Mikrobiologjia: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v r2.6.4) (roboti shtoj: az:Mikrobiologiya
Rreshti 87: Rreshti 87:
[[ru:Микробиология]]
[[ru:Микробиология]]
[[sh:Mikrobiologija]]
[[sh:Mikrobiologija]]
[[si:ක්‍ෂුද්‍රජීව විද්‍යාව]]
[[simple:Microbiology]]
[[simple:Microbiology]]
[[sk:Mikrobiológia]]
[[sk:Mikrobiológia]]

Versioni i datës 22 janar 2012 17:50

Mikroorganizma në një laborator

Mikrobiologjia (nga greq. μικρός, mikrós,-"i vogel"; βίος, víos,-"jete" dhe λόγος, lógos,-"fjalë", "mësim", "dije") është degë e biologjisë që merret me studimin e mikroorganizmave (mikrobeve), ndërtimin, funksionimin dhe ndikimin e tyre në organizmat e tjera të gjalla. Mikroorganizmat janë organizma të vogla mikroskopike njëqelizore të padukshme për syrin e njeriut. Këtu hyjnë bakteriet, protozoat, këpurdhat, mikroalgat, prokariotet dhe viret.

Historia e mikrobiologjisë

Bakteriet u vëzhguan në fillim nga Anton van Leeuwenhoek, në vitin 1676 me anën e një mikroskopi njëlentësh të cilin ai e ndërtoi vetë. Emri "bakterium" hyri shumë më vonë në përdorim, nga Christian Ehrenberg në vitin 1828, fjalë që rrjedh nga greqishtja βακτηριον, vaktirion - "shkop i vogël, thupër".

Nëndegët e mikrobiologjisë

Fusha e mikrobiologjisë mund të ndahet përgjithsisht në disa nëndegë:

  • Mikrobiologjia fiziologjike: Studimi i funksionimit biokimik te qelizave mikrobiologjike. Përfshin studimin e rritjes mikrobiologjike, metabolizmin mikrobiologjik dhe strukturen qelizore të bakterieve.
  • Mikrobiologjia genetike: studion se si janë të organizuar genet tek mikrobet në lidhje me funksionet e tyre qelizore. Lidhet ngushte me biologjine molekulare.
  • Mikrobiologjia mjeksore ose medicinale: studion rolin e mikrobeve ne semundjet e njeriut. Ajo perfshin studimin e patogenezes mikrobiologjike dhe epidemiologjine dhe ka lidhje me studimin e semundjeve patologjike dhe imunologjike.
  • Mikrobiologjia veterinare: studion rolin e mikrobeve ne medicinen (mjeksine) veterinare.
  • Mikrobiologjia mjedisore: studion funksionin dhe larmine e mikrobeve ne mjedisn e tyre natyror. Perfshin studimin e ekologjise mikrobiologjike, ciklin ushqyes mikrobiologjik, gjeomikrobiologjik, larmine mikrobiologjike dhe Bioremediacioni.
  • Mikrobiologjia zhvilluese: studion zhvillimin e mikrobeve. Perfshin sistematiken bakteriale dhe taksonomine.
  • Mikrobiologjia industriale: shfrytezon mikrobet për perdorim ne ecurite (proceset) industriale. Ketu hyjne tharmëtimi industrial dhe trajtimin e ujrave të zeza. Lidhet ngushte me bioteknologjine industriale. Kjo fushe perfshin gjithashtu prodhimin e birres, nje zbatim i rendesishem i mikrobiologjise.
  • Aeromikrobiologjia: studion mikroorganizmat e ajrit.
  • Mikrobiologjia ushqimore: studion mikrobet qe shkaktojne prishjen e ushqimeve.
  • Mikrobiologjia farmaceutike: studion mikrobet qe shkaktojne ndotjen dhe prishjen farmaceutike.

Dobitë e mikrobiologjisë

Shiko edhe

Bakteriologjia
Viriologjia
Mikologjia
Imunologjia

Lidhje të jashtme