Çamëria: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 37: Rreshti 37:
[[Kategori:Çamëri]]
[[Kategori:Çamëri]]
[[Kategoria:Histori]]
[[Kategoria:Histori]]
[[Kategoria:Shqipëri etnike]]


[[az:Çamerya Albanları]]
[[az:Çamerya Albanları]]

Versioni i datës 29 dhjetor 2011 15:32

Harta e Çamërisë

Çamëria quhet pjesa jugore e Epirit. Ky emërtim është i lidhur pikërisht me çamët, të cilët përbënin shumicën e Çamërisë. Çamëria përbën një brez tokësor i cili shtrihet gjatë anëdetit lindor të detit Jon nga Butrinti e Bistrica deri në Gjirin e Prevezës.

Historia

Çamëria ishte pjesë e Epirit dhe si e tillë ishte deri pas riorganizimit administrativ të territoreve të pushtuara në Ballkan nga romakët. Sipas këtij riorganizimi provinca e Epirit, ndahet në dy njësi administrative, atë jugore dhe veriore. Pjesa veriore e njohur nga vendasit si Çamëria pas kësaj ndarje fillon të hyjë në literaturën romake si Epiri veriorë.

Mirëpo kjo ndarje administrative për të folmen popullore nuk ka lënë gjurmë, kështu që edhe në ditët tona në gjuhët dhe literaturën ballkanike përdoren termat autoktone për popullsinë (edhe në greqisht) dhe për njësinë administrative. Sipas disa studiuesve, emërtimi Çamëri vjen nga lumi që gjarpëron në këtë krahinë, lumë i cili është shënuar që më parë në literaturën e grekëve të lashtë dhe të romakëve.

Gjatë kohës së dyndjeve sllave, Çamëria ishte ndër anët më të pa prekura nga elementi sllav dhe kjo anë më vonë, gjatë ndarjes së popujve të Bizantit në popuj sipas traditës fetare (grekë)[1], sipas traditës së gjakut (shqiptar) dhe ardhacakëve sllavo-turk (bullgarë), dallohej për traditën fisnore. Gjatë kësaj kohe zhvillohen luftëra të ashpra në mes të prirësve të këtyre tre popujve për marrjen e kështjellave në këto anë. Fondamentalistët fetarë që kishin zënë pozita në perandorinë e bizantin, bënë masakrimin e popullsisë vendase. Në këto rrethana, popullit, që anonte nga vija e gjakut, i erdhën në ndihmë familje nga pjesa perëndimore e Ballkanit. Kështu që më vonë, Skënderbeu, nga të krishterët pranohet si princ i Albanisë dhe Epirit.

Pas luftërave në Ballkanin lindor kundër bizantinëve dhe sllavëve të krishterë, Çamëria, më 1449, bie nën sundimin e osmanëve. Nën sundimin osman formohet njësia administrative me qendër në Janinë, e njohur në histori si një ndër katër vilajetet shqiptare. Gjatë kësaj kohe në pushtet vjen Ali Pashë Tepelena, që në histori është i njohur për tentimin e tij të organizimit të popullit të kësaj ane në një shtet shqiptar.[2]

Paria Çame

Referenca

  • Konrad Clewing: Çamen. In: Lexikon zur Geschichte Südosteuropas. hrsg. v. Edgar Hösch u. a. Wien & Köln 2004. S. 162.
  • Doris Stockmann, Wilfried Fiedler, Erich Stockmann: Albanische Volksmusik, Band 1: Gesänge der Çamen." Berlin: Akademie-Verlag, 1965. 302 Seiten.
  1. ^ Popullsi e përzier që kishte humbur rrënjët dhe jetonte sipas traditës fetare lindore
  2. ^ The Eclectic Magazine of Foreign Literature, Science, and Art

Lidhje të jashtme

Shiko edhe