Luiza Xhuvani: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1: Rreshti 1:
{{Infobox aktor
[[Skeda:Luiza Xhuvani.jpg|thumb|300px|Luiza Xhuvani]]
| emri = Luiza Xhuvani
| foto = [[Skeda:Luiza Xhuvani.jpg|thumb|250px]]
| titulli =
| emri i vërtetë
| ditëlindja = 26 mars 1964
| vendlindja = Sarandë
| ditëvdekja =
| vendvdekja =
| role të shquar =
| rroga =
| filma të shquar = Flutura në kabinën time
| gjatësia =
| pseudonimi =
| bashkëshort = Gjergj Xhuvani
| nacionaliteti = Shqiptare
| webfaqja =
}}
'''Luiza Xhuvani''' lindi më [[26 mars]] [[1964]] në [[Sarandë]] është artiste shqiptare.
'''Luiza Xhuvani''' lindi më [[26 mars]] [[1964]] në [[Sarandë]] është artiste shqiptare.


Rreshti 24: Rreshti 41:
* [[Dhe vjen një ditë]] - ({{F|1986}})
* [[Dhe vjen një ditë]] - ({{F|1986}})
* [[Fjalë pa fund]] - ({{F|1986}})
* [[Fjalë pa fund]] - ({{F|1986}})
[[Apasionata]] - (1983)
* [[Apasionata]] - (1983)


{{aktor-cung}}
{{aktor-cung}}

Versioni i datës 23 nëntor 2011 22:47

Luiza Xhuvani

Luiza Xhuvani lindi më 26 mars 1964Sarandë është artiste shqiptare.

U diplomua aktore në Akademinë e Arteve më 1986, por në Teatrin Kombëtar filloi punën pas një përvoje dy vjeçare në Estradën e Sarandës. Ende studente, fillon karrierën si aktore filmi me “Dhe vjen një ditë” (Infermierja) dhe “Flutura në kabinën time” (Flutura) të V. Priftit, me të cilin fiton Kupën për Aktoren më të Mire në Festivalin e Filmit, të vitit 1985, “Fjalë pa fund” (Magdalena) i S. Pecanit, “Hetimi vazhdon” (Hetuesja), “Rrethi i kujtesës” (Mbesa) i E. Musliut, “Muri i gjallë” (Rozafa) i M. Fejzos. Nga viti 1991 e në vazhdim ka një bashkëpunim të suksesshëm me regjisorin Gj. Xhuvani, nën drejtimin e të cilit interpreton në filmat “Bardhë e zi”, “Një ditë nga një jetë”, “Dashuria e fundit” (Mirjana), me të cilin fiton përsëri Kupën në Festivalin X të Filmit, më 1995, “Funeral Business” (Sana), me të cilin u shfaq në Festivalin e Venecias në vitin 2000, “Parullat” (Diana), me të cilin fiton Çmimin Aktorja më e mirë e Festivalit të Tokios 2003 dhe së fundi “I dashur armik” (2004).

Në Teatrin Kombëtar interpreton vazhdimisht role protagoniste, si në dramat “Unë dhe Mefistofeli” (Margarita) të B. Hoxhes, “Dhelpra dhe rrushi” (Klea) të Figueiredos, “Dasëm gjaku” (Nusja) të Lorkes, “Rikardi III” (Ledi Ana) të Shekspirit, “Kati VI” të Alfred Zheri, “Këngëtarja tullace” (Misis Martin) të Ioneskos dhe komeditë “Valsi i Titanikut” (Xhena) e “Oportunesku” të Mushateskut, “Kopshti me dallendyshe” (Maria) të Cikliropulosit, “Armiku i popullit” (Pietra) të Ibsenit, “Pulebardha” (Nina) të Çehovit, “Cilindri” (Rita) të De Filipos, regjisor Kastriot Çipi dhe “Kapitulli i dytë” (Xheni) të Sajmonit, regjisor Mehmet Xhelili me të cilin fiton Çmimin për Aktoren më të Mire të Festivalit të Aktrimit, Apollon 2004, në Fier. Jashtë kësaj skene, interpreton në produksionet e pavarura të dramave “Valle Vdekjeje” të Strindbergut dhe “Shërbëtorët” (Kler) të Zhenetit.


Filmografia

Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.