Sinan Gashi
Sinan Gashi (1 shtator 1947) është shkrimtar dhe studiues i letërsisë nga Komuna e Drenasit.

Jetëshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sinan Gashi është i lindur më 1 shtator 1947 në fshatin Arllat të Drenasit. Shkollën fillore e kishte mbaruar në Arllat dhe në Kijevë, Normalen në Mitrovicë dhe Prishtinë, ku edhe mbaroi studimet për gjuhë e letërsi shqipe e pastaj edhe studimet pasuniversitare, kur mori gradën shkencore Magjistër i shkencave filologjike, me temën “Proza e Nonda Bulkës”, ndërsa tema e gatshme e doktoranturës “Formacionet stilistike të poezisë së viteve ‘30” iu dogj në shtëpi gjatë luftës.[1]
Kishte punuar që nga fillimi në arsim, në shkollën fillore “Emin Duraku” në Arllat, pak muaj në paralelen e Llapushnikut, pastaj si student, në shkollën fillore “Vëllazërimi” në Obiliq, në gjimnazin “Skënderbeu” në Gllogovc, në BVI-në për Shëndetësi në Gllogovc, pas largimit nga procesi edukativo-arsimor në vitin 1981, i fajësuar për mosvigjilencë për ndalimin e demonstratave edhe nga nxënësit e gjimnazit, pra për papërshtatshmëri ideo - politike në arsim. Ky largim ndodhi vetëm disa muaj pasi Bashkësia Kulturo-Arsimore e Krahinës së Kosovës e kishte shpallur profesorin më të mirë të vitit shkollor 1979/1980. Tashti ishte caktuar në detyrën e juristit (sic!) jashtë profesionit, për denim.[2]
Njëkohësisht ishte aktivizuar në lëvizjen e madhe politike, LDK - Dega në Gllogovc, nga e cila ishte zgjedhur deputet i Republikës së Kosovës, në legjislacionin e parë.[1] Po ashtu ishte aktivizuar në Lëvizjen për Pajtimin e Gjaqeve dhe Ngatërresave që në fillim të nismës.[2]
Pas krijimit të Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Kosovës, atëherë kur bëhet shkëputja e përjetshme nga sistemi serb i arsimit, ai kthehet në gjimnaz. Aty i besohet detyra e drejtorit për katër vite, edhe pse pas tre konkurseve nuk konkurroi askush, më 1.IX.1991 [3] duke iu vazhduar edhe mandati i dytë, më 21 gusht 1995.[4] Në vitet më të rënda të asaj zezone, ai përpëlitet me përjetimin e mangësive tërësore financiare për mbajtjen e mësimit dhe me domosdoshmërisë për mirëmbajtjen e objektit shkollor, për organizimin e punës pa asnjë përkrahje, pos asaj morale, madje edhe duke duruar dhunë të përhershme psikike,[5] por edhe fizike,[6] e cila edhe e gjymtoi në arganet e shikimit. “Trysni të veçantë kishte përjetuar drejtori i shkollës, i cili ishte ftuar më se tetë herë në milici, në “biseda informative”, e madje një herë (në gusht 1993) ishte mbajtur tërë natën, duke përjetuar lëndime të rënda fizike.”[7] Kjo ndodhi në gusht të vitit 1993.[8] Edhe pas luftës, që në vigjilje, e përjetoi një dhunë të paparë deri në vdekje, nga persona ende të pazbuluar, të cilët e nxorën nga zyra.[9] Aq ma keq, administrata e përzier vendore dhe e huaj, që u vendos në Gllogovc, edhe pse ky i dërgonte dëshmitë për paaftësitë e punës nga mjeku,[10] ia ndërprenë fillimisht ato pak të ardhura për muajt qershor, korrik dhe gusht, kur i duheshin më së shumti për medikamente për sherim e, pastaj edhe ia ndërprenë marrëdhënien e punës. U kushtëzua që të kërkoi punë në gazetën kombëtare “Bota sot” në Prishtinë, ku punoi redaktor i kulturës për gjashtë vite radhazi, deri sa edhe ajo ndërpreu punën. E vijoi jetën i papunë deri në moshën e pensionimit. Jeton në vendlindje dhe pandërprerë u muar me studime dhe krijimtari letrare. Deri tashti, si botime autoriale, ka botuar më se 38 vepra.
Publikimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1. “Veçanti krijuesish”, Prishtinë 1995,
2. “Nonda Bulka – krijimtaria letrare”, Prishtinë 1995,
3. “Të mosnjohurit e letërsisë shqiptare”, Prishtinë 1996,
4. “Kosova e poetëve të traditës, Prishtinë 1996,2006,
5. “Rimjohje letrare”, Prishtinë 1998,
6. “Traseja e mendimit”, Prishtinë 2001,
7. “Heshtim i kushtëzuar”, Prishtinë 2002,
8. “Memçuria iliro-shqiptare nëpër botë”, Prishtinë 2003,2007,
9. “Vlerësime, preokupime, përimtime”, Prishtinë 2004,
10. “Floknajë”, tregime 2004,
11. “Pseudonimet e shkrimtarëve shqiptarë 1685-1982”, Prishtinë 2005,2009, 2021,
12. “Simfonia e Dardanisë, Prishtinë 2006,
13. "Larrushi tematijke”, Prishtinë 2997,
14. “Mozaiku arstistik 1930-1939”, Prishtinë 2008,
15. “Islam Gashi, babai im-mësuesi i juaj” Prishtinë 2009,
16. “Bernardin Palaj sipas vrojtimit tim”, Prishtinë 2009,
17. “Zëri i arbërorëve të Greqisë-Aristidh Pango Kola”, Prishtinë2010,
18. “Arbneshi i Zarës, oazë shqiptare”, Prishtinë 2010,
19. “Nëna Tereze në arte”, Prishtinë 2010,
20. “Historia e dorëshkrimeve të historisë”, Prishtinë 2010,
21. "Karakteri i pathyeshëm V.S.Krasniqi”, Prishtinë 2011,
22. “Shqiptarësia e Vincentvs Zmajevichu-t”, Prishtinë 2011,
23. “Botimet shqipe jashtë etnikumit”, Prishtinë 2011,
24. “Arllati, e shkuara dhe e ardhmja e një lokaliteti”, Prishtinë 2011, 2024,
25. “Arti letrar si terapi shpirtërore”, Prishtinë 2012,
26. “Albumi i shkrimtarëve shqiptarë I”,Prishtinë 2012,
27. “Përjetësi arstistike – Bekim Fehmiu”, Prishtinë 2013,
28. “Poeti idealist – Fazli Greiçevci (1935-1964”, Prishtinë 2014,
29. “Krijuesit shqiptarë që shkruan në gjuhë të huaja”, Prishtinë 2014,
30. “Trini”, Prishtinë 2015,
31. “Legjenda e Drenicës”, Prishtinë 2016
32. “Artisti i katër dhuntive – Muharrem Qena”, Prishtinë2020,
33. “Trinia arstistike e Agim Ramadanit”, Prishtinë 2021,
34. “Katër arkitektë shqiptarë – Andrea Durrësaku, Arkitekt Sinani, Mehmet Isai dhe Karl Gega”, Prishtinë 2021,
35. “Aktori i përbotshëm – Aleksandër Moisiu”, Prishtinë 2021,
36. “Llazar Siljani, studiuesi atdhetar rekas”, Prishtinë 2021,
37. “Fletëza nga ditari i përzhitur”,Prishtinë 2022,
38. “Gjimnazi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Gllogovc”, Prishtinë2024. Gjatë luftës i janë djegur
39. “Antikitete”, tregime,
40. “Gjithmonë mbetet diçka e pathënë”, poezi,
41. “Shakja”, novelë,
42. “Formacionet stilistike të poezisë së viteve ‘30”, temë doktoranture.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit][1] Shih prof. Mujë Berisha: “Parlamenti dhe demokracia në Kosovë”, Prizren 1998, f. 235
[2] Nisma për Pajtimin e Gjaqeve dhe Ngatërresave kishte datën nismëtare 23 shkurtin 1990, në krye me prof. Anton Çettën, organizuar nga Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Drenas. Më gjerësisht, Sinan Gashi: Fletëza nga ditari i përzhitur, Prishtinë 2022, f.62-68.
[3] Shih Vendimi për emërimin e drejtorit, nr. 455-4, datë 6.9.1991, nënshkruar nga kryetari i Këshillit të Punëtorëve të gjimnazit “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, Rizah Hamza, prof.
[4] Shih Vendimin e Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës, 03 nr. 5-08, 21.VIII.1995, nënshkruar nga ministri Dr. Muhamet Bicaj
[5] “Ngase drejtori i gjimnazit mr. Sinan Gashi ishte i paluhatshëm dhe i gatshëm që, me çdo kusht ta mbronte shkollën,, nxënësit dhe arsimtarët shqiptarë, ndaj tij ushtrohet presion fizik dhe psikik. Nuk kalonte ditë pa u ftuar në biseda informative në Stacionin e Milicisë në Gllogovc.”, Q. Zariqi, vep.cit., f. 282
[6] Shih Gani Dili: Madhështia dhe tragjika, Prishtinë 2002, f. 56
[7] Grup autorësh, vep.cit., f. 11
[8] Shih “Rilindja”, Prishtinë 18 gusht 1993, f. 3; Grup autorësh: Njëzetepesë vjet të shkollës së mesme në Gllogoc, f. 11
[9] Krs. Paul Watson: Kosovo’e Ethnic Albanians Face New Peril-Themselves, “Los Angeles Times”, 19 august 2000; Paul Watson: Fushatë për t’i heshtur liderët e moderuar, ”Kosova sot”, Prishtinë, 23 nëntor 1999, f. 12; Mehdi Bardhi, fejton në të përditshmen “Pavarësia”, Prishtinë, 8-20 maj 2005, f. 7
[10] Dëshmi, Raporti mjekësor i Shtëpisë së Shëndetit në Gllogovc, nr. 02-137, datë 14. 08..2000, lëshuar nga drejtori Dr Gani Halilaj, mjek.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Elsie, Robert; Hasani, Hasan (1995). "Leksikon i shkrimtarëve shqiptarë 1501-1990". World Literature Today. 69 (1): 199. doi:10.2307/40151062. ISSN 0196-3570.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Elsie, Robert; Hasani, Hasan (1995). "Leksikon i shkrimtarëve shqiptarë 1501-1990". World Literature Today. 69 (1): 199. doi:10.2307/40151062. ISSN 0196-3570.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)