Anton Harapi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 37: Rreshti 37:
:"Më rrenë mendja se nuk ka zog shqiptari, qi të mendojë se unë e mora ketë barrë për kulltuk, për interesë a për ndonji intrigë. Mundet veç me drashtë ndokush mos qe ndonji maní e emja qi më shtyni deri këtu. Edhe un po u a vërtetoj fjalën dhe po u thom se po: manija e Shqipnís, po, qe ajo qi më vuni dilemën : a me anarkista për të ba gjak, ase me hjekun dorë prej çashtjes kombtare. Dhe mbassi shpirti nuk m'a tha të baj as njenën, as tjetrën, qeshë i shtërnguem të zgjedhi njenën dysh: a të baj nji marrí tue e pranue ketë zyrë, ase të tregoj nji dobsí tue u largue. Vendova ma mirë të baj nji marrí: ase sikurse thonë ata shqiptarë qi duen të ruhen të pastër – desha të komprometohem".''<ref>Fjalimi i Shk. P. Anton Harapi O.F.M., në [[Hylli i Dritës]], 1944 (XX), n. 1, fq. 6.</ref>
:"Më rrenë mendja se nuk ka zog shqiptari, qi të mendojë se unë e mora ketë barrë për kulltuk, për interesë a për ndonji intrigë. Mundet veç me drashtë ndokush mos qe ndonji maní e emja qi më shtyni deri këtu. Edhe un po u a vërtetoj fjalën dhe po u thom se po: manija e Shqipnís, po, qe ajo qi më vuni dilemën : a me anarkista për të ba gjak, ase me hjekun dorë prej çashtjes kombtare. Dhe mbassi shpirti nuk m'a tha të baj as njenën, as tjetrën, qeshë i shtërnguem të zgjedhi njenën dysh: a të baj nji marrí tue e pranue ketë zyrë, ase të tregoj nji dobsí tue u largue. Vendova ma mirë të baj nji marrí: ase sikurse thonë ata shqiptarë qi duen të ruhen të pastër – desha të komprometohem".''<ref>Fjalimi i Shk. P. Anton Harapi O.F.M., në [[Hylli i Dritës]], 1944 (XX), n. 1, fq. 6.</ref>


Ky post qeveritar në kohën e okupacionit gjerman në Shqipëri vulosi fatin e Atë Antonit. Pas fitorës së Ushtrisë nacional-çlirimtare ai u detyrua të fshihej në pyjet e thella të [[Dukagjini]]t, në katundin Pulth-Plon, dhe prej andej ai bëri përpjekje për të organizuar një rezistencë nacionaliste kundër pushtetit komunist.
Ky post qeveritar në kohën e okupacionit gjerman në Shqipëri vulosi fatin e Atë Antonit. Pas fitorës së Ushtrisë nacional-çlirimtare ai u detyrua të fshihej në pyjet e thella të [[Dukagjini]]t, në katundin e Planit në Pult të Dukagjinit, dhe prej andej ai bëri përpjekje për të organizuar një rezistencë nacionaliste kundër pushtetit komunist.
Në qershor 1945 një kompani ushtarësh erdhi në atë zonë për të kapur priftin antikomunist, dhe në ditën e tretë e gjetën në atë shtëpi ku kishte marrë strehim. Ai u zbulua për arsye se kishte lënë një protezë dhëmbësh në një gotë uji mbi parmakun e oxhakut. Mbrapa vatrës ishte një vend i fshehtë ku rrinte patër Anton Harapi. [[Skeda:At Anton Harapi ne gjyq.jpg|thumb|right|Nga gjyqi i At Anton Harapit (lart, mes).]]
Në qershor 1945 një kompani ushtarësh erdhi në atë zonë për të kapur priftin antikomunist, dhe në ditën e tretë e gjetën në atë shtëpi ku kishte marrë strehim. Ai u zbulua për arsye se kishte lënë një protezë dhëmbësh në një gotë uji mbi parmakun e oxhakut. Mbrapa vatrës ishte një vend i fshehtë ku rrinte patër Anton Harapi. [[Skeda:At Anton Harapi ne gjyq.jpg|thumb|right|Nga gjyqi i At Anton Harapit (lart, mes).]]
Me vendim të datës 19 shkurt 1946 të Gjykatës speciale në [[Tiranë]]<ref>[http://revistamapo.com/shqipni.php?id=169&KeepThis=true&TB_iframe=true&width=695&height=600 Gjyqi i Padër Antonit] nga revista "MAPO"</ref>, Atë Anton është shpallur si kriminel lufte dhe armik i popullit, sabotator i pushtetit. Ai u dënua me pushkatim dhe u ekzekutua po atë vit. Nuk dihet ku gjendet varri i tij. Shqipëria dhe 72.000 izraelitët që u mbrojtën nga merita e At Anton Harapit.[[Skeda:219-Gjyqi-1.jpg|thumb|left|Padër Harapi në gjyq]]
Me vendim të datës 19 shkurt 1946 të Gjykatës speciale në [[Tiranë]]<ref>[http://revistamapo.com/shqipni.php?id=169&KeepThis=true&TB_iframe=true&width=695&height=600 Gjyqi i Padër Antonit] nga revista "MAPO"</ref>, Atë Anton është shpallur si kriminel lufte dhe armik i popullit, sabotator i pushtetit. Ai u dënua me pushkatim dhe u ekzekutua po atë vit. Nuk dihet ku gjendet varri i tij. Shqipëria dhe 72.000 izraelitët që u mbrojtën nga merita e At Anton Harapit.[[Skeda:219-Gjyqi-1.jpg|thumb|left|Padër Harapi në gjyq]]

Versioni i datës 14 shtator 2011 11:34

Stampa:Infobox shkrimtar

A e dini se çdo ndêrtese i vihen temelet n’dhé? Edhe pse n’vàrr, ne hijshëm duhet t’jemi gurt' e temelit t’njiasaj bînaje t’cillin sot e quejm Shqypni”,- Át Anton Harapi[1]

Anton Harapi (1888-1946) i lindur në Shkodër ishte mësues, pedagog, filozof, prozator e publicist shqiptarë.

Jeta dhe veprimtaria

Lindi në lagjen ShirokëShkodrës afër liqenit më 5 janar 1888. I biri i Loros dhe i Çiles, shtoi gëzimin e familjes që jetonte buzë valëve të Liqenit piktoresk. Babai merrej me peshkim, të cilin e kishte traditë duke pasur parasysh Shirokën. Në fëmijëri bashkëmoshatarët e thërrisnin Gaspër, sepse ishte i pagëzuar me këtë emër. Që në moshë të re hyri në Kolegjin e Jezuitëve dhe më pas në Kolegjin Françeskan, aty mori njohuritë elementare të teologjisë, rriti cilësinë e mendjes së vet, duke fisnikëruar zemrën me kulturë fetare, u mëkua me dashurinë e thellë për Atdheun. Si fëmijë dallohej për mirësi, butësi, përshpirtëri, duke qenë një dashamirës, me vepra të lloj-llojshme mëshire. Rezultatet e larta në shkollë i mundësuan adoleshentit të mençur, të vijojë studimet e larta në disa qytete të rëndësishme të Austrisë. Ai kreu mësime të larta në Salezburg dhe Shvarc për teologji, dhe në Villach të Tirolit të Austrisë. Pranë profesorëve të mirënjohur austriakë dhe të traditës fetare vendase, këtu studioi për teozofi e filozofi, ku menjëherë përfitoi një kulturë të shëndoshë oksidentale, dije të qëndrueshme, përpikmëri të dalluar të stilit gjerman, qendresë të shpirtit të hekurt françeskan. Argumentet që buronin në mënyrë të natyrshme, në çdo kohë dhe rrethanë, do t’i parashtronte me një logjikë të hekurt gjermane. Kjo ishte aftësi profesionale vetëm e një gjeniu të rrallë. Dhe një njeri i tillë, dy herë nuk do të përsëritet në tokën shqiptare. Mbi freskinë dhe mendimin e gërshetuar filozofik, për stilin e matur karakteristik, të lidhur me rrjedhshmëri, Dom Kolec Prenushi, na ofron para 67 vjetëve këto rradhë vlerësimi: “...mendje dialektike, qi shkruen kryeartikuj, nder cillt disa janë kryvepra. Dija e thell, arsytimi i lidhun, analizimi i holl, stili i peshuem, dallojn gjith shkrimet e tija. Mund të jetë i thatë, i ftoht, por ai asht i drejt e i pafajshem”[2]. [3] Në vitin 1910, At Antoni kthehet në Shqipëri dhe shugurohet meshtar, duke qenë deri në flijim meshtar besnik i zhgunit të Shën Françeskut. Ai punon si mësues në Kolegjin e Fretënve, ku, kishte mësuar qysh I vogël. Si I ri, kishte ide e objektiva të veçanta, duke I kanalizuar në një shtrat të vetëm, formimin dituror të rinisë së ardhshme, me metoda të tilla, ku, dallohet universaliteti I dritës, për t’i ndriçuar të gjitha së bashku pa dallim bindjesh, përkatësish, krahinash, origjinë edukimi, lloje shkollash, duke nisur që të edukoj kësisoj njerëz me virtyte, ku mirësia, dashuria, feja, nacioni të jenë bashkëudhëtarë të pandashëm gjatë gjithë jetës tek shqiptarët. Gjatë tetorit të vitit 1912 deri në prill 1913 (vite të trazimeve të mëdha të Luftës së Parë Botërore), I përkushtohet shërbesave fetare në kishën “Zoja Rruzare” në Arrën e Madhe në Shkodër, ku ishte edhe Kuvendi Françeskan. E thërrasin në nëntor, në Vienë, si përkthyes mes negociatave ndërmjet Ministrit të Jashtëm t'Austro-Hungarisë, Von Berthold, dhe Ismail Qemalit[4]. Tek Arra Madhe u njoh dhe u ballafaqua me varfërinë e tejskajshme, të cilën e përjetonte vetë, mes banorëve pa dallim feje. Viti 1916, për banorët malësorë të Dukagjinit, ishte një vit I vështirë, vit I sëmundjes epidemike të kolerës, ku, njerëzit njeri pas tjetrit vdisnin dhe askush nuk u gjendej pranë nga frika e lëngatës. Por meshtari karizmatik, me shpirt të pastër fisniku, u gjend si shërbetor pranë tyre, për t’i ngushëlluar dhe ndihmuar. Frati 25 vjeçar, me ndjenja të holla të humanizmit, ecte në këmbë, nëpër katunde të thella e të ashpra malore, në të gjitha shtëpitë e bjeshkëve të thepisura të Dukagjinit (Malësia e Mbishkodrës), për të shpëtuar nga vdekja e sigurtë malësorët, duke I ndihmuar drejtpërdrejtë nga ana profilaksike kundër kolerës, kësaj murtaje të fillmshekullit XX, që kishte përpirë miliona jetë njerëzish nëpër botë. Viti 1918, fratin e Urdhërit të Shën Françeskut (vendosur në Arbëri në shek. XIII), e gjeti famullitar në katundin Grudë. Binomi “Fe e Atdhe”, qe aorta e zemrës së tij, e Gruda ishte terreni, ku edhe një herë shpalosi zgjuarësinë dhe dituritë e thella enciklopedike, të cilat spikaten sipas mendimit tim, në dy rrafshe: së pari, në fushën e gjërë politike, ku, për interesat e larta të nacionit pranonte të flijohej, për të mirën e përbashkët; së dyti, spikat me sukses në lëmin e letrave shqipe, duke pasur pendë e mendim të mprehtë, të cilat admiroheshin nga qarqet preferuese të sferës së letrave albanologjike. Ai njohu me të gjitha përmasat e saj zonën e Grudës së Malësisë së Madhe, koloritin e gjallë të zakoneve, vajet, dasmat, epiken, psikologjinë origjinale të trevave kreshnike të marra në studim, pra tërësinë klasike të kulturës së pasur nacionale ende të palëvruar asokohe... Midis malësorëve të zonës së Vajzës së Kastratit (Malësi e Madhe), spikat njohja e hollë e psikologjisë së njerëzve, kultura e pasur dhe e gjerë fetare, si bari I popullit, duke qenë përherë në shërbim të tij, për t’i pajisur ata me nivele të reja të civilizimit përparimtar. Zelli për kulturë qytetare ishte pjesë e edukatës, falë aftësive të lindura dhe të kultivuara në fushën pedagogjike, për rininë shqiptare brenda famullisë, ku, ai posaçërisht kontribuoi çdo ditë në formimin e të krishterëve katolikë të ndërgjeshëm, tek e ktheu atë në qendër të rëndësishme të akumulimit të diturive të reja perëndimore. I veshur me zhgun, me nismën e vet, organizon menjëherë tre bajrakë, si: Gruda, Hoti e Triepshi dhe përmes tyre, i dorëzon Memorandumin e përgatitur nga ai vetë në vitin 1918, komandantit francez në Shkodër (asokohe në Shkodër, kishin zyren e tyre konsullore 7 përfaqësi të huaja). Në bashkëpunim me liberatorin Luigj Gurakuqin dhe “Poetin Nacional” At Gjergj Fishta OFM, harton një Peticion, të nënshkruar nga 200 përfaqësues të tre bajrakëve, drejtuar përkatësisht Konferencës së Paqes në Paris, Ministrave të Jashtëm të ShBA-së, Anglisë, Francës dhe Italisë. Në përkrahje të negociatave diplomatike, përfaqësuesit e Grudës, Hotit e Triepshit në Shkodër, organizuan demostratën te Ura e Maxharrit, duke brohoritur:

Hot e Grud kekan betue
Pa gjak malet mos me i l’shue...”

Frati kishte miq e dashamirë, duke bashkëpunuar ngushtë me At Marin Sirdanin, At Shtjefën Gjeçovin, Çerçiz Topullin, Isa Boletinin, Fan Stilian Nolin, At Gjergj Fishtën, Imzot Vinçens Prenushin, At Donat Kurtin, Dr. Át Gjon Shllakun, Dom Ndre Zadejen, Hilë Mosin, Mehmet Shpendin, etj., në Jug e Veri të Shqipërisë. Në ligjeratat e tij të famshme, të mbajtura në “Parisin e vogël”, sikurse njihej nga intelektualët asokohe qyteti kulturdashës Korça, ndër të tjera At Anton Harapi u shpreh: “Jam fetar, por kam tager dhe detyr shoqnor”. E rëndësishme për At Antonin, ishte fati i nacionit dhe i martirëve, të cilët për vemendjen që i kushtonte rëndësisë së tyre, ishin pjesë e jetës së tij. Viti 1920, mbetët për meshtarin e Shën Françeskut, kohë e ingranimit me lëvizjen atdhetare shqiptare, në kushte e rrethana të reja, falë enërgjive të pashtërshme të prelatit, mori një shtytje dhe organizim të ri. Më 1921-1924, bëhet drejtues i grupit të njohur atdhetar “Ora e Maleve”, së bashku me poetin e njohur At Gjergj Fishtën (1870-1940), demokratin liberator Luigj Gurakuqin, Dom Shantojën, duke qenë njëkohsisht themelues, drejtues e botues i aftë i fletores “Ora e Maleve”, që rregullisht filloi të nxirrte grupi në fjalë. Më 1924, u zhvilluan zgjedhjet e para në Shqipëri, ku, gjendet mes “opozitës” së kohës përkrah Gurakuqit, Fishtës, Bajram Currit, At Bernardin Palaj, Nolit etj. , që ishin pararoja e kësaj lëvizjeje, duke sjellë një mendim të epërm e veprim më të përshpejtuar racional për nacionin shqiptar. At Anton Harapi, ka meritë për organizmin politik të kristiandemokratëve shqiptarë (1920) dhe që lidhen pastaj me përpjekjet më fisnike të një partie të re Demokristiane shqiptare, më 1930, e cila shquhej me programin e saj bashkëkohorë për palcën me tipare të thella atdhetare e humanizmi, duke përuar dhe reflektuar parime të shëndosha të burime kristiane, duke mos qendruar pas nacioneve civilizuese me tradita të lashta politike, si italianët e gjermanët, në përputhje me nevojat e kohës. Me logjikë më të zhvilluar, demokristianët e parë shqiptarë në ide e shpirt, më 1946, ishin të njëkohshëm me De Gasperi-n në Itali dhe Audenhaurin në Gjermani, ku, shqiptarët kristiandemokratë, paraqiten si alternativa më shpresëdhënëse në periudha të ndezura antifashiste e antikomuniste të nacionit tonë të rrënuar nga Lufta e Dytë Botërore... Pas rrëzimit të Qeverisë së Nolit, sikurse shumë të tjerë, frati demokrat arrestohet 3 herë dhe burgoset së bashku me At Bernardin Palaj e më vëllezër të tjerë në Krishtin të Urdhërit të Shën Françeskut, mbasi kishin përkrahur alternativën e demokracisë liberale të popullit, “Për një Shqipni t’Lir e t’Perparueme”. Mbasi lirohet nga burgu, me vendosmëri dhe klajtësi ideore, vijon pa ndërprerje misionin e shenjtë, duke predikuar doktriminën e krishtërë. Si i Derguari i Françeskanëve të Veriut, i kërkon Qeverisë së Tiranës haptazi:

Flamurin Kuq e Zi, Gjuhën Nacionale, Lirin e Pavarsin e plot t’popullit”.

Edhe pse kishte detyren e rëndësishme të Provincialit, nuk e shkëpuste për asnjë ast veprimtarinë adhuruese atdhetare. Më 1933, ishte drejtues i Kolegjit Françeskan (Rektor), drejtor i Liceut “Illyricum” dhe pedagog në Shkollën Normale Femrore të Motrave Stigmatine në qytetin e Shkodrës (Gjuhadoli). Në harkun kohor të viteve 1930-1936, është drejtori i së përkohshmes prestigjioze revistes së mirënjohur në Ballkan “Hylli i Dritës” (Botuar për herë të parë më 1913), bashkëdrejtues i gazetës “Posta e Shqypnisë”, revistës fetaro - kulturore “Zani i Shna Ndout” etj. Pas pushtimit italian, për me i njoftë kërkesat e Italisë, delegacioni i Shkodrës ngarkon kapidan Gjon Marka Gjonin të shkoj me bisedue me Kontin Çiano, përkthyes Patër Anton Harapi[5]. Me 13 shtator 1943 emërohet anëtar i Këshillit të lartë të Regjencës, ku ka qëndruar deri në fund të vitit 1944. Patër Anton Harapi në fjalimin e tij me rastin e betimit si anëtar i Këshillit të Naltë, do t'u shprehte kështu:

"Më rrenë mendja se nuk ka zog shqiptari, qi të mendojë se unë e mora ketë barrë për kulltuk, për interesë a për ndonji intrigë. Mundet veç me drashtë ndokush mos qe ndonji maní e emja qi më shtyni deri këtu. Edhe un po u a vërtetoj fjalën dhe po u thom se po: manija e Shqipnís, po, qe ajo qi më vuni dilemën : a me anarkista për të ba gjak, ase me hjekun dorë prej çashtjes kombtare. Dhe mbassi shpirti nuk m'a tha të baj as njenën, as tjetrën, qeshë i shtërnguem të zgjedhi njenën dysh: a të baj nji marrí tue e pranue ketë zyrë, ase të tregoj nji dobsí tue u largue. Vendova ma mirë të baj nji marrí: ase sikurse thonë ata shqiptarë qi duen të ruhen të pastër – desha të komprometohem".[6]

Ky post qeveritar në kohën e okupacionit gjerman në Shqipëri vulosi fatin e Atë Antonit. Pas fitorës së Ushtrisë nacional-çlirimtare ai u detyrua të fshihej në pyjet e thella të Dukagjinit, në katundin e Planit në Pult të Dukagjinit, dhe prej andej ai bëri përpjekje për të organizuar një rezistencë nacionaliste kundër pushtetit komunist.

Në qershor 1945 një kompani ushtarësh erdhi në atë zonë për të kapur priftin antikomunist, dhe në ditën e tretë e gjetën në atë shtëpi ku kishte marrë strehim. Ai u zbulua për arsye se kishte lënë një protezë dhëmbësh në një gotë uji mbi parmakun e oxhakut. Mbrapa vatrës ishte një vend i fshehtë ku rrinte patër Anton Harapi.

Nga gjyqi i At Anton Harapit (lart, mes).

Me vendim të datës 19 shkurt 1946 të Gjykatës speciale në Tiranë[7], Atë Anton është shpallur si kriminel lufte dhe armik i popullit, sabotator i pushtetit. Ai u dënua me pushkatim dhe u ekzekutua po atë vit. Nuk dihet ku gjendet varri i tij. Shqipëria dhe 72.000 izraelitët që u mbrojtën nga merita e At Anton Harapit.

Padër Harapi në gjyq

Shpesh servilët të ashtëquajtur as profesorë dhe as doktorë të regjimit të polpotit të Shqipërisë, i kanë ofruar dhe vërbuar sytë brezave të tërë shqiptarësh, me një foto, ku, shquhet një takim i At Antonit me gjeneralin gjerman Fitsum, si ndër “trathtitë” më të mëdha që paska bërë Kleri Katolik dhe prelati i lartë françeskan dhe prandaj të gjithë duhet të përshkohen në litar dhe të kalben nëpër burgje. Gjatë seancave të gjyqit, pas shumë dekadave, duke biseduar me njerëz, që e kanë njohur nga afër Pader Anton Harapin ofm dëshmojnë sot, se një pjesë e “prof. dr.”, përveç se përvetësuan shumë dorëshkrime origjinale të klerikëve katolikë françeskanë në kohën e kataklizmave të tyre (morën gradat e pamerituara shkencërisht nga “veladonët e zi” siç i quanin ata), filluan në ish-kinema “Rozafat” të lëshonin britma për gjak dhe litar, me thirrje histerike: “Të gjithë në litar!”, “Plumbin ballit!”, “Hakmarrje-Hakmarrje!”. Sot këta të “rinj” militantë komunistë, që kanë kryesuar edhe të ashtëquajturin “revolucioni kulturor kinez” në Shqipëri, shtypin komunist, si: “Ze(h)ri i popullit”, “Bashkimi”, “Puna”, “Drita”, “Hosteni” etj., dhe si kryetar komisionesh për sekuestrimin dhe “luftën kunder fesë dhe zakoneve prapanike”, janë në pension dhe gëzojnë të gjitha të drejtat dhe privilegjet, si shërbestorë besnik të regjimit, që i lindi dhe i rriti për vete... Asnjëherë, sikurse vë në dukje publicisti z. Mërgim Korça, pseudoshkenca komuniste dje dhe sot, nuk flet dhe shkruan se çfarë i ka thënë gjeneralit gjerman At Anton Harapi, ku ai i kujtoi ushtarakut të lartë pushtues se: “Marrëveshja me Reichun, ishte që trupat gjermane do të kishin territorin shqiptar vetëm si urë kalimi për në Greqi, pa i cënuar dhe pa ndërhyrë në çështjet e brendshme shqiptare!”. Është e drejtë të mendohet, se vetëm Shqipëria (72.000 çifytë) dhe Danimarka, janë dy shtet në botë, që nuk kanë dorëzuar asnjë çifut (izraelit) në duart e shumë kërkuesve gjermanë. Pse heshtet për ketë aspekt të rëndësishëm dhe si një meritë e Këshillit të Lartë të Regjencës Shqiptare, ku, një meritë ka edhe antari i saj At Anton Harapi!? Po jetë shqiptarësh nuk janë shpëtuar në këtë rast!? Sigurisht që shumë dhe historia herët ose vonë do ta ndriçojë këtë aspekt të rëndësishëm edhe të fratit nacionalist. Komunistët gjithnjë dhe përherë, sipas profesionit të tyre leninist “shpif shpif se diçka do të mbijë”, përhapën një propagandë të shfrenuar vetëm në klishenë zi, për të justifikuar dashurinë, që ata kanë për simotrën e saj Jugosllavinë komuniste asokohe, e cila porosiste polpotin e kuq të Tiranës, se “nëse doni që të qeverisni gjithnjë, pa asnjë ferrë në këmbë, duhet të zhdukni me rrënjë çerdhen e saj, klerin katolik dhe besimtarët e saj besnik në Shkodër e gjetkë”. At Anton Harapi, shprehet hapur, pse e pranoi detyrën e regjentit: “E pranova detyrën se nuk mujshem m’e pamun Shqypninë të pushtueme prej anarkijet...nuk dojshem të krijohej nji Babiloni shqyptare me luftë vllavrase qi zhgatrronte katundet, të humbej bagtija e të zhgatrroheshin familjet...ndjeva mëshirë, si për popull e gjithashtu edhe për Shqypni...Si mund të preferojshem m’e pshtue jetën t’eme për çashtjen e perbashket? Le të ndodhë ajo qi ka me ndodh, thashë, me vedi, rrnoftë populli edhe pa mue, rrnoftë Shqypnia!...E fillueme me nji poezi e po e perfundojmë me nji tragjedi me iu dhimbtë kujdo...e vetmja gja m’u bamun asht m’e pshtuemun Shqypninë edhe popullin. Mjafton t’i paralizojmë fajtorët të mos bajnë ma dame...Nuk duhet të ekzistojnë filogjerman, anglofila apo italofila. Duhet t’jena veç shqyptarë...”. Pra, mbi të gjitha frati i paharruar, kërkonte të shpëtonte Shqipërinë dhe në tokën tonë të mos kishte të huaj, sikurse që shihet edhe në tekst që historiografia komuniste dhe paskomuniste ka nxjerrë në tregun e rrëmujës politike, ekonomike e gjithçkaje tjetër, që çdo ditë po ndodh për fat të keq në shtetin tonë amë... “Shqipnia u fitue me gjak; me gjak dhe po mbahet e robnueme. Do të vij dita e me Paqe e Drejtsi do t’fitohet”. [8]

Át Anton Harapi në burgjet e diktaturës, nga Pjerin Sheldija

Rëndësia si shkrimtar

Frati, krahas përkushtimit fetar dhe vlerave të çmueshme sociale të komunitetit, dallon me po atë madhështi, në filozofi, teologji, pedagogji, sociologji, publicistikë, artit, ka botuar letërsi artistike, librat Edukata ose Mirërritja e Fëmijëvet (Shkodër 1925), Vlera shpirtërore (Shkodër 1936) dhe romanin psikologjik Andrra e Pretashit që më parë u botua në vazhdime në revistën Hylli i Dritës (1933-1940). Si vepër e plotë posthume u ribotua në Romë më 1959. Në vitet e fundit fondacioni Hylli i Dritës ka botuar një vëllim me veprat Vlera shpirtërore, Andrra e Pretashit dhe Valë mbi valë, që mund të porositet prej Kuvendit françeskan në Tiranë. Homelitë e këndshme, që mbajnë peshën e fjalëve frymëzuese të At Antonit, si vlerë autentike zbukurojnë letërsinë e pasur fetare të traditës gegë, ku, në tërësi kulmoi erudicioni esencial plot elokuencë elegante e me një diksion të kjartë. Në mënyrë të rregullt, ndiqte rrymat e letërsisë botërore, lexonte në origjinal autorët e famshëm të pedagogjisë moderne të kohës, si: Pestaloc, Hergert, Frobel, Herbart, Forster etj. Midis librave dhe përherë pranë librave, mendonte se mendja e tij dhe e çdo njeriu, në përgjithësi, duke lexuar bën një gjimnastikë të mirë, sepse zgjeron dritaret e diturisë njerëzore, të cilat përherë duhet të jenë të interesuara, për të lejuar depërtimin e njohurive të reja bashkëkohore. Shpesh At Antoni porosiste: “Gjimnastika e mendjes, me ushtrimin e vullndeses, duhet të shkojë krahas me penden, si krahet e shqipes, qi ket e naltojn n’ajer dhe e mbajn n’drejtpeshim”. Si pasojë e një akumulimi të dijeve dhe të përvojës si pedagog, në vitin 1925 boton veprën e parë pedagogjike, e cila njiherazi mund të cilësohet, një përshtatje të leksioneve të pedagogut A. Hergert, një punim i mirëfilltë shkencorë, të cilin e kishte pagëzuar me emrin: “Edukata ose mirërritja e fëmijëve”. Synimi fisnik dhe final i tij, ishte që brënda lëvizjeve të reja reformatore të krijohen hapësira për modernizimin e metodave mësimdhënëse, didaktika e shkollës së re shqiptare, dhe në veçanti këtë rrymë të kohës kërkonte ta shpërndante me pasion në veçanti midis moshës së re, duke i pajisur në këtë mënyrë, me një kujdes e maturi, me parimet progresiste të shkollës së traditës së hershme demokratike e kulturore të Evropës Perëndimore. Për çudi, sot ende studiohen në universitetet e vendlindjes autorët e pedagogjisë sovjetike (pedagogë pedantë komunistë rusë) dhe jo pedagogët e traditës shqiptare në trojet etnike shqiptare. Pikërisht për këtë edukatori At Anton Harapi, duke qenë më pranë rinisë e kuptonte krejt mirë, se forca fizike e thyen shqiptarin, por nuk e lakon, porsi butësia, si një mirësi e përhershme. Duke qenë drejtues për shumë vjet me radhë i disa revistave, me dorën e vet nënshkruan mbi 50 artikuj, editoriale, që të ndara në disa tematika I përkasin disa lëmive shkencore. Duhet vënë në dukje, se shtysë për autorin e kësaj nisme të guximshme, ishte çasti i një krize shpirtërore në Shqipëri, dukuri kjo me rrjedhime negative dhe shkatërrimtare. Aty autori referues, analizoi me hollësi shkaqet e kësaj krize, duke bërë gradualisht njohjen me etilogjinë dhe terapinë e kësaj sindrome kanceroze, ku, si epidemi e rrezikshme kishte nderhyrë ideologjia shterpe dhe vdekje prurëse e marksizmit (Marx-it) edhe në vendin tonë, shenjat e së cilës i importoi në Shqipëri Ali Kelmendi me kompani në vitin 1936... Tashmë ndërgjegja shqiptare ishte paralajmëruar nga frati At Anton Harapi, që ndiqte me kujdes vërshimet marramendëse të reve të zeza komuniste, që mbillnin obskurantizëm, gjak, dhunë dhe ateizëm të shfrenuar. Me deklaratën e tij françeskani shkodran, zbuloi se: “Por u pa n’Rusi, se si parimi i komunizmit, në vend që të zhdukte të zezat, u ba burim mjerimi”. Duke nuhatur dhe studiuar me kujdes rrezikun e shtrirjes së kësaj epidemie asfikësuese në Shqipëri, shpejt e kuptoi se Ballkani, i lodhur nga luftrat do të pushtohet, mbasi po vëzhgonte lajmet, që vinin me shpejtësi nga Evropa Perëndimore, si alarme të kobshme, se çfarë po ndodhte në stepat e Siberisë Lindore në Rusi, ku, miliona rusë të pafajshëm, atdhetarë, filozofë e kundërshtarë të regjimit të sovjetëve po rezistonin si antikomunistë, klerikë të besimeve të ndryshëm, po përsekutoheshin pa mëshirë nga gijotina e armëve të vdekjes, që ishte ateizmi dhe diktatura e proletariatit me hekur dhe litar... At Antoni, kërkonte të ndërtonte godinën e re të mendimit më përparimtar nacional shqiptar. “Një frat i thjeshtë, renditet përkrah mendimtarëve të mëdhenj nacionesh të tjera”, vlerësin studiuesi e kritiku bashkëkohor Dr. Aurel Plasari. Frati ynë kishte shumë pasion letërsinë e traditës dhe atë bashkëkohore të shkruar nga Fishta, Naimi, Poradeci etj. Ai shkruante në prozë të ëmbël në gjuhën e bukur dhe tingëlluese gegë, me një stil të këndshëm, të latuar e fin, ku shquhet larmia e argumenteve që parashtronte. Kushdo sot kundron me kënaqësi thjeshtësinë e të shkruarit. Vepra e dytë “Andra e Pretashit”, si roman u botua pjesë - pjesë prej vitit 1933 - 1942, në revistën e njohur kulturore “Hylli i Dritës”, ne nëntituj:

“Urti e Burrni nder banorët e Cemit” dhe “Valë mbi valë”. Ajo u dërgua për botim në mërgim, së bashku me veprat e tjera të letërsisë së kohës, pranë Insitutit të Studimeve Shqiptare, në Shtëpinë Botuese “Valecchi” të Firencës (Itali), por shkaku i Luftës së Dytë Botërore, bëri që kjo nismë qëllimmirë të mbetet e paplotësuar.

Disa vjet më vonë, në vitin 1959, veprat në fjalë u botuan në Romë, në saj të kujdesit të drejtpërdrejtë të albanologut të shquar Prof. At Zef Valentinit dhe nga prozatori i famshëm shkrimtari i shquar i traditës ish-Ministri i Kulturës Prof. Ernest Koliqi dhe françeskani i përkushtuar kulturës shqiptare At Daniel Gjeçaj. Kryevepra e Anton Harapit, Ândrra e Prekashit, i kushtuar bashkëveprimtarit të tij të dashur Luigj Gurakuqi ku shkruhet: “Luigj Gurakuqit- burrit vërtetë burrë”. , ka vlerë të madhe dokumentare, etnografike, psikologjike dhe filozofike mbi jetën dhe idealet e shqiparëve të krahinës së Grudës, ku Harapi shërbeu si famulltar në vitet 1918-19. Në këtë mjedis të ri dhe të përshtatshëm për mendjen dhe punën e tij me pasion lindi dhe u rrit romani “Andra e Pretashit”, që vlerësohet nga vetë biografët më të afërt të autorit, si një ndër kryeveprat e dorëshkrimeve, që i la si pasuri të paçmuar Atdheut të vet. Ai ruajti me mjeshtëri kompozimin unik të një vepre letrare. Në këtë vepër ai jep pamje nga jeta e tyre të përditshme por synimi i tij kryesor ka qenë thjesht kombëtar: fiset e Hotit dhe të Grudës, t'mbetura jashtë kufirit politik të sotëm, janë thjesht shqiptare. ”Me veprën e përvuejtë të virtyteve shqiptare do ta ngrehim madhinë e kombit tonë” shkruan Harapi.

Ka thënë

  • Po të mos u zini besë fjalëve të mija, ja tek e keni veprën time për peng sigurie!
  • Çdo ndërtese i vihen themelet në dhè! Edhe në vorr në hijshim, duhet të jemi gurët e themelit të asaj binaje që sot e quajmë Shqipni!
  • Me gjak të vet e shuguroi elterin e Atdheut, katoliku, ortodoksi e muhamedani: Gjeçovi e Gurakuqi, Topulli e Curri, Germenji e Nëgovani, nuk kanë ndryshim, por janë në një mendim e në një vendim, në vepër e në vdekje. Ata e vulosen me gjak çfarë qenë; na mbetët në ta vulosim çfarë jena”!
  • Sot në këtë krizë të tmerrshme, besimtarëve të tre elementëve na përket, për hatër të Zotit e të Shqipnisë, të hjekim çdo ndryshk zemre, t’i japim dorën shoqi-shoqit e të vllaznohemi nënjatë Zot që besojmë e njatë Shqipni që e dona me gjithë zemër! A sot a kurrë - për Fe e Atdhe - ky asht besimi e kjo asht Shqipnia që po na zhduket ndër duer!
  • Nuk shpëton jo, sot, as Xhamia pa Kishë, as Kisha pa Xhami, por as njena e as tjetra pa Shqipni! Me gjak e dasi jena ngopë! Kena pa e provue edhe se çka asht kthetra e huaj dhe e kena prekë se një popull i përçamë asht gjykuem me mbarue! Të ngrehemi pra në kambë! Për një Zot të vërtetë e për një Shqipni të lumtur na jena vllazen. A së bashku e të pështuem a të ndamë e të mbaruem!
  • Toskë e Gegë, muhamedanë e të krishtênë, e me besën e burravet, me besën shqiptare, të lidhemi për t’i a mbajtë shqiptarit të paprekun nji Zot të vërtetë, nji atdhé të lumtun, për ta bâm Shqipnin e re, të fortë e të madhnueshme, të denjë për Skanderbén. T’i diftojmë, po, botës se shqiptarët janë njimend burra; se mund të jemi Toskë e Gegë, muhamedanë e të krishtênë, e njiheri shqiptarë të njimendët.
  • Në qe se me u ndigjue ligjevet hyjnore të Atdheut, me edukue rininë kah idealet e nalta të së Vërtetës e me i nxitë kah e Mira; në qe se me vuejtë për popull e me popull dhe me luftue për Fe e Atdhe asht punë e dobët e tradhti, atëbotë jo veç unë por mbarë françiskajtë e Shqipnis jemi të dejë për dekë.

Tituj të veprave

  • Andrra e prêtashit: kontribut për kulturën shqiptare, Romë: "Hylli i Dritës", 1959[9]
  • Valë mbi valë, Prishtinë : Shpresa & Faik Konica, 2003[9]
  • Vlerë shpirtërore: kontribut për trajtimin mendor të shqiptarit,"Botime Françeskane" III edicione 2009
  • Shqyptari dhe bota e tij, Prishtinë: Shpresa [u.a.], 2003
  • Kulla e Babelit

Referencat

  1. ^ Jo gjyq të dytë për Át Harapin
  2. ^ “Hylli i Dritës”, 1936, fq. 583
  3. ^ I harruari i paharrueshëm: At Anton Harapi ofm, martir i fesë dhe i shqiptarizmës së kulluar
  4. ^ Rrno vetëm për me tregue, At' Zef Pllumi
  5. ^ Gjon Marka Gjoni
  6. ^ Fjalimi i Shk. P. Anton Harapi O.F.M., në Hylli i Dritës, 1944 (XX), n. 1, fq. 6.
  7. ^ Gjyqi i Padër Antonit nga revista "MAPO"
  8. ^ Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501-2001, Hasan Hasani, Prishtinë : Shtëpia Botuese Faik Konica, 2003.
  9. ^ a b Prend Buzhala -Poetika e kontemplacionit

Lidhje të jashtme