Donat Kurti: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 81: Rreshti 81:
Trevat ku u gjurmuan këngët qenë nga më të ndryshmet, si: Curraj i Epërm, [[Thethi|Theth]], [[Shala|Shalë]], [[Kastrati|Kastrat]], Mertur, Dushman, Selcë, Shosh, Shestan, [[Rrethi i Mirditës|Mirditë]], Zadrimë etj. Atë Kurti, së bashku me dijetarin tjetër, Palajn, ditën të zgjedhin më të bukurat nga kjo sasi këngësh dhe arritën të bëjnë një lidhje arsyetuese të Ciklit të kreshnikëve, duke shkrirë harmonishëm variantet e ndryshme. Madje, ata ndreqën, përpunuan dhe redaktuan vargje e këngë të tëra aq mjeshtërisht, sa ia shumëfishuan bukurinë e tyre.
Trevat ku u gjurmuan këngët qenë nga më të ndryshmet, si: Curraj i Epërm, [[Thethi|Theth]], [[Shala|Shalë]], [[Kastrati|Kastrat]], Mertur, Dushman, Selcë, Shosh, Shestan, [[Rrethi i Mirditës|Mirditë]], Zadrimë etj. Atë Kurti, së bashku me dijetarin tjetër, Palajn, ditën të zgjedhin më të bukurat nga kjo sasi këngësh dhe arritën të bëjnë një lidhje arsyetuese të Ciklit të kreshnikëve, duke shkrirë harmonishëm variantet e ndryshme. Madje, ata ndreqën, përpunuan dhe redaktuan vargje e këngë të tëra aq mjeshtërisht, sa ia shumëfishuan bukurinë e tyre.


Që me daljen e veprës jehona ishte e madhe. Ajo u vlerësua, u komentua e u përkthye me fragmente nga prof. Norbert Jokli, prof. [[Ernest Koliqi]] etj. Atë Gjergj Fishta, i entuziasmuar nga kjo punë, shkruante: "''Ku ma ke edhe ndër literatyra të kombeve të gjytetnueme nji përshkrim, paraqitur me ngjyra aq të gjalla, me shëmbëlltyra ma të përshtatuna e me nji burrni ma bujare, ma fisnike e ma të njerzishme mbi hijeshinë e nji vashe, përshkrim me të cilin fatosi i rapsodisë "Martesa e Halilit" paraqet hijeshinë e Tanushës''". Çabej shënon: "''Një vëmendje më të veçantë kërkon edhe figura e atij që quhet në Veri Shtatëpëllambë – mjekër – e – tri – pëllambë – shtat, njohjen e të cilit ia detyrojmë Donat Kurtit''".
Që me daljen e veprës jehona ishte e madhe. Ajo u vlerësua, u komentua e u përkthye me fragmente nga prof. [[Norbert Jokl]]i, prof. [[Ernest Koliqi]] etj. Atë Gjergj Fishta, i entuziasmuar nga kjo punë, shkruante: "''Ku ma ke edhe ndër literatyra të kombeve të gjytetnueme nji përshkrim, paraqitur me ngjyra aq të gjalla, me shëmbëlltyra ma të përshtatuna e me nji burrni ma bujare, ma fisnike e ma të njerzishme mbi hijeshinë e nji vashe, përshkrim me të cilin fatosi i rapsodisë "Martesa e Halilit" paraqet hijeshinë e Tanushës''". Eqerem Çabej shënon: "''Një vëmendje më të veçantë kërkon edhe figura e atij që quhet në Veri Shtatëpëllambë – mjekër – e – tri – pëllambë – shtat, njohjen e të cilit ia detyrojmë Donat Kurtit''".


Në punën e tij, (dy vëllimet kanë 98 përralla në 261 faqe), ky dijetarë udhëhiqej nga ideale të larta kombëtare. Ai thekson se "''Në të mbledhunit e këtyne përrallave, përveç se kam pasur parasysh me dhanë nji kontribut për etnologji e gjuhë, kam dashtë me tregue e me ushqye moralitetin e popullit shqiptar, tue i lëshue në dorë mësuesve landë të zgjedhun, prralla kombëtare, qi s'u lanë gja mangut prrallave ma të përmenduna të kombeve të tjera''"<ref>"Këngë kreshnikësh dhe legjendash", "Parathanie", I, fq 9, 1942</ref>.
Në punën e tij, (dy vëllimet kanë 98 përralla në 261 faqe), ky dijetar udhëhiqej nga ideale të larta kombëtare. Ai thekson se "''Në të mbledhunit e këtyne përrallave, përveç se kam pasur parasysh me dhanë nji kontribut për etnologji e gjuhë, kam dashtë me tregue e me ushqye moralitetin e popullit shqiptar, tue i lëshue në dorë mësuesve landë të zgjedhun, prralla kombëtare, qi s'u lanë gja mangut prrallave ma të përmenduna të kombeve të tjera''"<ref>"Këngë kreshnikësh dhe legjendash", "Parathanie", I, fq 9, 1942</ref>.


Duke u habitur me hijeshinë e përrallave tona, me një ndjenjë krenarie kombëtare, Kurti thekson: "''Si kanë muejtë me u ruejt përrallat aq bukur atje ndërmjet malesh, prej malëcorëve që s'kanë fare të përpjekun me njerëz shkolle? Padyshim në këtë mënyrë del në shesh fisnikënia dhe lartësia e popullit shqiptar''"<ref>"Këngë kreshnikësh dhe legjendash", "Parathanie", fq 10</ref>.
Duke u habitur me hijeshinë e përrallave tona, me një ndjenjë krenarie kombëtare, Kurti thekson: "''Si kanë muejtë me u ruejt përrallat aq bukur atje ndërmjet malesh, prej malëcorëve që s'kanë fare të përpjekun me njerëz shkolle? Padyshim në këtë mënyrë del në shesh fisnikënia dhe lartësia e popullit shqiptar''"<ref>"Këngë kreshnikësh dhe legjendash", "Parathanie", fq 10</ref>.

Versioni i datës 22 dhjetor 2011 02:14

Ky artikull është propozuar për tu shpallur artikull i përkryer. Një artikull i përkryer duhet të ketë një shtjellim shterrues të temës me paanësi, pa u zgjatur më shumë seç duhet e pa u bërë monotonë, burime të formatuara mirë për të mbështetur çdo informacion që përfshihet në to dhe një formatim të drejtë të tekstit e detajeve teknike si kategoritë, lidhjet e materialet multimediale. Ju lutemi, ndihuni të lirë dhe komentoni.

Stampa:Kutia Shkrimtar

Një ndër prozatorët ma të mëdhaj shqiptarë
Norbert Jokl


Donat Kurti lindi në Shkodër më 3 shtator të vitit 1902 dhe ishte etnolog, folklorist, e albanolog, gjuhëtar, poet, piktor e muzikant. Nën drejtimin e Kolë Idromenos punoi edhe si arkitekt. Më 1930 merr pjesë në një konkurs pikture, ku zuri vendin e dytë, ndërsa çmim të tretë fiton në një konkurs instrumentistësh (i binte shumë bukur violinës).

Jeta

Lindi në një familje me tradita patriotike dhe intelektuale. Një nga vëllezërit e tij, Gjoni, qe një nga themeluesit e Shoqërisë patriotike "Bogdani".[nevojitet citimi]

"Gjëja më e bukur që më ka mbetur në mendje nga koha e fëmijërisë, ishte festa e 28 Nëntorit, kur dera e shtëpisë atërore dhe të tjerat përreth zbukuroheshin me shërmashek e lule shëmshiri, ndërsa banorët e lagjes, duke mbajtur në ballë flamurin kombëtar, dilnin me kandila të ndezur e brohorisnin për festën e Pavarësisë". ,- Atë Donat Kurti në shënimet e tij.[nevojitet citimi]

Donat Kurti, pasi mbaroi shkëlqyeshëm mësimet e para dhe të mesme në qytetin e lindjes, vazhdoi studimet e larta në Romë, në vitin 1937 nga Universiteti "San'Antonio" i Romës, i jepet titulli "Doktor i Shkencave". Është i njohur ndër françeskanët më të ditur dhe rreshtohët ndër shkencëtarët që kanë dalë prej asaj vatre të pashterrshme të kulturës sonë shqiptare. Themelet e vëna prej Atë Gjeçovit u ngritën lart nga Atë Donat Kurti, Atë Bernardin Palaj, Atë Benedikt Dema etj. me veprat e mëdha që i lanë trashigim Atdheut, duke i përjetësuar ato në "Visaret e Kombit".[nevojitet citimi]

Prof. Eqerem Çabej do ta çmojë lart për zbulimin e përsonazheve si Dedalia, i cili i përngjan aq shumë Odiseut me bëmat e tij. [nevojitet citimi]

Mbasi ra rrethimi malazez, e sipas akordit trupat turke që mbronin qytetin duhet të largoheshin, u caktua gjithmonë nga një fëmijë për një copë rrugë që të përcillnin mbrojtësit e qytetit (ku fëmija simbolizonte paprekshmërinë e tyre ngaqë nuk janë armiq). Dhe At Donat Kurti u thoshte nxanësve dhe kolegëve se ishte pikërisht ai djali i parë, kur ishte 10 vjeç, që i përcolli deri në Bërdicë.[nevojitet citimi]

Më 1927 u bë prift françeskan dhe po atë vit kthen në qytetin e tij të dashur, ku, për aftësi të rralla e mendje të lartë, emërohet profesor në gjimnazin "Illyricum" të fretërve. Këtu dha gjuhë shqipe, latinisht, histori të natyrës. Nga 1930-1938 qe nëndrejtor i shkollës (me drejtor filozofin e shquar, Atë Anton Harapin, i laureuar në Austri). Nga viti 1939 e gjer në mbylljen e saj (1946) qe drejtor. Ky gjimnaz ishte një nga më të nderuarit në vendin tonë. Kishte rreth 500 nxënës e studentë. Këtu dhanë mësim profesorë të shquar, si: Gjergj Fishta, Atë Frano Kiri, Atë Justin Rrota, një nga themeluesit e gjuhësisë shqiptare, Atë Marin Sirdani, autor i veprave "Skënderbeu mbas gojëdhanash" e "Historia e Ilirisë" e që la në dorëshkrim disa mijëra faqesh për Skënderbeun, punë 50-vjeçare, e cila u dogj nga nëpunësit e Degës së Punëve të brendshme, Shkodër. Këtu dha mësim edhe Atë Gjon Shllaku, i lauruar dy herë: në Louvain në Belgjikë (për histori) dhe në Holandë (për teologji), kryeredaktor i revistës "Hylli i Dritës", e cilësuar për kohën si revista më e mirë katolike në Ballkan.[nevojitet citimi]

Në vitin 1946, Atë Donat Kurti ishte drejtor i Gjimnazit të Fretënve "Illyricum" të Shkodrës. Ai kishte një kulturë të gjerë. Zotëronte mirë greqishten e vjetër, latinishten, gjermanishten e anglishten. Në burg mësoi edhe rusishten. Për nevojat e shkollës përktheu ose punoi mjaft libra me vlerë, si: "Gramatika latine", pjesa I, Morfologji (nga Dr. A. Shcheindler, 1933); "Sintaksi i gjuhës latine", I 1939, (po nga Dr. A. Shcheindler); "Vepra kulturore e elementit katolik në Shqipëri", botim i së përkohshmes "Hylli i Dritës", duke filluar nga nr. 3, 1933 etj., si dhe mjaft studime për probleme folklorike, gjuhësore, historike, fetare etj.[nevojitet citimi]

Atë Donati shkoi në Tiranë aty nga gjysma e tetorit të vitit 1946, për të takuar Nako Spirun, dhe që të bisedonte në lidhje me problemet financiare të shkollës. Jo vetëm që nuk u takua me të, por edhe mbërrinë të kuptojë se jo vetëm shkollës, por edhe mësuesve po u vinte fundi. Me të ardhur në Shkodër Atë Donati, kreu aktin burrëror duke thyer vulën e ftohtë të shkollës, për mos m'u ra në dorë komunistëve kështu, që, i pret mundësinë të falsifikonin dokumenta të atij Gjimnazi. Dhe nuk është larg 11 nëntori 1946, kur merr fund shkolla, kuvendi, muzeu, fretnit dhe Kisha, vendi ku Sigurimi komunist futi armët dhe akuzon Fretërit për këtë akt të ulët që u krye në Kishën Katolike Shqiptare, në të gdhirë të datës 17 nëntor 1946, nga vetë ata. Me datën 12 nëntor është ndër të parët që arrestohet At Donat Kurti, me akuzën e formimit të Partisë Demokristjane, të futjes së armëve në Kishë, edukator i rinisë me frymën fashiste, një ndër bashkëpuntorët e "Hyllit të Dritës", që ka lavdëruar fashizmin etj. Akuzat e rreshtojnë ndër ata klerikë që nuk pritej prej askujt shpëtimi i kokës së tij. Ai ishte i sëmurë me ulçër kronike, nga e cila ka vuajtur gjithë jetën. Ndoshta, gjendja shëndetësore e rëndë në birucat e Sigurimit, u ka krijuar përshtypjen xhelatëve se "nuk e ka të gjatë", prandej po e lëmë të vdesin ndër burgjet e mendershme që ka vuajtur dënimin e përjetëshëm, mbas pretencës së prokurorit që kërkoi pushkatimin e tij.[nevojitet citimi]

Hetohet nga prokurorët komunistë Nesti Kopali, Zoi Shkurti, Qako Prokopi, Hysni Ndoja etj. Qëndron kokfortë, ashtu si kishte edhe natyrën e tij para armiqve, nuk thyhet as nga frika, as nga torturat por është ballëhapët dhe trim para të gjithë presionëve. Është i vetëdijshëm se e pret plumbi. Atë Donati u arrestua ndër të parët, më 1946. Pas 2 vjetësh hetuesi të tmerrshme, doli në gjyq, ku mbajti një qëndrim burrëror, si gjithmonë besnik i idealeve të tij. Në fjalën e fundit lapidar, përpara dhënies së dënimit, iu drejtua kështu prokurorit më 15 janar 1948:

"Prej jush unë nuk pres kurrnji të mirë, edhe pse deri më sot nuk i kam bâ kurrkuj keq. Mue nuk më bân përshtypj as vdekja as burgu, por më vjen keq se më mbeti puna pergjysë. Të gjithë jetën teme, të gjithë talentin tem e kam shkrî vetëm për me i sherbye popullit shqiptar, pa marrë parasyshë sakrificat e privacjonet."

Trupi gjykues mbeti i shtangur e heshti. Kryetari e ndërpreu:

"Kur ke luftue ti, çka ke bâ për popullin që po i mburrë ato vepra të cilat na nuk i dijmë?"
"Asht e kjartë se ju nuk dini kurrgjâ. Ato armë për të cilat ju mendoni, un nuk i njof as nuk i dij. Arma ime âsht penda me të cilën kam mbledhë e botue kângët mâ të bukura të trimnisë së popullit: Visaret e Kombit. Kam mbledhë e botue dy vllime me Prralla Kombtare. Ato nuk janë thjeshtë përralla, por aty paraqitet tanë urtia, filozofia e zgjuetësia e popullit tonë që t'u mësojë fëmijve mâ lehtë ushtrimin e virtuteve dhe luftimin e veseve. Po të më jepni vdekjen të gjitha punët mbeten përgjysë, ndersa po të më dënoni me burg, un u kërkoj të lejoni vazhdimin e punës sime të deritashme vetëm për të miren e popullit shqiptar."[1]

Deklaron para Trupit Gjykues, i përbamë nga: Kryetar, Misto Bllaci, antarë, P. Alizoti, A. Koroveshi dhe prokuror, Namik Qemali: "Nuk kam punue për fashizmin asnjëherë... tek Hausdingu kemi shkue me At Mati Prennushin për me kërkue lirimin e kuvendit që na kishte zanë ushtria gjermane... herët tjera At Matia ka shkue vetëm tek gjermanët, mbasi dinte vetë gjermanishten e merrësh vesht direkt.... Me zbritjen e partizanëve në Shkodër, kemi mbajtë qëndrim të ftoftë për 4-5 muej mbas vëndosjes së Pushtetit, unë për vehten teme e kam kuptue se ky Pushtet ishte komunist dhe, se po bahej rrezik për Fenë... Monsinjor Gjini, me t'u emnuem Delegat vitin e kaluem i ka drejtue një memorandum delegatit françeskan, ku kërkohej të respektohën të drejtat e katolikëve nga qeveria, mbasi ato të drejta që i takojnë po shkeleshin çdo ditë... Për armët në Kishë nuk dij gja... Me rastin e 2 dhetorit 1945, unë kam dalë për votime, por votën e kam hjellë në arkën boshe. Natyrisht, këtë e kam ba si kundërshtar i rregjimit komunist... një mikroskop, një aparat fotografik, 20 filma, një makinë shkrimi, një gramafon dhe një arkë me libra e dorëshkrime i kam mëshef në një odë e cila asht nalt pa shkallë, dhe po të mos të të çojë kush, nuk e gjenë dot... Për né, e quej ma të rrezikëshëm qenjen e këtij Pushteti këtu, sesa okupacionin italian e gjerman... Letrën e Padër Gjon Shllakut me pseudonim "Forca Atomike", e kam ruejt për dokument, mbasi ajo tregon qëndrimin e Padër Gjon Shllakut, në burg.... Nuk e ndiej vedin fajtor..."(Dosja 1303, Arkivi M.M.Tiranë) Dënimi kje me burgim të përjetshëm, i cili mâ vonë u shndrrue automatikisht në 25 vjet.[1]

Kështu edhe At Donati, me këtë grup ku bënte pjesë Don Anton Muzaj, Don Mark Hasi, Viktor Kujxhija, etj. ku, spikati qëndrimi i Anës Daja dhe Liza Palit para prokurorit Aranit Çela njëditë para gjyqit, e vazhdon skenarin e filmit jugosllav "Dosja 1302/2-A", dhe kjo është e kuptueshme edhe nga vazhdimi i numrit "Dosja 1303 At Donat Kurti...".

Kurti dënua me vdekje, pastaj me burgim të përjetshëm. Kur po e nisnin për në vendet e shfarosjes, e pa e ëma e tij e sëmurë, e cila, ashtu e djegur nga malli, u lëshua për t'ia puthur ato duar të prangosura.

Mos e prek!,- i thirri egër xhelati.

E ajo grua e vuajtur ia ktheu:

- O bir, ju a keni nanë?!

Dhe Atë Donati pas atij çasti, për 15 vjet të tjera nuk do ta shihte më nënën e tij… Njohu me radhë burgjet e kampet famëzeza të Bedenit, Maliqit, Orman-Pojanit., duke punuar gjer në brez në baltat vdekjeprurëse. U bë tërë plagë, aq sa, kur shkonte motra fisnike Luçije Toska (Kurti) për ta parë, ai, edhe me ato pak minuta takimi, mezi qëndronte në këmbë. I bëri lutje Mehmet Shehut për ta larguar nga ato vende ferri. Dhe lutja iu muar parasysh, duke e dërguar si për më mirë në burgut e Burrelit… aty ku dhe kaloi pjesën më të madhe të dënimit.[nevojitet citimi]

Atë Donati vuajti shumë, ngase mbi të rëndonte një faj "i madh". Akuza ishte sa tragjike, aq edhe qesharake: kishte futur armët në kishë! Gënjeshtër e shpifje më të madhe se kjo zor se gjen. Dhe kjo akuzë e rremë u vue në art. Atë Donatin e detyruan të fotografohet me armë në dorë (të cilat i kishte futur vetë Sigurimi). U bënë edhe fotoekspozita, u botuan dhe vepra. Madje, me shpifje të kësaj natyre, një titullar kryesor i Degës së Brendshme Shkoder, R. B., mori dhe gradë shkencore me veprën më të përbindshme që është shkruar kundër klerit katolik, me titull "Veprimtaria antikombëtare e klerit katolik shqiptar".[nevojitet citimi]

Ai edhe pse ishte në burg vazhdoi punën shkencore, nga e cila e ndau vetëm vdekja. Atje ai njihej me të burgosun të krahinave të ndryshme të Shqipnisë, dhe mblidhte fraza gjuhësore që përdornin ndër ato krahina. I shkruante ndër fletore dhe pregatiste "Fjalorin Frazeologjik të Gjuhës Shqipe". Ky fjalor kishte 45,000 (katërdhet e pesëmijë) fraza. Është i shkruar në dy kopje me dorë, një për Universitetin, dhe një do ta merrte me vedi kur të lirohej. Kjo punë nuk ishte ilegale mbasi dihej edhe nga komanda e burgut të Burrelit. Ditën që është liruar, komandanti i burgut ia ka mbajtë në zyrën e tij edhe kopjen që kishte të veten At Donati, duke i thënë: "Meqë janë shumë fletore dhe nuk i lexojmë dot tani, këto do ti merrni pasi të kontrollohën nga ana e jonë. Do të ua dërgojmë në Degën e Punëve të Mbrendshme të Shkodrës, nuk ua humbim, por, është një formalitet që do të bëhet, mbasi kështu kemi urdhër nga lart." Zgjeroi vëllimin e tretë të "Përrallave popullore", përfundoi veprën "Thaça ose mënyra të thanunit në gjuhën shqipe", ku janë përfshirë rreth 12,000 njësi frazeologjike dhe proverba nga e folmja e Shkodrës, shkroi pjesë "Nga kanuni i Skënderbeut", vëllimet me tregime "Mësimet e nanës", "Në rrugën e plepave", "Kah gurrat e jetës", përmbledhjen me poezi "Lule më lule" etj. Janë rreth 34 vepra të mëdha e të vogla që la në dorëshkrim, sot pronë e Provincës françeskane. Ky dijetar i shquar i ngrysi ditët e fundit të jetës së tij në një vetmi të plotë dhe në një varfëri të frikshme. Një ish – student i tij tregon: "E pashë profesorin tim të nderuar në radhën e bukës. Po numëronte ngadalë, si nën zë, sa për të blerë një gjysmë buke të zezë. Shitësja i foli si me përbuzje: Ti, plako, shpejto. Nuk ta kemi ngenë të të presim gjer sa t'i numërosh lekët. Atë Donati uli kokën dhe doli i menduar. E ku ta dinte ajo shitëse injorante se ai plak i munduar dhe i varfër ishte një nga dijetarët më të mëdhenj të këtij kombi".[nevojitet citimi]

Këto fjalë mi ka tregue vetë At Donati, kur ishte për drekë në shtëpinë tonë më 13 qershor 1964, ditën e Shna Ndout, bashkë me Don Mark Hasin, Prof. Gaspër Ugashin, Prof. Petro Fundon etj. Atë ditë ai erdhi ma vonë se të tjerët. Kur hyni brënda na kërkoi të falur për vonesën. Mbasi u ul në krye të vendit në sofër tregoi sesi e kishte pritë tek dera e Kuvendit Jup Kastrati, të cilin deri atë ditë nuk e njihte fare, as për fëtyrë... Ndërsa, Dh. Shuteriqi, Sh. Demiraj etj. që kanë pasë në dorë fjalorin e tij nuk dij nëse e kanë takuar ndonjëherë, mbasi për vite të tëra ata kanë vjelë frutin e punës së tij.[nevojitet citimi]

At Donati, ishte njoftuar nga një fratel i kuvendit se pritej nga Jupi dhe i kishte nxjerrë fjalë se nuk mund të takohemi, se, sot jam i zënë, por Jupi kishte vazhduar me qëndrim duke zënë rrugën e kalimit. Jupi, aty, i dinte mirë skutat, mbasi gati u bë edhe ky "fratel" dikur. At Donati, për mos të na lënë të prisnim né në sofër kishte dalë dhe, ka gjetë Jupin aty. Jupi me servilizmin e tij karakteristik, me kokë të përulun dhe duke fërkuar duart me zgërdhimjen e tij hipokrite, i kishte dalë pak përpara At Donatit duke i treguar emrin. Me që, At Donati ishte duke dalë e nuk kishte mundësi me e pritë, Jupi i kishte kërkuar një takim në një ditë tjetër, kur të kishte kohë të lirë ky. At Donati, me natyrën e tij autoritare si para një nxënësi rrugaç, i kishte përgjigjë: "Sot ke ardhë dhe të fola, për mue këtu mos u duk ma mbasi nuk due me të takue. E dij mirë kush jé, ke marrë çka ke marrë nga At Justin Rrota, ajo asht kenë puna e tij. Tek unë nuk merr gja, prandej mos u duk ma në këtë Kuvend, se ia ke pa hajrin boll këtij vendi!" dhe kishte kalue pa i dhanë edhe dorën... Nuk dij nëse Jupi e ka shkrue këtë takim në kujtimet e tija!... Por, unë atë ditë kam pij me gëzim të madh kur ndigjova nga goja e At Donatit, përgjigjën që i kishte dhanë kusarit të Fretënve.[nevojitet citimi]

Dhe kjo tragjikomedi, për Atë Donat Kurtin vazhdoi edhe kur doli nga burgu, me 20 maj 1963, pas 17 vjetësh vuajtje. Në fletën e lirimit i ishte shënuar: "Ka marrë pjesë në Lëvizjen e Postrribës", ndonëse ai, si prift që ishte, nuk kishte shkuar kurrë në atë krahinë, ngaqë aty jetonin banorë të një besimi tjetër…

At Donat Kurti bëri ma shumë se 17 vjet burg dhe u kthye në vendlindje duke u mbledhë në sofrën e të vobektëve të Asizit, që kishin mbetë në Kuvendin e Arrës së Madhe. Aty nuk shkoi gjatë, mbasi 1967-ta e shkatrroi edhe "këtë qendër me themel", por këtë herë jo nga rusët, po me porosi nga kinezët.[nevojitet citimi]

Populli i Shkodrës nuk e pau asnjëherë që nga viti 1946 duke thënë meshë ose të ndigjohej fjala e tij në ndonjë predikatore, mbasi ai nuk ishte dakord asnjëherë me Statutin e Kishës së vitit 1951. Këtë Statut ai e kishte kundërshtuar që në Burrel, por edhe mbasi doli nga burgu ai nuk u pajtua me qëndrimin e klerit "të lirë" në atë kohë. At Donati, nuk ishte i vetëm në këtë qëndrim, me té ishte At Pjetër Meshkalla, At Gjolaj, Don Nikoll Mazrreku, Don Pashko Muzhani etj. Mosaktivizimi ligjor i tyre ishte fatkeqësi kryesisht për edukimin e rinisë.[nevojitet citimi]

At Donat Kurti, një ditë u gjet në një barakë me llamarina pa kurrgja mbas shpirtit, vetëm me pak libra, mbasi pjesën më të madhe i kishte të mëshefun si shumë shokë të tij, me një dyshek për vedi e një për motrën, murgeshën e nderuar të spitalit të Tiranës, e cila nuk e la vetëm deri atë ditë, më 10 nandor 1983, që u bashkua me shokët e vet, eshtrat e të cilëve i kishte nën brinjë. At Donat Kurti O.F.M. ruajti me dinjitet deri në vdekje të gjitha cilësitë që i përkisnin Urdhnit të tij duke jetuar fukara, duke vuajtë me fukara, duke punuar të edukujë fukaratë dhe duke vdekë si fukara, i nderuar prej fukarave të mbarë Shqipërisë, të cilëve, në këtë jetë të mjeruar, u la trashigim një thesar shumë të çmueshëm nga mendja e Tij e ndritun: "Visarët e Kombit".[2]

Shkencëtari

Atë Donati, krahas punës mësimore e studimore, ishte dhe një gjurmues e studiues i palodhur i thesarit popullor. Ai brodhi me këmbë pothuajse të gjitha trevat veriore, ku mblodhi me qindra këngë, përralla, lojëra popullore, njësi frazeologjike, proverba etj. Këto ia nënshtroi një studimi të imët. Nga puna e tij shumëvjeçare ai, së bashku edhe me mitologun e folkloristin e madh, Atë Bernardin Palajn, arritën të botojnë veprën madhore "Këngë kreshnikësh dhe legjendash", më 1937. Këngë si "Orët e Mujit", "Martesa e Halilit", "Ajkuna qan Omerin", "Gjergj Elez Alia" etj. konsiderohen nga studiues si perla të folklorit shqiptar. Për të arritur te ky botim madhor u desh një punë gjurmuese shumëvjecare. Kjo shënohet edhe në arathënien e veprës, ku theksohet se Kemi parasysh një koleksion prej 342 kangësh, material i çmueshëm mbledhë me mundim të madh për gadi 40 vjet prej françeskanëve. Nga këta dijetarë që gjurmuan gurrën popullore, mund të përmendim: Atë Donat Kurtin, Atë Bernardin Palajn, P. Martin Sirdanin. P. Nikollë Dajçin, Atë Leonard Shajakajn, P. Rrok Gurashin etj.

Trevat ku u gjurmuan këngët qenë nga më të ndryshmet, si: Curraj i Epërm, Theth, Shalë, Kastrat, Mertur, Dushman, Selcë, Shosh, Shestan, Mirditë, Zadrimë etj. Atë Kurti, së bashku me dijetarin tjetër, Palajn, ditën të zgjedhin më të bukurat nga kjo sasi këngësh dhe arritën të bëjnë një lidhje arsyetuese të Ciklit të kreshnikëve, duke shkrirë harmonishëm variantet e ndryshme. Madje, ata ndreqën, përpunuan dhe redaktuan vargje e këngë të tëra aq mjeshtërisht, sa ia shumëfishuan bukurinë e tyre.

Që me daljen e veprës jehona ishte e madhe. Ajo u vlerësua, u komentua e u përkthye me fragmente nga prof. Norbert Jokli, prof. Ernest Koliqi etj. Atë Gjergj Fishta, i entuziasmuar nga kjo punë, shkruante: "Ku ma ke edhe ndër literatyra të kombeve të gjytetnueme nji përshkrim, paraqitur me ngjyra aq të gjalla, me shëmbëlltyra ma të përshtatuna e me nji burrni ma bujare, ma fisnike e ma të njerzishme mbi hijeshinë e nji vashe, përshkrim me të cilin fatosi i rapsodisë "Martesa e Halilit" paraqet hijeshinë e Tanushës". Eqerem Çabej shënon: "Një vëmendje më të veçantë kërkon edhe figura e atij që quhet në Veri Shtatëpëllambë – mjekër – e – tri – pëllambë – shtat, njohjen e të cilit ia detyrojmë Donat Kurtit".

Në punën e tij, (dy vëllimet kanë 98 përralla në 261 faqe), ky dijetar udhëhiqej nga ideale të larta kombëtare. Ai thekson se "Në të mbledhunit e këtyne përrallave, përveç se kam pasur parasysh me dhanë nji kontribut për etnologji e gjuhë, kam dashtë me tregue e me ushqye moralitetin e popullit shqiptar, tue i lëshue në dorë mësuesve landë të zgjedhun, prralla kombëtare, qi s'u lanë gja mangut prrallave ma të përmenduna të kombeve të tjera"[3].

Duke u habitur me hijeshinë e përrallave tona, me një ndjenjë krenarie kombëtare, Kurti thekson: "Si kanë muejtë me u ruejt përrallat aq bukur atje ndërmjet malesh, prej malëcorëve që s'kanë fare të përpjekun me njerëz shkolle? Padyshim në këtë mënyrë del në shesh fisnikënia dhe lartësia e popullit shqiptar"[4].

Kurti jo vetëm i mblodhi dhe i parashtroi aq bukur përrallat popullore, por edhe i studioi hollësisht ato. Si dijetar i shquar krahasues që ishte, zotëroi shumë mirë edhe punën e studiuesve të huaj në këtë fushë. Ai ka njohur gjer në imtësi përrallat gjermane (mbledhur nga vëllezërit Grimm), ato ruse (nga Afanasiev), daneze (nga Grundtvig), franceze (nga E. Cosquin), norvegjeze (nga Asbjornson), italiane (nga G. Pitre) etj., madje ai njeh me rrënjë dhe ato arabe, indiane etj. Duke vlerësuar gurrën popullore shqiptare, thekson me të drejtë se: "Motivet e përrallave tona janë mjaft të hershme, pse i ndeshim edhe ndër përralla të indianëve, të arabëve e të keltëve." E duke bërë krahasime, shënon se përralla, si: "Njeriu që ndien gjithçka", "Pashmanga arit", "Ora e gjysë kungulli" kanë afërsi me përrallat indiane, ndërsa përrallat e titulluara "Ali Senjefi", "Unaza e ujku i butë", "Shtatë maje gjuhe", kanë afërsi me përralla të arabëve. "Disa,- thekson Kurti,-i kemi krahasuar për afërsi motivi me ato të vëllazënve Grimm, por kemi edhe të tjera që përkojnë me përralla greke e romake[5]. Donat Kurti do të punojë edhe në fushën e përrallave popullore. Më 1942 e 1943 boton dy vëllime me titull "Përralla popullore". Në të njëjtën kohë në revistën "Hylli i Dritës" publikon për 33 numra rresht monografinë "Lojnat popullore", si dhe mjaft studime të tjera. Përrallat e botuara nga Kurti janë të një niveli të lartë artistik.

Kurti pat bërë gati për botim edhe vëllimin e tretë, për të cilin thotë, jo pa një parandjenjë të hidhur se, ndoshtakam me pasë rast me e botue. Tek ajo ndoshta, siç duket, parandjeu fatin e keq të vetin, të kolegëve e të shkollës së tij.

Prof. Simon Pepa, shkruan: "Dhe tani, në 55 vjetorin e botimit të "Iliadës" shqiptare të gjithë ata që e mblodhën dhe e botuan nuk janë më. Edhe Kuvendi Françeskan ku punuan, është këthyer në gërmadhë."[6].

Nga 1967, kur u shkatërruan kishat e kuvendet e gjer sa vdiq, jetoi me lëmoshë. Motra fatkeqe, Luçija, nuk u kursente në atë varfërinë e saj, por Atë Kurti nuk jetoi tek ajo, ngase nuk donte t'i bënte dëm, meqenëse kishte dhëndrin e saj Alfons Radovani, të dënuar me 10 vjet burg politikisht…Motra tjetër fisnike iu gjet sa herë pranë, por dhe ajo pak mund të bënte, për arsye se ajo, si të thuash, ishte më e varfër se i vëllai.

Nga data 20 – 22 tetor 1983 në Tiranë u zhvillua Simpoziumi shkencor "Epika heroike shqiptare". Qenë të ftuar dijetarë nga Franca, Austria, Italia e deri nga Suedia e largët, por asnjëri nuk pati guximin të kujtohej se ai që e kishte mbledhur dhe botuar së pari këtë Epikë të mrekullueshme po jepte shpirt në një barangë gjysmë të shkatërruar atje në Zallin e Kirit… Politizimi shkonte edhe më tej. Njëri nga kumtuesit deklaronte: "Ndërsa në të kaluarën malësori ynë ishte i lidhur ngushtësisht me këngët e kreshnikëve, sepse ato e burrërojnë njeriun, e bëjnë trim…, sot këtë funksion e kryejnë më së miri dhe më drejtpërdrejt këngët e folklorit të ri, të lindur në vitet e partisë"[7]. E diku më poshtë shënohet se "…rapsodët …u këndojnë viteve plot patos heroik të socializmit nën udhëheqjen e partisë dhe të shokut Enver Hoxha", e se ata (rapsodët) "…pranë këngëve të krijuara për partinë, kanë krijuar dhe këngë për hidrocentralin"[8].

Rreth jetës dhe veprës së Donat Kurtit për sa dhjetëvjeçarë u hodh vetëm heshtje dhe harresë e plotë. Ndonëse përrallat e tij u shfrytëzuan dhe u ribotuan sa herë, emri nuk iu përmend fare, por vetëm rallë u shënuan inicialet D.K., ndërsa, edhe më keq ngjau me veprën " Kangë kreshnikësh dhe legjenda", (1937), për të cilën nuk shënohej as emri i autorit dhe as titulli i veprës, por vetëm: " Visaret e kombit", 1937[9].[10]

Veprat

Në fondin e dorëshkrimeve që ka lënë Atë Donati figurojnë 37 vepra: fetare, edukative, letrare, gjuhësore e folklorike. Ato kanë shpëtuar pothuaj të gjitha, falë besnikërisë së pashoqe të një fshatari, Mark Hilukut prej Hajmelit, të cilit i është dashur shpeshherë të ndërroj vend fshehtas, nga katundet e Zadrimës e deri në fshatrat e Lushnjës[1]. Veprat e Atë Donat Kurtit, te vepra "Françeskan't e mdhej", Atë Zef Pllumi i cilson si 37 të tilla.[11].

Lista kryesore e veprave

  • "Visaret e kombit", XI vëllime, në bashkëpunim me At' Bernardin Palaj; 1937. Ribotue në vjetin 2005. – 2007.[12]
  • "Prralla Kombëtare", II vëllime, Shkoder 1940. Ribotue Shkodër 2005.[12]
  • "Lojët Kombëtare", Botime Françeskane, Shkodër 2007. - Zakone e Doke Shqiptare, Botime françeskane, Shkoder 2010, nën kujdesin e Provincës Françeskane Shqiptare.[12]

Burimet

  1. ^ a b c P.Zef Pllumi, Tiranë, janar 1993 i cituem tek "Quo vadis, Shqipëri?", antologji e përgatitur nga Ardian Klosi fq.247
  2. ^ At Donat Kurti përballë "albanologut" Jup Kastrati, nga Fritz Radovani
  3. ^ "Këngë kreshnikësh dhe legjendash", "Parathanie", I, fq 9, 1942
  4. ^ "Këngë kreshnikësh dhe legjendash", "Parathanie", fq 10
  5. ^ "Këngë kreshnikësh dhe legjendash", "Parathanie", fq 7
  6. ^ Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare. 1944-1990. fq. 30
  7. ^ "Çështje të folklorit shqiptar", 2, Tiranë 1986, Fq.44,
  8. ^ "Çështje të folklorit shqiptar", Tiranë 1986, II. fq.303
  9. ^ "Çështje të folklorit shqiptar", II, fq. 304
  10. ^ Dijetar i martirizuar në 18-vjetorin e vdekjes, nga Prof. Dr. Simon Pepa
  11. ^ Dosja “At Dr. Donat Kurti O.F.M.”, nga Paul Tedeschini, 03.04.2007
  12. ^ a b c Át Vitor Demaj: Át Donat Kurti, Botohen dorëshkrimet për doket e zakonet shqiptare

Lidhje të jashtme