Antigona (mitologji): Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v r2.7.1) (roboti shtoj: et:Antigone
v r2.7.1) (roboti shtoj: oc:Antigòna filha d'Edip
Rreshti 44: Rreshti 44:
[[nl:Antigone (dochter van Oedipus)]]
[[nl:Antigone (dochter van Oedipus)]]
[[no:Antigone]]
[[no:Antigone]]
[[oc:Antigòna filha d'Edip]]
[[pl:Antygona (córka Edypa)]]
[[pl:Antygona (córka Edypa)]]
[[pt:Antígona]]
[[pt:Antígona]]

Versioni i datës 26 nëntor 2011 23:28

Antigona ishte një nga figurat më tragjike të Ciklit të Tebës dhe mitologjisë Greke në përgjithësi.

Ishte e bija e Edipit dhe Jokastës.

Antigone

Nga martesa paradokse e prindërve të saj (për shkak të lidhjes së gjakut që kishin me njëri-tjetrin) erdhën në jetë, përveç asaj vetë, dy djem binjakë, Eteokli – Polinikti dhe një vajzë tjetër, Izmini. Pas rënies së perdes së errët që mbulonte për vite me radhë veprimet e fshehta dhe të panjohura të Edipit, vetëverbimit të tij dhe vetëvarjes së të ëmës, Antigona u detyrua të shoqëronte të atin e moshuar (Edipin) që e kishin dëbuar nga Teba në Këln. Historia në fjalë, dramatizohet në tragjedinë e Sofokleut Οιδίπους επί Κολωνώ. Me guxim burrëror dhe vetësakrifikim të vërtetë Antigona sypatrembur iu fut një rruge të vështirë, edhe pse e dinte se pasojat e një iniciative të tillë mund të ishin të pashmangshme kurrë nuk u pendua. Aty, Tezeu arriti ta shpëtonte nga duart e dajës së vet, Kreontit (vëllait të nënës) i cili shkoi për ta rrëmbyer. Pak kohë pas vdekjes së të atit, Antigona u rikthye në Tebë për të shmangur duelin e dy vëllezërve të saj, të cilët kishin marrë përsipër udhëheqjen e Tebës, luftën e Επτά επί Θήβας që e nisi Polinikti ndaj Eteoklit sepse e kishte përzënë nga Teba. Kur lufta përfundoi në favor të Tebës (me fitoren e Kadmit) por edhe me vdekjen tragjike të dy heronjve në portën e shtatë, sunduesi i ri, Kreonti, urdhëroi varrimin e Eteoklit por edhe ndalimin e varrosjes së trupit të pajetë të Poliniktit, i cili sipas tij veproi si tradhtar.

Antigona, në të kundërt me motrën e saj, Izminin, i neglizhoi të gjitha ligjet e Kreontit dhe varrosi vëllain e saj të vdekur, sipas dëshirës së zotave.

I gjithë ky konflikt përshkruhet grafikisht në tragjedinë homonime të Sofokleut.

Një roje i cili kishte rënë në gjurmët e saj e zbuloi dhe e çoi te Kreonti. Rezultati i këtij konflikti ishte ndëshkimi i pashpirt i i saj. E mbyllën në një shpellë duke e lënë pa bukë dhe pa ujë, deri sa të vdiste.

I fejuari i saj, Emoni, i biri i Kreontit, e përkrahu veprimin e Antigonës dhe akuzoi të atin, (i cili më vonë u pendua pasi orakulli Tiresia e paralajmëroi se diçka e keqe do të ndodhte) Por më kot, Antigona u vetëvra. Në dëgjimin e lajmit tragjik, Emoni u rrënua tërësisht, bindi të ëmën dhe kështu u vetëvaren që të dy.