Skapiliatura

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Skapiliatura (italisht: Scapigliatura) ishte një grup artistik dhe letrar, i zhvilluar në Italinë verioreshekullit të 19-të, duke filluar nga vitet '60 të shekullit. Duke pasur si qendër nisjeje Milanon, e më pas duke u përhapur në të gjithë gadishullin, ky term u propozua si fillim nga Cletto Arrighi në librin e tij Skapiliatura dhe 6 shkurti (La scapigliatura e il 6 febbraio). Termi është pothuajse një sinonim i fjalës franceze Bohème, që bën të kuptojë stilin e një jete prej ciganësh dhe endacakësh. Një referencë kjo, për artistët nga Parisi, që jetonin një jetë jo harmonike dhe të shqetësuar anarkie.

Një rrymë kjo, kundër romanticizmit italian, duke marrë nga natyralizmi francez, që sapo kishte lindur, nga romanticizmi i huaj dhe nga vala mallkuese e Rembo dhe Baudelaire.