Sintisajzeri: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v r2.7.1) (roboti shtoj: ka:სინთეზატორი
v r2.7.1) (roboti ndryshoj: sk:Syntetizátor (hudba)
Rreshti 54: Rreshti 54:
[[ru:Синтезатор]]
[[ru:Синтезатор]]
[[simple:Synthesizer]]
[[simple:Synthesizer]]
[[sk:Syntetizátor]]
[[sk:Syntetizátor (hudba)]]
[[sl:Sintetizator]]
[[sl:Sintetizator]]
[[sr:Синтесајзер]]
[[sr:Синтесајзер]]

Versioni i datës 7 tetor 2011 05:45

Korg OASYS, sintisajzeri i cili punon nëpërmjet sistemit operativ Linux

Sintisajzeri, Sintetizatori apo Sintezatori (anglisht: Synthesizer) është instrument muzikor elektronik i cili prodhon një shumëllojshmëri të zërave duke përpunuar dhe kombinuar signalet e frekuencave të ndryshme. Sintisajzeri digjital modern përdor mikroprocesorin sintetizues të frekuencave për të llogaritur funksionet matematikore, të cilat përpunojnë signalet e frekuencave të ndryshme. Ekzistojnë tre lloje kryesore të sintisajzerëve, të cilët dallojnë për nga operimi: analog, digjital dhe sintisajzeri i bazuar në software. Sintisajzerët krijojnë signale elektrike në vend të signaleve akustike, të cilët në fazën e fundit përforcohen përmes amplifikatorëve apo dëgjueseve.

Sintisajzerët në mënyrë tipike janë të kontrolluar nga tastiera e stilit të pianos, ku sustat funksionojnë si kyqës të qarqeve elektrike. Megjithëse tastierat janë kontrolluesit e zakonshëm të sintisajzerëve, veglat tjera si kontrolleri frymorë i stilit të saksofonit, kitarat elektrike të pajisura me MIDI, apo kompjuterët gjithashtu përdoren për të kontrolluar sintisajzerët. Sintisajzerët mund të prodhojnë një shumëllojshmëri të zërave, duke i imituar zërat e instrumenteve të tjera apo duke prodhuar zëra të ri të padëgjuar më parë.

Sintisajzeri i parë është shpikur në vitin 1876 nga Elisha Gray, i cili njihet për shpikjen e prototipittelefonit. Robert Moog krijoi sintisajzerin revolucionar i cili u përdor nga Wendy Carlos në albumin Switched-On Bach (1968), inçizim i famshëm i cili njoftoi shumë muzikantë me zërin e sintisajzerëve. Në vitet 1970, sintisazjerët u bënë instrumente portale dhe kështu përdorimi i tyre u bë shumë më i lehtë në performancat live. Në fillimin e viteve 1980, kompanitë si Yamaha filluan të shitnin sintisajzerë me çmime modeste, si Yamaha DX7. Në të njëjtën kohë u zhvillua sistemi MIDI, i cili e bëri më të lehtë integrimin dhe sinkronizimin e sintisajzerëve me instrumentet tjera elektronike. Në vitet 1990, sintisazjerëve kompleks më nuk iu nevojitej hardveri special, dhe filluan të paraqiten si programe për PC.

Shiko edhe