Jump to content

Singapori

Coordinates: 1°18′N 103°48′E / 1.3°N 103.8°E / 1.3; 103.8
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

1°18′N 103°48′E / 1.3°N 103.8°E / 1.3; 103.8

Republik Singapura
Republic of Singapore
Xīnjiāpō Gònghéguó
Ciŋakappūr Kudiyarasu
Emblema - Singapori
Singapori Singapori
Moto Kombëtare: Majulah Singapura
(Gj. Ma.: Përpara, Singaporë)
Vendndodhja - Singapori
Vendndodhja - Singapori

Singapori zyrtarisht Republika e Singaporit ( Tamil: சிங்கப்பூர் குடியரசு) është një qytet-shtet ishullor sovran në Azinë Juglindore. Ai shtrihet pranë skajit jugor të Gadishullit Malaja dhe është 137 km në veri të ekuatorit. Territori i vendit përbëhet nga ishulli në formë rombi, zakonisht të referuara si Ishulli i Singaporit (anglisht: Singapore Island dhe malajzisht: Pulau Ujong), dhe më shumë se 60 ishuj të vegjël. Singapori ndahet nga Malajzia gadishullore nga Ngushtica e Johorit në veri dhe nga Ishujt Riau të Indonezisë nga Ngushtica e Singaporit në jug. Vendi është i urbanizuar shumë. Territori i vendit zgjerohet vazhdimisht përmes bonifikimit, krijimit të tokës nga deti.

Ishujt u banuan në shekullin e dytë dhe më i përkisnin një serie perandorish lokale. Singapori modern u themelua në 1819 nga Sir Stamford Raffles si një pikë tregtare e kompanisë India Lindore me leje nga Sulltanati i Johorit. Britanikët morrën sovranitetin mbi ishullin në 1824 dhe Singapori u bë një nga Vendbanimet britanike të Ngushticave në 1826. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Singapori u pushtua nga japonezët. Ai e deklaroi pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1963 dhe u bashkua me territoret e tjera britanike për të formuar Malajzinë, nga e cila u përjashtua dy vjet më vonë me anë të një akti unanim të parlamentit. Që atëherë, Singapori është zhvilluar me shpejtësi, duke fituar njohjen si një nga Katër Tigrat Aziatikë.

Singapori është një qendrat më të mëdha tregtare në botë, me qendrën e katërt më të madhe financiare dhe një nga pesë portet më të ngarkuara. Ekonomia e tij e globalizuar dhe e larmishëme varur shumë nga tregtia, sidomos e prodhimit. Në termat e vlerës së fuqisë blerëse, Singapori ka të ardhurat për frymë të tretat më të larta në botë. Ai është ndër vendet e para në renditjen ndërkombëtare në lidhje me arsimin, kujdesin shëndetësor, transparencën e qeverisë, dhe konkurrueshmërisë ekonomike.

Singapori është një republikë parlamentare shumëpartiake. Partia e Veprimit Popullor ka fituar çdo zgjedhje që kur vetëqeverisja filloi në vitin 1959. Pak më shumë se pesë milionë njerëz jetojnë në Singapor dhe përafërsisht dy milionë kanë lindur jashtë Singaporit pra janë imigrantë. Popullsia e Singaporit është e shumëllojshme, por aziatikët etnike mbizotërojnë: 75 për qind e popullsisë është kineze, me pakica të rëndësishme të malajzianëve, indianëve dhe euraziatikëve. Singapori ka katër gjuhë zyrtare, që përfshijnë gjuhën angleze, gjuhën malajziane, gjuhën kineze, dhe gjuhën tamile, dhe vendi promovon multikulturalizmin nëpërmjet një sërë politikash zyrtare.

Artikulli kryesor: Historia

Që më 1819/24 deri më 1963 ky vend gjendej nën sundimin britanik, më 1959 fitoi të drejtën e vetëqeverisjes. Nga viti 1963, për dy vjet radhazi ka qenë pjesë e Federatës Malajziane, ndërsa nga viti 1965 qëndron si republikë e pavarur. Nga 1999 president i republikës ka qenë S. R. Natan (S. R. Nathan) ndërsa nga viti 1990 kryeministër ka qenë Goh Çok Tong (Goh Chok Tong).

Artikulli kryesor: Sistemi shtetëror

Njësit administrative

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Artikulli kryesor: Njësit administrative
Artikulli kryesor : Gjeografia

Territorin e shtetit të Singaporit e përbëjnë 63 ishuj, duke përfshirë ishullin kryesor, Ishullin e Singaporit ose i quajur ndryshe Pulau Ujong.

Ishujt Jurong, Pulau Tekong, Pulau Ubin dhe Sentosa janë ishujt e tjerë të mëdhenj te Singaporit. Pika më e lartë natyrore në Singapor ndodhet ne kodrën Bukit Tima 166 metra mbi nivelin e detit.

Klima e Singaporit është tropike pa dallime në sitinë dhe rrebeshi i shirave të pasdites janë të shpeshta.

Temperaturat lëvizin nga 22 °C deri 34 °C. Mesatarisht lagështia relative është rreth 90 % në mëgjes dhe 60 % pas dite. Temperaturat më të ulëta dhe më të larta kanë arritur 18,5 °C dhe 37,8 °C. Ka nje mal te gjate 3500 m qe quhet Nlja.

Artikulli kryesor : Ekonomia

Singapori është port me rëndësi të madhe ndërkombëtare. Përgjatë 16 km të bregdetit të tij shtrihen ndërtesa të larta, depot e shkarkimit dhe të ngarkimit të mallrave dhe kontainier detarë për riparimine anijeve. Është qytet i madh modern, tregtar, financiar, etj.

Bujqësia është vetëm simbolike. Ka të zhvilluar peshkimin. Është shtet i industrisë tekstile, i anijendërtimtarisë, industrisë kimike, grafike, farmaceutike, i metalurgjisë, i duhanit, i çimentos, etj. Eksporton makina, kauçuk, prodhime kimike, ndërsa importon lëndë të para për industri dhe prodhime ushqimore.

Artikulli kryesor : Demografia

Sipas statistikave zyrtare, numri i popullsisë së Singaporit deri në shtatorë të vitit 2016 ka qenë 5,61 milion.

Kinezët përbëjnë 75,2%, Malajasit 13,6%, Indianët 8,8%, ndërsa Evroaziatikët dhe grupet tjera përbëjnë 2,4.

Në vitin 2006 shkalla e natalitetit ka qenë 10,1 për 1000 banorë, shkalla e mortalitetit gjithashtu është ndër më të ulëtat në botë 4,3 në 1000 banorë. Shtimi natyrorë ka qenë 4,4%.

Singapori është vendi i dytë në botë pas Monakos për nga dendësia e popullsisë, duke mos llogaritur Hong Kongun dhe Makaon të cilat janë regjione me administrim special nga Republika Popullore e Kinës. Në vitin 1957, Singapori ka pasur 1,45 milion banorë.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Singapori – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
 Commons: Singapori – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale