Talini: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
No edit summary |
Edvini (diskuto | kontribute) No edit summary |
||
Rreshti 91: | Rreshti 91: | ||
{{Kryeqytetet e Evropës}} |
{{Kryeqytetet e Evropës}} |
||
[[Kategoria: Estoni]] |
|||
[[Kategoria:Qytete në Estoni]] |
[[Kategoria:Qytete në Estoni]] |
||
[[Kategoria:Kryeqytete në Evropë]] |
[[Kategoria:Kryeqytete në Evropë]] |
Versioni i datës 17 janar 2012 13:37
Stampa:Qytet Talini është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Estonisë me sipërfaqe prej 159.2 km² dhe popullsi prej 415 416 banorësh. Gjendjet në pjesën veriperëndimore të Estonisë, 80 km më në jug se Helsinki. Qyteti i vjetër i Talinit është një ndër qytetet e vjetra më të ruajtura në Evropë, dhe vizitohet nga më shumë se 1 milion turistë çdo vit.
Pak histori
Gjurmët e para të vendbanimeve të hershme datojnë rreth 5000 vjet më parë. Në 1050-ën u ndërtua fortesa në Toompea, pika më e lartë e Talinit. Duke qenë një pikë kyçe për tregtinë mes Rusisë dhe Skandinavisë, Talini ra pre e pushtimeve nga kalorësit Teutonikë, Danimarka, dhe Lidhja Hansaetike. Nga 1561-1710, Talini ishte nën pushtetin suedez. Nga 1710-1918, Talini ruajti autonominë ekonomike nën Perandorinë Ruse. Me marrjen e pavarësisë së Estonisë me 24 shkurt 1918, Talini u bë kryeqyteti i Estonisë. Qyteti vuajti gjatë luftimeve të Luftës së Dytë Botërore, ku një pjesë e mirë e tij u bombardua nga avionët sovjetikë. Gjatë viteve 70 popullsia e Talinit u dyfishua nga ardhja e shumë qytetarëve të Bashkimit Sovketik, kryesisht nga Rusia, Ukraina etj.
Gjeografia
Talini ka një sipërfaqe prej 159.2 km². Talini gjendet në buzë të Gjirit të Finlandës, në veriperëndim të Estonisë. Talini ka dy liqene brenda vijës administative të qytetit, Liqeni Ülemiste (Liqeni i Sipërm) dhe Liqeni Harku. Talini furnizohet me ujë të pijshëm nga Liqeni Ülemiste i cili ka një sipërfaqe prek 9.6 km². Talini përshkohet nga Lumi Pirita në pjesën veriore të qytetit. Pika më e lartë e qytetit është 64 m mbi nivelin e detit dhe gjendet në pjesën jugore të qytetit, në Nõmme. Talini ka një numër të madh parqesh, dhe është një ndër kryeqytetet me ajrin më të pastër në Evropë. Bregdeti i Talinit ka një sërë gjiresh, gadishujsh dhe plazhesh me rërë.
Ekonomia
Demografia
Talini ka një popullsi prej 415 416 banorësh, duke e bërë kështu qytetin më të populluar të Estonisë, ku banon 1/3 e popullsisë së Estonisë. Popullsia e Talinit përbëhet nga 53% estonezë, 38% rusë, 4% ukrainas dhe pjesa tjetër finlandezë e të huaj nga vende të ndryshme.
Kultura
Politika
Shiko edhe këtë
Lidhje të jashtme
Ky artikull nga gjeografia është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |