Simbolet evropiane të rrezikut
Simbolet evropiane të rrezikut për kimikatet janë piktogramë të përcaktuara nga Bashkimi Evropian për etiketimin e paketimit kimik (për ruajtje dhe vend pune) dhe kontejnerëve (për transport). Ato standardizohen aktualisht nga klasifikimi CLP/GHS.[1]
Piktogramët e rrezikut GHS
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Rregullorja CLP e Bashkimit Evropian (për "Klasifikimin, Etiketimin dhe Paketimin"; Classification, Labeling, Packaging) u prezantua si Rregullorja EC 1272/2008. Ajo bazohet në sistemin GHS, për të siguruar "rreziqet fizike, shëndetësore dhe mjedisore".[2][1][3]

- Marrëveshja Evropiane mbi transportin ndërkombëtar të mallrave të rrezikshme me rrugë (ADR) përcaktoi piktogramë të harmonizuar për transportin. Automjetet që transportojnë mallra të rrezikshme duhet të pajisen me tabela portokalli, ku numri i poshtëm identifikon substancën, ndërsa numri i sipërm është një kod për rrezikun që ajo paraqet.
Shenjat paralajmëruese kimike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Direktiva 92/58/EEC ofron disa shenja sigurie për identifikimin e materialeve të rrezikshme dhe zonave ku ato trajtohen dhe ruhen.[4]
- Shenja paralajmëruese sipas Direktivës 92/58/EEC
- Material i ndezshëm
- Material shpërthyes
- Material toksik
- Material gërryes
- Material oksidues
- Material i dëmshëm ose irritues
(U tërhoq në vitin 2014)[5]
Piktogramët e mëparshëm të rrezikut (1967–2017)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Simbolet e mëparshme të rrezikut për kimikatet u prezantuan me Direktiva 67/548/EEC në vitin 1967 dhe u kërkua të adoptoheshin jo më vonë se 1 janar 1970.[6] Simbolet u përfshinë gjithashtu si pjesë e Direktiva 1999/45/EC.[7] Simbolet u zëvendësuan nga 1 dhjetor 2010 deri më 1 qershor 2017, përmes një faze tërheqjeje graduale.[1] Pas 1 qershorit 2017, simbolet e Direktivës 67/548/EEC nuk lejoheshin më të përdoren.[1]
Nga viti 1967 deri në 2017, këto simbole u përdorën për etiketimin e kontejnerëve dhe sistemeve të tubacioneve që përmbanin substanca/përzierje të rrezikshme. Këto simbole mund të përdoreshin gjithashtu për të identifikuar zonat ku ruheshin në sasi të mëdha substanca/përzierje të rrezikshme, si alternativë ndaj shenjave të verdha trekëndore të Direktivës 92/58/EEC.[4]
| Piktogrami i rrezikut & shënimi, kodi | Shembuj substancash |
|---|---|
| TNT, peroksidi i acetonit, nitroglicerina, acidi pikrik | |
| Hidrogjeni, acetileni, propani, butani, dietil eteri, disulfidi i karbonit, acetaldehidi | |
| Etanoli, acetoni, benzina, heksamina, metanoli | |
| Oksigjeni, nitrati i kaliumit, peroksidi i hidrogjenit, acidi nitrik, permanganati i kaliumit | |
| Acidi sulfurik, TNT, nitroglicerina, disulfidi i karbonit, metanoli, amoniaku, formaldehidi | |
| Acidi prusik, nikotina, monoksidi i karbonit, fosfori i bardhë | |
| Heksamina, butani, nafta e papërpunuar, acetaldehidi | |
| Hipokloriti i natriumit, acetoni, etanoli | |
| Acidi sulfurik, Acidi nitrik, hidroksidi i natriumit, amoniaku, Fosfori i bardhë | |
| Acidi sulfurik, terebentina, plumbi, merkuri, Nafta bruto |
Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Shkronja 'n' te I dëmshëm (Xn) vjen nga fjala frënge nocif (i dëmshëm) dhe fjala italiane nocivo (i dëmshëm).
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Media në lidhje me Simbolet e rrezikut sipas Direktivës 67/548/EEC dhe Piktogramët e rrezikut GHS në Wikimedia Commons
Media në lidhje me Shenjat e sigurisë sipas Direktivës 92/58/EEC dhe Shenjat e sigurisë ISO 7010 në Wikimedia Commons
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 3 4 "Regulations (EC) No 1272/2008 of the European Parliament and of the Council of 16 December 2008 on classification, labelling and packaging of substances and mixtures, amending and repealing Directives 67/548/EEC and 1999/45/EC, and amending Regulation (EC) No 1907/2006". eur-lex.europa.eu (në anglisht). European Union. 31 dhjetor 2008. fq. 325–328. Marrë më 11 qershor 2024.
- ↑ "Guidance on labelling and packaging in accordance with Regulation (EC) No 1272/2008" (PDF). echa.europa.eu (në anglisht). European Chemicals Agency. mars 2021. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 maj 2023. Marrë më 11 qershor 2024.
- ↑ Stampa:GHS2021
- 1 2 "Council Directive 92/58/EEC of 24 June 1992 on the minimum requirements for the provision of safety and/or health signs at work (ninth individual Directive within the meaning of Article 16 (1) of Directive 89/391/EEC)". Official Journal of the European Communities (në anglisht). 35: 34. 26 gusht 1992. Marrë më 22 gusht 2023.
- ↑ "Directive 2014/27/EU of the European Parliament and of the Council of 26 February 2014 amending Council Directives 92/58/EEC, 92/85/EEC, 94/33/EC, 98/24/EC and Directive 2004/37/EC of the European Parliament and of the Council, in order to align them to Regulation (EC) No 1272/2008 on classification, labelling and packaging of substances and mixtures". Official Journal of the European Union (në anglisht). 57: 1–7. 5 mars 2014. Marrë më 22 gusht 2023.
(a) warning sign 'Harmful or irritant material' is deleted.
- ↑ "67/548/EEC - No. 196/1 - Council Directive of 27 June 1967 on the approximation of laws, regulations and administrative provisions relating to the classification, packing and labelling of dangerous substances". eur-lex.europa.eu (në anglisht). European Economic Community. 16 gusht 1967. fq. 236, 238. Marrë më 11 qershor 2024.
- ↑ "Directive 1999/45/EC of The European Parliament and of the Council of 31 May 1999 concerning the approximation of the laws, regulations and administrative provisions of the Member States relating to the classification, packaging and labelling of dangerous preparations". eur-lex.europa.eu (në anglisht). European Union. 30 korrik 1999. fq. 11. Marrë më 11 qershor 2024.