1.822
edits
(Shtova emrin e autorit ne reference dhe nje burim me te mire, qe s'eshte blog) |
v (→Shkencëtari) |
||
== Shkencëtari ==
Atë Donati, krahas punës mësimore e studimore, ishte dhe një gjurmues e studiues i palodhur i thesarit popullor. Ai brodhi me këmbë pothuajse të gjitha trevat veriore, ku mblodhi me qindra këngë, përralla, lojëra popullore, njësi frazeologjike, proverba etj. Këto ia nënshtroi një studimi të imët. Nga puna e tij shumëvjeçare ai, së bashku edhe me mitologun e folkloristin e madh, Atë [[Bernardin Palaj]]n, arritën të botojnë veprën madhore "''Këngë kreshnikësh dhe legjendash''", më 1937. Këngë si "''Orët e Mujit''", "''Martesa e Halilit''", "''Ajkuna qan Omerin''", "''[[Gjergj Elez Alia]]''" etj. konsiderohen nga studiues si perla të folklorit shqiptar. Për të arritur
Që me daljen e veprës jehona ishte e madhe. Ajo u vlerësua, u komentua e u përkthye me fragmente nga prof. Norbert Jokli, prof. [[Ernest Koliqi]] etj. Atë Gjergj Fishta, i entuziasmuar nga kjo punë, shkruante: "''Ku ma ke edhe ndër literatyra të kombeve të gjytetnueme nji përshkrim, paraqitur me ngjyra aq të gjalla, me shëmbëlltyra ma të përshtatuna e me nji burrni ma bujare, ma fisnike e ma të njerzishme mbi hijeshinë e nji vashe, përshkrim me të cilin fatosi i rapsodisë "Martesa e Halilit" paraqet hijeshinë e Tanushës''". Çabej shënon: "''Një vëmendje më të veçantë kërkon edhe figura e atij që quhet në Veri Shtatëpëllambë – mjekër – e – tri – pëllambë – shtat, njohjen e të cilit ia detyrojmë Donat Kurtit''".
Në punën e tij, (dy vëllimet kanë 98 përralla në 261 faqe), ky dijetarë udhëhiqej nga ideale të larta kombëtare. Ai thekson se "''Në të mbledhunit e këtyne përrallave, përveç se kam pasur parasysh me dhanë nji kontribut për etnologji e gjuhë, kam dashtë me tregue e me ushqye moralitetin e popullit shqiptar, tue i lëshue në dorë mësuesve landë të zgjedhun, prralla kombëtare, qi s'u lanë gja mangut prrallave ma të përmenduna të kombeve të tjera''"<ref>"Këngë kreshnikësh dhe legjendash", "Parathanie", I, fq 9, 1942</ref>.
|