Avni Rustemi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Avni Rrustemi u zhvendos tek Avni Rustemi dhe u krijua një faqe përcjellimi
No edit summary
Rreshti 1: Rreshti 1:
{{Kutia Luftëtar
[[Skeda:Avni_rrustemi.jpg|thumb|250px|Avni Rustemi]]
| Emri = Avni Rustemi
| Seksi = M
| Figura = Avni Rustemi.jpg
| Madhësia e Figurës = 200px
| Datëlindja = [[22 shtator]] [[1895]]
| Vendlindja = {{flagicon|Turkey}}[[Libohova|Libohovë]],[[Gjirokastër]] [[Vilajeti i Janinës]] [[Perandoria Osmane]]
| Datëvdekja = [[22 prill]] [[1924]]
| Vendvdekja = {{flagicon|Albania}} [[Gjirokastër]]
| Kombësia = Shqiptar
| Profesioni = Mësues, deputet
}}
'''Avni Rustemi''' '''([[22 shtator]] [[1895]], [[Libohovë]], [[Gjirokastër]] - [[22 prill]] [[1924]])''' - [[Pedagogjia|pedagog]]<ref>Studimet për pedagogë në Universitetin e Romës</ref>, [[Mësuesia|mësues]]<ref>Avni Rustemi punoi si mësues në Libohovë ([[1910]]), në [[Tragjas]] të [[Vlorë]]s ([[1913]]), në [[Tepelenë]] ([[1916]]-[[1917]]) e në Vlorë ([[1917]]-[[1918]])</ref>, [[aktivist]]<ref>shih [[#Aktivitete]]</ref>, [[Deputet|deputet]]<ref>Deputet i [[Prefektura e Kosovës|Prefektrës së Kosovës]]</ref>, [[atentator]]<ref>[[Atentati mbi [[Esat Pashë Toptani]]n]]</ref>, [[shqiptar]].
'''Avni Rustemi''' '''([[22 shtator]] [[1895]], [[Libohovë]], [[Gjirokastër]] - [[22 prill]] [[1924]])''' - [[Pedagogjia|pedagog]]<ref>Studimet për pedagogë në Universitetin e Romës</ref>, [[Mësuesia|mësues]]<ref>Avni Rustemi punoi si mësues në Libohovë ([[1910]]), në [[Tragjas]] të [[Vlorë]]s ([[1913]]), në [[Tepelenë]] ([[1916]]-[[1917]]) e në Vlorë ([[1917]]-[[1918]])</ref>, [[aktivist]]<ref>shih [[#Aktivitete]]</ref>, [[Deputet|deputet]]<ref>Deputet i [[Prefektura e Kosovës|Prefektrës së Kosovës]]</ref>, [[atentator]]<ref>[[Atentati mbi [[Esat Pashë Toptani]]n]]</ref>, [[shqiptar]].



Versioni i datës 27 janar 2012 17:39

Avni Rustemi
Lindi me: 22 shtator 1895
Lindi në: TurqiaLibohovë,Gjirokastër Vilajeti i Janinës Perandoria Osmane
Vdiq me: 22 prill 1924
Vdiq në: Shqipëria Gjirokastër
Kombësia: Shqiptar
Profesioni: Mësues, deputet



Avni Rustemi (22 shtator 1895, Libohovë, Gjirokastër - 22 prill 1924) - pedagog[1], mësues[2], aktivist[3], deputet[4], atentator[5], shqiptar.

Atdhetar e demokrat revolucionar i shquar, udhëheqës i shoqërisë demokratike "Bashkimi", pjesëtar i opozitës demokratike në Asamblenë Kombëtare në prag të Revolucionit të Qershorit 1924. Hero i Popullit. Lindi në Libohovë, Gjirokastër në një familje atdhetare. Mësimet fillore i mori në vendlindje, vazhdoi në normalen e Elbasanit dhe më vonë në Shën Mitër Korone (Itali), kurse studimet e larta për pedagogji i filloi në Universitetin e Romës. Ndërkohë Avni Rustemi punoi si mësues në Libohovë (1910), në TragjasVlorës (1913), në Tepelenë (1916-1917) e në Vlorë (1917-1918).

I rritur dhe i edukuar në një mjedis atdhetarësh, Avni Rustemi u shqua si veprimtar me armë në dorë për lirinë, pavarësinë e tërësinë territoriale të Shqipërisë. Më 1908 braktisi bankat e shkollës për t'u bashkuar me çetën e Çerçiz Topullit , më 1910 bëri një përpjekje për të vrarë në Shkodër komandantin e ekspeditës ushtarake osmane gjeneral Shefqet Turgut pashën. Më 1914 u radhit në forcat shqiptare për çlirimin e Shqipërisë së Jugut nga pushtimi i forcave greke. Më 1918 , me nismën e tij u formua në Vlorë shoqëria atdhetare e rinisë vlonjate me emrin "Djalëria e Vlorës". Në krye të saj organizoi demonstratën anti-imperialiste të 28 Nëntorit 1918 kundër pushtuesve italianë. Në pranverë të vitit 1919 në Shën Mitër krijoi "Lidhjen e Rinisë Shqiptare" për mbrojtjen e të drejtave kombëtare, kurse më 13 qershor 1920 vrau me atentat në Paris Esat Pashë Toptanin, politikan me botëkuptime feudale. Anatole de Monzie, avokati i Avniut. E cilsoi aktin si "krim pasional me nxitje të një populli të tërë". Libohoviti u lirua pas gjashtë muajsh.[6]

Akti i Avni Rustemit në Paris, nuk ishte një atentat i thjeshtë. Plumbat e Avni Rustemit që shtrinë përdhe Pashën e Toptanit ishin sinjali, kushtrimi i Revolucionit Demokratiko-Borgjez, i një revolucioni të ri i popullit shqiptarë që po ngrihej kundër feudalizmit. Me t'u kthyer në Shqipëri, në dhjetor 1920 ai filloi punën për bashkimin e shoqërive demokratike ekzistuese në një organizatë të vetme. Kongresi i mbajtur më 25 prill 1921 në Vlorë krijoi një shoqëri që mori emrin federata "Atdheu". Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rustemi. Me nismën e tij u krijuan dhe organizata profesionale të mësuesve. Pas mbylljes së federatës "Atdheu", në gusht 1922 përsëri me nismën e Avni Rustemit më 13 tetor 1922 u krijua në Tiranë shoqëria demokratike "Bashkimi".

Avni Rustemi nuk qe vetëm organizatori kryesor i shoqërive demokratike, por edhe një ndër ideologët më të shquar demokratë. Idetë e tij, të formuluara në një sërë fjalimesh e artikujsh publicistikë u bënë armë e fuqishme në duart e rinisë demokratike e të masave të shtypura punonjëse. "Kur qeveria, nuk plotëson nevojat më me rëndësi që ka kombi,- thoshte ai, atëherë kjo nevojë duhet të realizohet me interesimin e pjesës së organizuar të popullit e ta bëjmë ne qeverinë që ta ndjejë këtë nevojë". Daljen e vendit nga prapambetja Avni Rustemi e shikonte në zhvillimin e ekonomisë së pavarur kombëtare. "Pa pavarësi ekonomike, - shkruan ai, - nuk mund të ketë pavarësi politike". Idetë e tij demokratike e revolucionare ai i shprehu edhe në Asamblenë Kushtetuese të vitit 1924, ku u zgjodh deputet nga populli i ish-prefekturës së Kosovës. Ai kritikoi me guxim shpërdorimet e aparatit burokratik të kohës, fodullëkun e injorancën e klasave sunduese reaksionare dhe mbrojti me zjarr traditat e popullit tonë dhe të drejtat e shqiptarëve që jetonin në trojet e veta në Jugosllavi.

Në kushtet e ashpërsimit të kontradiktave klasore e politike të vendit, reaksioni çifligar me Ahmet Zogun në krye organizoi vrasjen e Avni Rustemit më 22 prill 1924. Me këtë akt reaksioni synonte të godiste lëvizjen demokratike-borgjeze në ngritje. Vrasja e udhëheqësit të shquar të Lëvizjes demokratike shërbeu si shkëndijë e revolucionit që triumfoi më 10 qershor 1924.

Aktivitete

Burimi i të dhënave

  1. ^ Studimet për pedagogë në Universitetin e Romës
  2. ^ Avni Rustemi punoi si mësues në Libohovë (1910), në TragjasVlorës (1913), në Tepelenë (1916-1917) e në Vlorë (1917-1918)
  3. ^ shih #Aktivitete
  4. ^ Deputet i Prefektrës së Kosovës
  5. ^ [[Atentati mbi Esat Pashë Toptanin]]
  6. ^ "Destins hors série" av. Anatole de Monzie