Din Martin: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v r2.7.1) (roboti shtoj: bg:Дийн Мартин
No edit summary
Rreshti 5: Rreshti 5:
Siç thamë edhe më lart, Din Martin shkëlqeu me filmin ”Luanët e rinj” në të cilin aktron bashkë me Marlon Brandon dhe Mongomeri Kliftin. Me këtë film Din Martin tregoi se përveç në muzikë ai kishte prirje të jashtëzakonshme të krijonte edhe vepra të fuqishme filmore. Emri i tij u bë tejet simpatik për adhurues të shumtë nga mbarë bota. ”Luanët e rinj” shikoheshin gjithkund dhe Martin kishte fituar popullaritet edhe tek ne.

Bashkë me mikun e tij [[Frenk Sinatra]] luajnë në filmin "Disa vinin duke vrapuar”, sipas dramës si Vinsente Minelit i cili ishte dramaturgu më i madh i asaj kohe, veprat e të cilit realizoheshin si në teatër ashtu edhe në film.
Bashkë me mikun e tij [[Frank Sinatra]] luajnë në filmin "Disa vinin duke vrapuar”, sipas dramës si Vinsente Minelit i cili ishte dramaturgu më i madh i asaj kohe, veprat e të cilit realizoheshin si në teatër ashtu edhe në film.

Në vitin 1959 ai e krijon rolin e tij më të fuqishëm në filmin ”Rio Bravo” (1959) në të cilin interpreton një zëvendës sherifi pijanec të cilin e nëpërkëmbin banditët e ndryshëm. Në jetën e tij hyn Sherifi tjetër (Xhon Uejn) i cili i ndihmon Martinit për ta braktisur alkoolin dhe të ndërmerrte aksione heroike në pastrimin e qytezës nga keqbërësit. ”Rio Bravo” ka mbetur ndër filmat më të shquar në historinë e artit filmor amerikan dhe roli i Dan Martinit ndër më të bukurit të realizuar ndonjëherë. Regjinë e filmit e realizoi regjisori Hauard Houks, kurse në film aktruan edhe këngëtari i njohur Riki Nelzon dhe aktorja e famshme Enxhi Dikinson. Din luan sërish me Xhon Uejnin në filmin ”Të bijt e Keti Edlerit” në vitin 1965. Si këngëtar Martin e kopjoi deri diku edhe stilin e Bing Krozbit, por si aktor e kishte stilin e vetë origjinal të cilin e kishin shumë aktorë të njohur.

Versioni i datës 17 shtator 2011 14:18

Dean Martin ishte i lindur me emrin Dino Crocetti dhe ishte me origjinë italiane. Ishte aktor filmi dhe këngëtar i madh. Në fillim aktronte role komike me partnerin e tij të njohur Xheri Luis por më vonë luajti edhe role të shumta serizore si në filmat ”Luanët rinj”, ”Rio Bravo”, Seriali ”Mat Helm” etj. Ai ishte ndër këngëtarët më të njohur amerikanë të viteve 50-ta dhe 60-ta. Këngët e tij, si edhe ato të mikut dhe shokut të tij Frenk Sinatra ishin bërë hite të mëdha muzikore dhe dëgjoheshin anembanë Amerikës. Ai këndonte anglisht dhe ishin të njohura sidomos këngët e tij italiane ”Mambo italiano” dhe ”Volare”.

Në rininë e tij edhe ky merrej me boks por pasiqë e kishte thyer hundën e kishte ndërprerë at aktivitet sportiv. Në vitin 1941 martohet me Elizabet En Mekdonald me të cilën jetoi disa vite me të cilën i pati katër fëmijë.

Siç thamë edhe më lart, Din Martin shkëlqeu me filmin ”Luanët e rinj” në të cilin aktron bashkë me Marlon Brandon dhe Mongomeri Kliftin. Me këtë film Din Martin tregoi se përveç në muzikë ai kishte prirje të jashtëzakonshme të krijonte edhe vepra të fuqishme filmore. Emri i tij u bë tejet simpatik për adhurues të shumtë nga mbarë bota. ”Luanët e rinj” shikoheshin gjithkund dhe Martin kishte fituar popullaritet edhe tek ne.

Bashkë me mikun e tij Frank Sinatra luajnë në filmin "Disa vinin duke vrapuar”, sipas dramës si Vinsente Minelit i cili ishte dramaturgu më i madh i asaj kohe, veprat e të cilit realizoheshin si në teatër ashtu edhe në film.

Në vitin 1959 ai e krijon rolin e tij më të fuqishëm në filmin ”Rio Bravo” (1959) në të cilin interpreton një zëvendës sherifi pijanec të cilin e nëpërkëmbin banditët e ndryshëm. Në jetën e tij hyn Sherifi tjetër (Xhon Uejn) i cili i ndihmon Martinit për ta braktisur alkoolin dhe të ndërmerrte aksione heroike në pastrimin e qytezës nga keqbërësit. ”Rio Bravo” ka mbetur ndër filmat më të shquar në historinë e artit filmor amerikan dhe roli i Dan Martinit ndër më të bukurit të realizuar ndonjëherë. Regjinë e filmit e realizoi regjisori Hauard Houks, kurse në film aktruan edhe këngëtari i njohur Riki Nelzon dhe aktorja e famshme Enxhi Dikinson. Din luan sërish me Xhon Uejnin në filmin ”Të bijt e Keti Edlerit” në vitin 1965. Si këngëtar Martin e kopjoi deri diku edhe stilin e Bing Krozbit, por si aktor e kishte stilin e vetë origjinal të cilin e kishin shumë aktorë të njohur.

Me Frenk Sinatrën, Sejmi Dejvisin dhe Piter Laufordin e kishin formuar katërshin e njohur të cilët realizuan së bashkë filmat ”Oceans eleven" dhe ”Tre rrjeshterët”. Me vite të tëra bashkë me Sinatrën ishin këngëtarët më të popullarizuar në Las Vegas ku kishin edhe shumë hotele ku luhej kumar në mbikëqyrje.