quante "Nostalgic For The Present Tour" ku do suportohet ne skenë nga një grupë kercimtarësh me në krye fenomenin Maddie Ziegler.