Wikipedia diskutim:Rreth: Dallime mes rishikimesh

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e Omer aqifi (diskutimet) në versionin e fundit nga 77.29.101.84.
Rreshti 38: Rreshti 38:


une e dua vesa serifin por ajo nuk me do por skam cte bej
une e dua vesa serifin por ajo nuk me do por skam cte bej

== dashuria ime ndaj vesa sherifi ==

une e doja por ajo nuk me do skam cte bej

Versioni i datës 12 dhjetor 2011 19:34

SHTETET janë të formuara në shekullin e xvl nga perandoria Osmae.Emri [shtet] është përdorur më vonë.Kurse kufiri është ndërtuar po atë koh ndërmjet shteteve ku përdoren edhe sot.

POEZIA ËSHTË RRUGË E RINGJALLJES TË ASAJ QË NUK ËSHTË MË

POEZIA ËSHTË RRUGË E RINGJALLJES TË ASAJ QË NUK ËSHTË MË

   Shkruan Shaban Cakolli


 "GJURMË NËPËR FLAKË" Makfire Maqedonci-Canolli
    (POEZI)
  CANAJOHARIE,2010

Emrat e mëdhenj në fushen e artit bëhen yje të ndritura thuajëse padiktueshëm,ata hapërojnë gradualisht,por mendja e tyre e ndritur pastaj e bënë atë emër të madh dhe krijimtarinë e tyre të pashlyar.MakfireMaqedonci me emrin e saj të vajzërisë tani mban mbiemrin e të martuarit Canolli,sikur herët e kisha hasur në gazetat tona me poezitë e saj,thënë drejt atbotë poezia e saj më u është dukur ende e papjekur mirë,kështu që i bëja një vështrim kalimthi,pa e ditur mirë se kjo ishte një vogëlushe e cila rrugën poetike e kishte nisur nga klasa e dytë fillore,e cila në fushën e artit poetik si njomake orvatej të hidhte gjurmë të mëdha në këtë fushë të vështirë të letërsisë.Vemendjen ma kanë tërhjekur shumë më vonë poezitë e saj,duke i lexuar qetë nëpër disa faqe interneti të cilat botojnë krijime artistike.Duke e lexuar këtu,poezia e saj e ngjeshur fund e krye me vlera,ditë e më tepër më frymëzonte dhe më nxiste.Shpesh e vraja mendëjen në këtë ngatërrim mbiemri Maqedonci-Canolli,për të njohur vërtetë kush ishte Makfirja?!Në ishte Makfire Canolli,që e lexonim si gazetare në shtypin tonë,Makfirja që shpesh po e dëgjonim në"Radio Diaspora",e cila moderonte rubrikën"Heroizmi i popullit tonë në shekuj",apo njëra nga Makfiret që është vetëm një poete e madhe.Duke u munduar të njoh më mirë krijimtarinë e saj,të cilën edhe unë vet e pata shpërnda në disa faqe interneti,pa e ditur edhe vet nëse Makfirja është vetëm njëra nga poetet,këtë enigmë ia doli të e zgjidhë Makfirja vet!Një ditë papritmas në kutinë time postale kishte arritur një pako nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Në të kthyar në anën e adresimit të dërguesit kuptova se pakoja me dhurata të çmuara nga Amerika vinte nga Makfire Maqedonci-Canolli.Thënë drejt u gëzova pa masë,u gëzova se kishte të bënte në dhuratat që më së tepërmi i dua-librat.Në të hapur të pakos qëndronte libri i saj i ngjeshur me vlera"GJURMË NËPËR FLAKË",të cilin nëpër faqe neti e kisha lexuar pjesërisht,dhe përherë më shtohej dëshira të e kem libër në tërësi,nën te qëndronte edhe përmbledhëja për fëmijë"I SHES DIELLIT AKULLORE",pavarësisht që e botuar për fëmijë ishte mjaft domethënëse.Me veta mendova sa zemërgjërë janë poetët e mirëfilltë!Ata veq hargjimeve që bëjnë në botimin e librave,po aq hargjime bëjnë të i drejtojnë në duart e lexuesëve,kur vërehej qartë në pako se shpenzimi postal për dërgimin e librave kishte kushtuar dhjetë dollar.Unë them se ky libër thesar,i mbushur begati fund e krye,është dhuratë e çmuar për mua,dhuratë që do e lexoi dhe do e ruaj me krenari,duke i qenë mirënjohës znj.Makfire Canolli.Libri është i ngjeshur me një recension shumë domethënës hartuar nga Marin Kelmendi,të bësh një recension tjetër për këtë libër,kjo do të thotë të nënçmosh recenzuesin i cili kishte bërë një punë me mjaft pedantëri.Unë nuk dua të bëjë recension,por dua të hedh në letër përshtypjet e mia rreth këtij libri shumë domethënës"GJURMË NËPËR FLAKË" të Makfire Maqedonci-Canolli. Gjurmë nëpër flakë,emërtim i një libri që në brendi ka vlerën dhe dhimbjen,dhimbje e cilan fatkeqësisht ka prekur shumkend nga ne,por shprehur aq bukur poetikisht e me mjeshtri i bënë më domethënëse,përmes metaforave poetja Makfire,e cila shpalos gjrmët e përflakura që i përjetoi në shpirtin e vet,në dhimbjen e kombit,gjurmë çnjerëzore që po linte pushtuesi më i ndyrë mbi të pafajshmit e popullit tonë,të cilat nga atdheu shqiptar po i barte në Shtetet e Bashkuara tëAmerikës,ku poetja jeton dhe krijon,e që bukur dhe dhimbshëm po i nxirrte nga shpirti dhe po i shprehte përmes vlerës së artit në vargje. E lindur në Prishtinë,më 1969 Makfirja fëmijërinë e kaloi në vendlindje.Me poezi ka filluar të mirret në klasën e dytë fillore,punimet e cilës i kemi hasur në gazetat tona edhe atë kohë.Si poete e re unë them se ajo do jen nxitur nga shpirti i saj artistik dhe atdhetar,nga se i takonte një rinie të nëpërkëmbur,nën shtypëjet pushtuese,rini e cila njollosej e etiketohej me termat çnjerëzore"iridentist","seperatist";deri në"Kanibalist"!!Të marrish rrugën e poezisë atë botë ishte e mundimshme,e vështirë sikur të kalosh nëpër flakë,por Makfirja sfidoi pushtuesin,nga se mendjen e saj të ndritur nuk kishte pushtues që ia heq nga koka,ata u munduan duke ia konfiskuar tufët e punimeve të rinisë,por sikur kishin harruar se ajo po i ruante dhe po i stërviste në kokën e saj intelektuale.UDB-a famkeqe serbe shtoi dhunë në këtë familje,duke ua pamundësuar rexhistrimin e këtyre arsimdashësve në studime,duke burgosur vëllezërit e saj,por mendja e Makfires nuk burgosej,shpirti i saj poetik po buronte nga brendia,edhe pse ia benin të pamundur të jenë pranë lexuesit.Si shumë shqiptar tjerë të përndjekur viteve 90-ta,edhe Makfirja detyrohet të nisi rrugën e mërgimit fillimisht në Gjermani e më pas në New -YORK,ku edhe sot jeton dhe vepron,ku veq poezisë aktivitetin e vet e ushtron ne gazetari të shkruar dheRadio.Padyshim në poezitë e Makfire Canollit gjenë edhe motive dhe tema mërgimi,nga se nuk mund në asnjë mënyrë tëi ikej kësaj plage.Letësia në diasporën tonë shqiptare nuk mund të jetë tjetër nga ajonë atdhe,që do gëzonte një privilegj nuk flitet fare,po që krijuesi ynë jashta atdheut gjindet gjithnjë në përpjekëje për të kapërcyar kufinjët,tek e cila poeti është brenda muresh,duke u përpjekur vazhdimisht të kaloj jashta këtij muri i ndërtuar nga veprat e së kaluarës.Këtë më së miri e shprehë në vargjet e saj Makfire Canolli,si vijon:


 Dua sytë të më verbohen nga drita,

E prap shtegu të më kthejë te flaka ime,

      Në votrën e zemrës
    Të digjem këtu dua,që
 Të jem mijëra herë më e gjallë.
Duke shpupuritur flakën,

Të numëroj ëndrrat e djegura, Akoma pa e fryrë era

Hirin që ka mbetur.


Krijimet e poezisë dhe arteve në përgjëthësi,kushtëzohen,nxiten dhe motivohen nga imperativet e brendshme të subjektit.Aty ku vepra letrare krijohet nga motive artistike,edhe vepra gjithësesi është në funksion të thellë estetik.Mirëpo ka periudha historike,ku krijuesi deshti apo jo nxitet të kërkoj agjenset morale ndaj problemeve të kohës.Me zërin e poetës Canolli,është ndërtuar fuqishëm dhe buqet fuqishëm e kaluara jo vetëm individuale,por edhe ajo kolektive,e trollit tonë historik,të cilët vetëm pse donin të jenë zot në trojet e tyre,se ishin liridashës,u masakruan mizorisht nga pushtuesi sërb,ashtu si shprehet poetja nga se  vetëm eshtrat e tyre flasin shqip,edhe ndoshta pse shumë prej tyre të humbur dikund në ndonjë skëterrë.Ajo gjenë veq dhembjes edhe krenarinë e qëndresës sonë,ku mes dhembjes dhe krenarisë zërat bëhen arkiv i kohës.Tek libri"GJURMË NËPËR FLAKË",fjala gjak haset  thuaj në tërë librin poetik,luftëtar lirie,

Kastrioti,shtiza e kuqe,gryka e pushkës,pra në kohën e pakohë nuk mund të lindnin fjalë tjera,kur pushtuesi i ndyrë po përdorte dy forma shfarosëse mbi popullin liridashës shqiptar;E para ishte zhdukja fizike e tyre që do të lahej me gjak,hiq më e parrezikshme nuk ishte zhdukja kulturore,me cilën pushtuesi po tentonte të zhdukte kulturën dhe identitetin shqiptar,kurse bijët tanë të vendosur për të mos i lënë as njëren dhe as tjetrën,po paguanin këtë mbrojtëje me më të shtrenjtën-gjakun.Këtë sakrificë poetja jonë e përshkruan fuqishëm në poezinë e saj"Himn për gjakun".Kështu shprehej edhe recenzenti i këtij libri:Po kush nuk ik nga zingjirët,nga gjaku,nga vrasjet,nga melankolia,nga pika në zemër......Poetja nuk ik nga asnjëra prej tyre.Shpirti i saj ka brenda shpirtin që dashu-ron,shpirtin që vdes,shpirtin që jep jetën për jetën e tjetrit,për lirinë kolektive,për lirinë e atdheut.Me të i lexuar këtu nëpër kokë mu sollën vargjet e të madhit Shkreli,kur shkruante:Mos u bënë poet,nëse nuk do mund të lindësh për çdo fjalë,por edhe të vdesësh për çdo varg!As njërin nga poetët bashkohës që kam lexuar nuk do ishte më në gatishmëri se poetja jonë Canolli për të vdekur për çdo varg,për çdo fjalë,por edhe për të u ringjallur për to.Libri"Gjurmë nëpër flakë" i Makfire Maqedonci-Canolli,është libri i saj i parë,libër që për lexuesin e vemendshëm është libër thesaresh e begatishë,vlerash të mirëfillta,që shprehin herë dhembjen,herë krenarinë qoftë individuale dhe ate kolektive,të ngjeshura fund dhe krye në vlera.Libër domethënës që çdo artdashës shprehë dëshirën të e kenë në bibliotekën e vet.Fill më pas ajo nxori librin e saj të dytë"I shes Diellit Akullore".Ne e falemnderojmë poeten Makfire Canollin që na e dha mundësinë të kemi pranë librat e saj,e falemnderojmë edhe recenzentin që bëri një recension të fuqishëm.Për këtë libër të ndritshëm,të begatshëm me vlera mund të shkruhet edhe shumë e shumë.Libri është i një niveli shumë të lartë,nuk po e them këtë vetëm unë si lexues,këtë përfundim me një mesazh të fuqishëm e kanë nxjerrur edhe promovuesit nëpër promovimet që i bënë në Kosovë dhe Amerikë.Makfire Maqedonci- Canolli,është emër premtues i letërsisë sonë,ne urojmë që nga kjo poete të kemi libra të një pas njëshme.

dashuria ime ndaj vesa sherifi

une e dua vesa serifin por ajo nuk me do por skam cte bej