Shërbëtori i Popullit
| Shërbëtori i Popullit | |
|---|---|
| Слуга Народу | |
| Zhanri | Satirë politike Komedi |
| Në role kryesore |
|
| Kompozitori i siglës | Dmitro Shurov |
| Kompozitori/ja |
|
| Shteti i origjinës | Ukraina |
| Gjuhët origjinale | Rusisht Ukrainisht |
| Nr. i sezoneve | 3 |
| Nr. i episodeve | 51 |
| Prodhimi | |
| Producenti ekzekutiv |
|
| Producentët |
|
| Vendet e prodhimit | Kiev, Ukrainë |
| Kohëzgjatja | 40–90 minuta |
| Kompania prodhuese | Kvartal 95 |
| Publikimi origjinal | |
| Rrjeti | 1+1 |
| Publikimi | 16 nëntor 2015 – 28 mars 2019 |
Shërbëtori i Popullit (Ukrainisht: Слуга Народу, romanizuar: Sluha Narodu, shqiptimi Ukrainian: [sɫuˈɦɑ nɐˈrɔdʊ]) është një serial humoristik dhe politiko-satirik ukrainas i krijuar dhe prodhuar nga Volodimir Zelenski.[1] Zelenski luan rolin kryesor si Vasil Petroviç Holoborodko, një profesor i historisë në të tridhjetat, që zgjedhet papritmas si Presidenti i Ukrainës pasi një nxënës e poston një fjalim të ashpër të tij kundër korrupsionit në shtetin e tij,[2][3][4] që bëhet viral. Seriali eci për tre sezone prej 2015 deri në 2019, dhe një adaptim filmik u lëshua në 2016.[5] Seriali u prodhua nga Kvartal 95, një studio e themeluar nga Zelenski.[2]
Në 2018, studioja u përfshi në politikën ukrainase kur një parti politike e të njëjtit emër si seriali u regjistrua.[6] Zelenski garoi si kandidati në zgjedhjet presidenciale ukrainase të vitit 2019 prej vërteti dhe u zgjodh si president në rundin e dytë, duke mposhtur presidentin në detyrë Petro Poroshenko.[7][8][9][10] Zelenski u betua si presidenti i Ukrainës më 20 maj 2019.
Rrëfimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vasil Petroviç Holoborodko (luan Volodimir Zelenski) është një profesor i historisë në gjimnaz që papritmas bën namin politik pasi një video e shfryrjes së tij kundër korrupsionit politik bëhet virale. Pa dijeninë e tij. nxënësit e tij organizojnë një fushatë të financimit që ia siguron kandidimin në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës, duke rezultuar në fitoren e tij.[11][12][13]
Pasi fiton zyrën ai është plotësisht i papërgatitur për kërkesat e fuqisë politike. Ai refuzon privilegjet tradicionale, duke vendosur të jetojë në kushte modeste, dhe duke udhëtuar me autobus apo biçikletë. Për të shtyrë reforma përpara, ai punon me një ekip të vogël të këshilltarëve fillimisht skeptikë ndaj tij që me kalimin e kohës bëhen besnikë.[14][15]
Holoborodko përballet me korrupsionin sistematik dhe ndikimin oligarkik. Ai i lë mënjanë truprojet, refuzon skenaret, dhe kundërshton kur familja e tij provon ta shfrytëzojë pozitën e tij të re për përfitim vetjak. Ai poashtu e shpalos një kryeministër të korruptuar duke zbuluar një libër të zi të llogarive duke cekur transakcionet e fshehta gjatë një debati televiziv. Sekuencat e ëndrrave dhe haluçinacioneve të tij me figura historike si Abraham Linkolni dhe Çe Gevara e udhëzojnë në këtë rrugë.
Sezonet e mëvonshme zhvillohen në narrativa ansambël, duke shfaqur Holoborodkon dhe kabinetin e tij duke lundruar nëpër rezistenca burokratike, duke siguruar përkrahjen e FMN-së dhe duke miratuar ligje kundër korrupsionit.[16]
Zhvillimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prodhimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Koncepti: Volodimir Zelenski, Andrij Jakovlev, Oleksij Kirjushçenko, Serhi Shefir, Boris Shefir
- Skenari: Andrij Jakovlev, Oleksij Kirjushçenko, Jurij Kostjuk, Jurij Mikulenko, Dmitro Hrihorenko, Mikhailo Savin, Dmitro Kozlov, Oleksandër Bragin
- Regjia: Oleksij Kirjushçenko
- Kinematografia: Serhi Koshel
- Dizajneri i prodhimit: Vadim Shinkarjov
- Kompozitori: Andrij Kirjushçenko
- Kolona zanore: Dmitro Shurov, Potap, and Nastya
- Grimi: Nina Kremeshna-Lavrinenko
- Kostumografia: Veronika Jatsenko
- Producenti ekzekutiv: Viktor Jarish
- Producenti kreativ: Juri Kostjuk
- Producenti: Volodimir Zelenski, Boris Shefir, Serhi Shefir, Andrij Jakovlev, Oleksij Kirjushçenko
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Heritage, Stuart (2022-03-07). "Zelenskiy's Servant of the People: the TV show that made Ukraine's president". The Guardian (në anglishte britanike). ISSN 0261-3077. Marrë më 2025-08-30.
- 1 2 Jacobsen, Katherine (13 dhjetor 2016). "How a Fictional President Is Helping Ukrainians Rethink Their Absurd Politics". Foreign Policy (në anglisht). Marrë më 25 gusht 2017.
- ↑ Kao, Anthony (6 qershor 2017). "Ukraine's 'Servant of the People' is a hidden gem of political comedy". Cinema Escapist (në anglisht). Marrë më 25 gusht 2017.
- ↑ Kao, Anthony (22 gusht 2017). "Interview: Vladimir Zelenskiy on playing Ukraine's president in 'Servant of the People'". Cinema Escapist (në anglisht). Marrë më 25 gusht 2017.
- ↑ "Sluga naroda". iMDB (në anglisht). 2015-10-16. Marrë më 2022-03-20.
- ↑ "Минюст зарегистрировал партию 'Слуга народа'" [Ministria e Drejtësisë regjistroi partinë "Shërbëtor i Popullit"]. Ukrainian News Agency (në rusisht). 26 prill 2018.
- ↑ Wilson, Jennifer (26 prill 2019). "Ukraine Elected a Sitcom Star President. His Show Tells Us What to Expect". Slate (në anglisht). Marrë më 20 dhjetor 2019.
- ↑ LL, N. (2019-04-21). "Nuk është shaka: Komediani Zelensky zgjidhet president i Ukrainës". Klan Kosova. Marrë më 2025-09-07.
- ↑ "Zgjedhjet në Ukrainë: Komediani "fiton presidencën"". 360 Gradë. 21 prill 2019. Marrë më 7 shtator 2025.
- ↑ "Imitonte presidentin në televizon, humoristi ukrainas zgjidhet president". Dosja.al. 2019-04-21. Marrë më 2025-09-07.
- ↑ Heritage, Stuart (2022-03-07). "Zelenskiy's Servant of the People: the TV show that made Ukraine's president". The Guardian (në anglisht). Marrë më 2022-03-20.
- ↑ McFarland, Melanie (2022-03-18). "'Servant of the People' is an example of a politician living up to the promise he plays out on TV". Salon (në anglisht). Marrë më 2022-03-20.
- ↑ Këlliçi, Ermal (2022-03-26). "Sa shqip na flet "Shërbëtori i Popullit" i Zelenskyt". Gazeta Si. Marrë më 2025-09-07.
- ↑ Nussbaum, Emily (2019-09-30). "In Ukraine, a TV President to Rival Trump". The New Yorker (në anglishte amerikane). ISSN 0028-792X. Marrë më 2025-09-02.
- ↑ Rindner, Grant (2022-03-18). "Now You Can Watch the Show that Launched Volodymyr Zelensky's Presidency". GQ (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-09-02.
- ↑ "What Zelensky's TV show 'Servant of the People' reveals about him, and Ukraine". The Washington Post (në anglishte amerikane). 2022-03-22. ISSN 0190-8286. Marrë më 2025-09-02.
- Articles containing Ukrainian-language text
- Pages using infobox television with unnecessary name parameter
- Pages using infobox television with unlinked values
- Pages using infobox television with nonstandard dates
- Faqe me IPA në Ukrainian
- Pages using IMDb title with unknown parameters
- Premiera televizive ukrainase 2015
- Përfundime televizive ukrainase 2019
- Seriale televizive ukrainase të viteve 2010
- Seriale televizive humoristike ukrainase
- Seriale televizive humoristike rreth vendit të punës
- Seriale televizive politiko-satirike
- Programe televizive në rusisht
- Programe televizive të vendosura në Kiev
- Vepra rreth korrupsionit
- Vepra rreth politikanëve
- Seriale televizive rreth presidentëve
- Korrupsioni në Ukrainë
- Volodimir Zelenski
- Programe televizive të rikrijuar jashtë shtetit
- Programe televizive të vendosura në Ukrainë
- Seriale televizive shumëgjuhëshe
- Satirë ukrainase
- Vepra të Kvartal 95 Studios