Shko te përmbajtja

Soli (hyjni)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Reliev i Solit, shekulli II-III, Lugdunum Musée et Théâtres

Soli është personifikimi romak i Diellit dhe një perëndi në Fenë Romake. Mendohej gjatë se Roma faktikisht kishte dy perëndi të ndryshme, të njëpasnjëshme diellore: I pari, Sol Indiges (dielli i hyjnizuar), mendohej se ishte i parëndësishëm, duke u zhdukur në një periudhë të hershme. Vetëm në Perandorinë e Vonë Romake, studjuesit debatonin, a u rishfaq kulti diellor në Romë me mbërritjen e Sol Invictus sirian (Dielli i pamposhtshëm), ndoshta nën ndikimin e Mistereve Mitraike.[1] Publikime nga mesi i viteve 1990 e kanë sfiduar mendimin e dy zotave të ndryshëm romakë të diellit, duke iu referuar dëshmive të shumta për vijimësinë e kultit të Solit dhe mungesën e ndonjë diferencimi të qartë, si në emërtim ashtu dhe në paraqitje, midis perëndisë së "hershme" dhe "të vonë" romake të diellit.[2][3][4][5]

Fjala latine sol për "Diellin" besohet se rrjedh nga gjuha proto-indo-evropiane, si një vijim i heteroclitikes *Seh2ul- / *Sh2-en- dhe kështu motërzim me hyjnitë e tjera dielloregjuhët indo-evropiane: gjermaniku Sol, sanskriti Surja, avestani Hvare-khshaeta, greku Helios, lituani Saulė.[6] Gjithashtu krahasoni latinishten sol me usil etrusk. Tashmë, gjuhët neolatine përdorin akoma reflekse të sol (p.sh.: sole italisht, sol portugalisht, sol spanjisht, soare rumanisht dhe soleil frëngjisht) si fjalën kryesore për "diell", ashtu si të gjitha gjuhët skandinave.[a]

Gjatë Republikës Romake

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Soli në një disk

Sipas burimeve romake, adhurimi i Solit u fut nga Tit Tatiusi, pak pas themelimit të Romës.[7][8] Te Virgjili ai është gjyshi i Latinit, djalit i vajzës së Solit, Circja, e cila jetonte jo largë prej Romës në Monte Circeo.[9] Një faltore e Solit qëndronte në brigjet e Numiciusit, pranë faltoreve shumë të rëndësishme të fesë së hershme latine.[10]

Në Romë Soli kishte një tempull "të vjetër" te Circus Maximus sipas Tacitit (56–117 i e.s.),[11] dhe tempulli i tij mbeti i rëndësishëm në tre shekujt e parë të erës sonë.[12] Soli kishte gjithashtu një faltore të vjetër mbi Kuirinal, ku i ofrohej një flijim i përvitshëm Sol Indiges në 9 gusht për të përkujtar fitoren e Çezarit në Farsala (48 p.e.s.).[b][13] Kalendarët ritualë romakë ose fasti gjithashtu përmendin një gosti për Sol Indiges në 11 dhjetor dhe një flijim për Solin dhe Lunën në 28 gusht. Tradicionalisht, studjuesit e kanë konsideruar Sol Indiges[c] për të përfaqësuar një formë të hershme, më bujqësore te i cili adhurohej perëndia romake Sol dhe e konsideronin atë si shumë të ndryshëm nga Sol Invictus i vonë romak, që ata besonin se ishte një hyjni kryesisht siriane. As epiteti "indiges" (i cili do të dilte jashtë përdorimit dikur pas Çezarit), as epiteti "invictus" gjithësesi nuk janë përdorur në mënyrë të vazhdueshme, duke e bërë të pamundur ti diferencosh midis dyve.

Pllakat kushtimore në reliev që paraqet Sol Invictus, Lunën dhe Jupiter Dolichenus, mes viteve 150200 të e.s., Romë

Sol Invictus (në shqip mund të përkthehet si "Dielli i Pamposhtshëm") mendohej prej kohësh se kishte qenë një hyjni diellore e huaj e mbështetur nga shteti, i futur ose nga Emesa ose nga Palmira në Siri nga perandori Aurelian në vitin 274 duke i lënë në hije kultet e tjera lindore në rëndësi,[14] Deri në shfuqizimin e Fesë së vjetër romake gjatë sundimit të Teodosit të I.

Sidoqoftë dëshmitë për këtë mendim, në rastin më të mirë të dobët,[15] dhe mendimin se Aureliani futi një kult të ri të diellit injoron dëshmitë e shumta në monedha, imazhe, mbishkrime dhe në burime të tjera për një prani të fortë të perëndisë diellore në Romë gjatë gjithë Periudhës Perandorake.[16][15][2] Tertuliani (vdekur në vitin 220 të e.s.) shkroi se Circus Maximus i ishte kushtuar kryesisht Solit.[17] Gjatë sundimit të Aurelianit, u themelua një kolegj i ri pontifeksësh për Solin.[18] Ka ca debat mbi domethënien e datës 21 dhjetor për kultin e Solit. Sipas një burimi të vetëm të vonë, romakët zhvillonin një festival më 21 dhjetor të quajtur Dies Natalis Invicti, "ditëlindja e të pamposhturit." Shumica e studjuesve mendojnë se bëhej fjalë për Sol Invictus, megjithëse burimi për këtë festival nuk e pohon atë shprehimisht.[d][19]

Ana B e një relievi mitraik zbuluar në Faino Romano që paraqet Solin, Mitrën dhe Lunën, shekulli II-III, Muzeu i Luvrit

25 dhjetori tregohej përgjithësish si data e solsticit dimëror,[e] me zgjatjen e parë të dallueshme të orëve me dritë të ditës. Kalendari Filokalian i vitit 354, pjesa VI, jep një festival të Natalis Invicti më 25 dhjetor. Ka dëshmi të kufizuara se ky festival kremtohej para mesit të shekullit të IV.[f][20][21] Mbishkrimi[22] faktikisht përshkruan një ofertë të përvitshme ndaj Solit më 18 nëntor (die XIV Kal(endis) Decemb(ribus), d.m.th., në ditën e katërmbëdhjetë para kalendave të dhjetorit).[23] Po Kalendari Filokalian, pjesa VIII, përmend edhe lindjen e Jezu Krishtit, duke pohuar se "Zoti Jezu Krisht kishte lindur në ditën e tetë para kalendave të janarit" (d.m.th., më 25 dhjetor). Që nga shekulli XII,[24] ka pasur spekullime se data afër solsticit e 25 dhjetorit për Krishtlindjet u zgjodh se ajo ishte data festivalitDies Natalis Solis Invicti, por historianët e antikitetit të vonë nuk e përmendin këtë dhe të tjerët spekullojnë se Aureliani e zgjodhi 25 dhjetorin për të lënë në hije kremtimet e krishtera tashmë në ngjitje.[25] kur festivali më 25 dhjetor u themelua nuk është e qartë, gjë që e bënë të vështirë të pohosh se çfarë ndikimi pati (nëse pati) mbi themelimin e Krishtlindjet.

Kishte gjithashtu festivale në ditët e tjera të dhjetorit, duke përfsirë 11-tën (të përmendur më lartë), si dhe të gushtit. Gordon thekson se asnjë nga këta festivale të tjera nuk janë të lidhur me ngjarje astronomike.[15]

Përgjatë shekullit të IV kulti i Solit vijoi të ruhej nga pontifeksët e rangut të lartë, duke përfshirë Vetius Agorius Pretekstatin e shquar.[26]

Lidhja me perandorët

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në të majtë, perandori romak Aurelian me një kurorë me rreze dhe në të djathtë, një paraqitje e Solit

Sipas Historia Augusta, Elagabali, trashëgimtari adoleshent severan, adoptoi emrin e hyjnisë së tij dhe e solli imazhin e kultit të tij nga Emesa në Romë. Kur u vendos si perandor, ai i la pas dore hyjnitë tradicionale shtetërore të Romës dhe promovoi hyjninë e tij si më të fuqishmen e Romës. Kjo përfundoi me vrasjen e tij në vitin 222. Historia Augusta e barazon hyjninë Elagabal me Jupiterin dhe Solin: fuit autem Heliogabali vel Iovis vel Solis sacerdos, "Ai ishte gjithashtu një prift i Heliogabalit, Jupiterit, ose Solit".[27] Ndërsa kjo ishte parë si një përpjekje për të importuar hyjninë diellore siriane në Romë,[28] kulti romak i Solit kishte ekzistuar në Romë të paktën që nga fillimi i Republikës.[29][30][31][32]

Pasi kulti i Solit u rrit dhe Soli mori atribute të hyjnive të tjera, Soli filloi të përdorej si një mënyrë për të paraqitur pushtetin perandorak. Kurora me rreze mbi portretet e disa perandorëve në monedha të prera në shekullin e III u lidh me Solin,[33][34] dhe mund të ketë qenë ndikuar nga paraqitje më të hershme të Aleksandrit të Madh.[35] Disa monedha të prera në shekulllin e IV paraqesin Solin në një anë.[33] Kostandinin e I duke mbajtur kurorën rrezatuese, megjithëse disa argumentojnë se synonte të përfaqësonte "Gozhdët e Shenjta" dhe jo Solin.[36]

Identifimi me perëndi të tjera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Reliev i skenës mitraike të tauroktonisë që paraqet Mitrën duke flijuar demin me perëndinë diell (Sol Invictus) në të majtë dhe Lunën në të djathtë, shekulli IIIII, Muzeu i Luvrit

Filozofë të ndryshëm romakë spekulluan mbi natyrën e diellit, pa arritur në një konsensus. Një shembull tipik është Nigidius Figuli, një studjues i shekullit të I p.e.s.. Veprat e tij nuk kanë mbijetuar, por duke shkruar pesë shekuj më vonë, Makrobiusi tregon se Nigidiusi argumentonte se Soli duhet të identifikohej me Janusin dhe se ai kishte një kundërpjesë, Jana, e cila ishte Luna. Si të tillë, ata duhet të konsideroheshin se zotat më të lartë, duke i marë flijimet e tyre para gjithë të tjerëve.[37][38] Spekullime të tilla duket se kufizoheshin në një elitë erudite dhe nuk kishin ndikim mbi kultin e mirë-dëshmuar të Solit si hyjni e pavarur: Asnjë burim i lashtë përveç Makrobiusit nuk e përmend barazimin e Solit me Janusin.

Lidhja me Mitrën

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Soli shfaqet shumë herë në paraqitjet e Mitras, si te Tauroktonia e Mitrës duke vrarë demin dhe duke parë nga Soli mbi supet e tij.[39] Ata shfaqen në skena të tjera bashkë nga Mitra duke u ngjitur mbrapa karros së Solit, duke shtrënguar duart dhe në disa paraqitje të Solit duke iu gjunjëzuar Mitrës.[40] Mitra njihej si Sol Invictus edhe pse Soli është një hyjni e veçantë, një marrëdhënie paradoksale, ku ata janë njëri-tjetri por të veçuar.[39] Ata janë hyjni të veçanta për shkak të disa ngjashmërive një lidhje midis tyre mund të krijohej, që mund të çonte në zëvendësimin e njëri-tjetrit.

  1. Sol, i huazuar nga latinishtja, është përdorur në anglishten bashkëkohore nga astronomët dhe shumë shkrimtarë fanta-shkencorë si emrin e e diellit për ta dalluar atë nga yjet e tjerë që mund të ishin diej për sistemet e tyre planetare.
  2. "a.d. V Idus Augustas: Soli Indigeti in colle Quirinali Feriae quod eo die Gaius Caesar Gai filius Pharsali devicit"
    "9 gushti: festivali për Sol Indiges mbi Kodrën Kuirinale, pasi në atë ditë Gaius Çezari, biri i Gaiusit, qe fitimtar në Farsala" – Mark Fabius Kuintiliani.
    a.d. V Idus Augustas: Solis Indigetis in colle Quirinali Sacrificium Publicum
  3. Sol Indiges përkthehet në mënyra të ndryshme si "dielli vendas" ose "dielli i thirrur" –etimologjia dhe kuptimi i fjalës "indiges" është i debatuar.
  4. Natalis Invicti është përmendur vetëm te Kalendari i Filokalit, i cili daton nga viti 354 i erës sonë.
  5. Kur Jul Çezari futi Kalendarin Julian në vitin 45 p.e.s., 25 dhjetori ishte afërsisht data e solsticit. Në kohët moderne, solstici bie më 21 ose 22 dhjetor.
  6. "Një mbishkrim me interes të jashtëzakonshëm nga mbretërimi i Licinit përfaqëson përshkrimin zyrtar për kremtimin e përvitshëm nga ushtria e tij të një festivali të Sol Invictus më 19 dhjetor "
  1. Halsberghe, Gaston (1972). The Cult of Sol Invictus (në anglisht). Leiden: Brill. EPRO 223.
  2. 1 2 Hijmans, Steven (1996). "The Sun which did not rise in the East: The cult of Sol Invictus in the light of non-literary evidence". Babesch (në anglisht). 71: 115–150. doi:10.2143/BAB.71.0.2002277.
  3. Berrens, Stefan (2004). Sonnenkult und Kaisertum von den Severern bis zu Constantin I. (193-337 n. Chr.) (në gjermanisht). Vëll. 185. Shtutgart: Historia Einzelschriften. ISBN 3-515-08575-0.
  4. Matern, Petra (2001). Helios und Sol: Kulte und Ikonographie des griechischen und römischen Sonnengottes (në gjermanisht). Stamboll: Ege. ISBN 978-975-8070-53-4.
  5. Hijmans, Steven (2009). Sol: The Sun in the Art and Religions of Rome (Tezë) (në anglisht). University of Groningen. ISBN 978-903673931-3.
  6. James Patrick Mallory; Douglas Quentin Adams, red. (1997). "Sun". Encyclopedia of Indo-European Culture (në anglisht). Fitzroy Dearborn. fq. 556. ISBN 978-1-884964-98-5.
  7. Varroni, De Lingua, 5.68.
  8. Agostini, De Civitate Dei, iv. 23
  9. Virgjili, Aeneid, 12, 161–164.
  10. Plini Plaku (1855). John Bostock; Henry Thomas Riley; Gregory R. Crane (red.). The Natural History (në anglisht). Taylor and Francis. fq. III 56 nëpërmjet Tufts University: Perseus Digital Library.
  11. Taciti, Annales, 15, 74.
  12. Tertuliani, de Spect, 8.
  13. Mark Fabius Kuintiliani, Institutio Oratoria, 1,7,12; Fasti Amiternini; Fasti Vallensis; cf. Fasti Maffeiani dhe Fasti Allifani.
  14. Një shembull tipik i kësaj vije mendimi mund të gjendet te: Allan S. Hoey (1939). "Official policy towards oriental cults in the Roman army". Transactions and Proceedings of the American Philological Association (në anglisht). 70: 456–481, veç. 479ff. doi:10.2307/283102. JSTOR 283102.
  15. 1 2 3 Richard L. Gordon; Wallraff, Martin (2006). Cancik, Hubert; Schneider, Helmuth (red.). "Sol". Antiquity volumes (në anglisht). Bon, Gjermani: Brill's New Pauly.
  16. Gordon & Wallraff 2006.
  17. Tertuliani, De Spect., 8
  18. Hijmans, Steven E. (2009). Sol: the Sun in the Art and Religions of Rome (në anglisht). University of Groningen. ISBN 978-90-367-3931-3. OCLC 632117190.
  19. "Chronography of the 354-06 Calendar". Ccel.org (në anglisht).
  20. Wallraff 2001, ff. 174–177.
  21. Hoey 1939, f. 480.
  22. Dessau, Inscriptiones Latinae Selectae, id = 8940
  23. "Online text of inscription, Parts 6 and 12". Tertullian.org (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2007.
  24. Peshkopi Jacob Bar-Salabi, i cituar te MacMullen, Ramsay (1997). Christianity and Paganism in the Fourth to Eighth Centuries (në anglisht). Yale. fq. 155.
  25. McGowan, Andrew (dhjetor 2002). "How December 25 became Christmas". Bible Review (në anglisht). Biblical Archeology Society. Marrë më 9 prill 2021.
  26. Corpus Inscriptionum Latinarum, VI, 1778, "CIL, VI, 1778". 1.ku-eichstaett.de (në gjermanisht). Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2011. dhe 1779."CIL, VI, 1779". 1.ku-eichstaett.de (në gjermanisht). Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2011.
  27. Feenstra, R. (2010), "Edition Of The Latin Text And English Translation", Hugo Grotius Mare Liberum 1609–2009 (në anglisht), Brill | Nijhoff, fq. 1–25, doi:10.1163/ej.9789004177017.i-178.20, ISBN 978-90-4743045-2, marrë më 27 tetor 2021
  28. Halsberghe, Gaston (1972). The Cult of Sol Invictus (në anglisht). BRILL. doi:10.1163/9789004296251. ISBN 978-90-04-29625-1.
  29. HIJMANS, Steven E. (1 dhjetor 1996). "The Sun Which Did Not Rise in the East". Babesch (në anglisht). 71: 115–150. doi:10.2143/bab.71.0.2002277. ISSN 0165-9367.
  30. Berrens, Stephan (2004). Sonnenkult und Kaisertum von den Severern bis zu Constantin I. (193-337 n. Chr.) (në gjermanisht). Shtutgart: F. Steiner. ISBN 3-515-08575-0. OCLC 57010712.
  31. Hijmans, Steven E. (2009). Sol: The Sun in the Art and Religions of Rome (në anglisht). University of Groningen. ISBN 978-90-367-3931-3. OCLC 632117190.
  32. Matern, Petra (2002). Helios und Sol: Kulte und Ikonographie des griechischen und römischen Sonnengottes (në gjermanisht). Stamboll: Ege Yayınları. ISBN 975-8070-53-3. OCLC 53857589.
  33. 1 2 "Biblical Artifacts Ancient Coins and Artifacts from the Holy Land". Biblicalartifacts.com (në anglisht). Marrë më 20 nëntor 2020.
  34. Bardill, Jonathan (2012), Constantine, Divine Emperor of the Christian Golden Age (në anglisht), Cambridge University Press, fq. 114
  35. Stewart, Andrew (1993). Faces of Power: Alexander's Image and Hellenistic Politics (në anglisht). University of California Press. fq. 246.
  36. Lavan, Luke (2011). "Political Talismans? Residual 'Pagan' Statues In Late Antique Public Space". The Archaeology of Late Antique 'Paganism' (në anglisht). BRILL. fq. 437–477. doi:10.1163/ej.9789004192379.i-643.109. ISBN 978-90-04-21039-4. Marrë më 7 dhjetor 2020.
  37. Makrobiusi, Saturnalia, i. 9.
  38. Një jehonë e pikëpamjes së Nigidius Figulit, ndoshta mund të gjendet te Ciceroni, De Natura Deorum, ii. 27
  39. 1 2 Clauss, Manfred (2001). The Roman Cult of Mithras: The God and His Mysteries (në anglisht). Përkthyer nga Richard Gordon. Taylor & Francis. doi:10.4324/9781315085333. ISBN 978-0-415-92978-3.
  40. Beck, Roger (6 nëntor 2020). Beck on Mithraism (në anglisht). Routledge. doi:10.4324/9781315096513. ISBN 978-1-351-57433-4. S2CID 228869848.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]