Alegoria: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v r2.7.1) (roboti ndryshoj: ku:Alegorî
v r2.7.1) (roboti shtoj: yi:אלגאריע
Rreshti 92: Rreshti 92:
[[uz:Allegoriya]]
[[uz:Allegoriya]]
[[vi:Phúng dụ]]
[[vi:Phúng dụ]]
[[yi:אלגאריע]]
[[zh:託寓]]
[[zh:託寓]]

Versioni i datës 24 janar 2012 10:47

Alegoria - Alegori vjen nga greqishtja allegoria, nga allos - tjetër dhe agereia - flas, them, d.m.th te folur për ta kuptuar ndryshe.

Alegoria është një paraqitje e tërthorte ose shprehje, prapa se cilës nënkuptohet një domethënie tjetër ; metafore e zgjeruar. Hartime letrare, qe ndërtohen mbi bazën e alegorisë, janë fabulat dhe parabolat. Alegoria ka lindur nga paralelizmi midis jetës se njeriut dhe natyrës e jetës se kafshëve. Ne krijime alegorike dhelpra përfaqëson njeriun hileqar e dinak, ujku njeriun e keq, etj. Një nga arsyet për krijimin e alegorisë ka qene pamundësia për te folur hapur e për te thëne te vërtetën. Krijime te bukura alegorike janë fabulat "Dy qete dhe ujku" te Naim Frasherit, "Ujku dhe qengji" te Cajupit, etj.

Alegoria ndërtohet mbi bazën e simboleve. "Vaji i bilbilit" i Ndre Mjedës është një krijim alegorik i ndërtuar mbi bazën e simboleve (bilibili simbolizon shqiptarin e robëruar, kafazi pushtimin turk).

Disa fjale te urta (alegorike)

  • 1. Vjen zogu i blere e ndjek zogun e lere.
  • 2. Molla e mire shitet edhe natën.
  • 3. Nata është e ujkut.
  • 4. Mos shkel ne dërrase te kalbur.
  • 5. Muri ka veshe dhe gardhi ka sy.
  • 6. Thelleza ne mal, tigani ne zjarr.
  • 7. Njëzet kali, dyzet samari.
  • 8. Një here i bie trungjet lumi.
  • 9. Ne pemën me kokrra qëllohet me gurë.
  • 10. Shihi turine, pa vari kusinë.
  • 11. Kush hedh këmben bosh, bie përposh.
  • 12. Mos u krekos me celesat e kashtës.
  • 13. Kush do qe te këpute trëndafilin, nuk duhet t'u vere veshin gërvishtjeve.
  • 14. Bletët kane mjaltë ne goje por thumba ne bisht.
  • 15. Për te marre mjaltë mos thyej kosheren e bletëve.
  • 16. Me mire një harabel ne dore se sa një pëllumb mbi cati.
  • 17. Cilido qe mendon se te gjitha frutat piqen se bashku si luleshtrydhet, nuk di gjë për vreshtin.
  • 18. Enët kur janë bosh bëjnë shume zhurme.
  • 19. Është e lehte te hedhesh një pike ujë ne oqean, por është e pamundur ta nxjerrësh ashtu siç qe,te papërzier , te pashtuar dhe te pazvogeluar.
  • 20. Fryti i pjekur nuk ruhet lehte.
  • 21. Ai qe do te haje arrën, duhet te thyeje me pare lëvozhgën.
  • 22. S'ke c'i bën gomarit, i bie samarit.
  • 23. Mikut dhe peshkut pas tri ditësh fillon t'u vije era.
  • 24. Pyka can drurin.
  • 25. Dardha e ka bishtin pas.