Kanabisi (Drogë): Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
No edit summary
v Marijuana u zhvendos tek Marihuana. Arsyja
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 9 shkurt 2012 02:15


Marihuana
Lule të thara të Cannabis sativa ku shihen trikomet.
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Filumi:
Klasa:
Rendi:
Familja:
Gjinia:
Lloji:
Emri binomial
Cannabis sativa L.[1]
Cannabis indica Lam. (putative)[1]


Marihuana (ose kanabis) i referohet disa përgatitjeve të bimës Konop (Kanabis) të cilat bëhen për tu përdorur si droga psikoaktive dhe për arësye mjekësore.[2][3][4] Nga pikëpamja kimike, komponimi kimik kryesor psikoaktiv në marihuanë është delta-9-tetrahidrokanabinoli9-THC); i cili është një nga 400 komponimet në planet, përfshirë kanabinoidet, si kanabidioli (CBD), kanabinoli (CBN), dhe tetrahidrokanabivarini (THCV), të cilat mund të prodhojnë efekte shqisore ndryshe nga efektet psikoaktive të THC.[5] Marihuana është forma herbale e kanabisit, dhe përbëhet nga lulet, gjethet, dhe kërcellet e bimëve femërore; hashashi është forma e koncentruar e kanabisit.[6]

Përdorimet bashkëkohore të marihuanës janë si drogë rekreative, për rituale fetare, për rituale shpirtërore, dhe si marihuana mjekësore; përdorimi më i hershëm është regjistruar në mijëvjeçarin e tretë p.e.s.[7] Më 2004, Kombet e bashkuara e vlerësuan se rreth 4.0 % të popullsisë adulte të botës (162 milion) e përdorin marihuanën çdo vit, dhe se rreth 0.6 % (22.5& milion) e përdorin çdo ditë.[8] Në fillimin e shekullit 20, posedimi, përdorimi rekreativ, dhe shitja e përgatitjeve të marihuanës me përmbajtje të kanabinoideve psikoaktive u bë e jashtligjshme në shumicën e vendeve të botës; sidoqoftë, OKB-ja tregoi se marihuana është droga më e përdorur e jashtligjshme në botë.[9][10]

E vetmja bime që mund të kultivohet që nga Skandinavia në Ekuator, ka shumë veti kurative, rritet shpejt, kushton pak për tu mbajtur dhe bën një vaj të cilësisë së lartë. Ka furnizuar për mijëra vjet qytetërimet më të lashta duke dhëne 80 % të letrës, tekstile dhe lende djegëse. Në fakt, "Enciclopedia Britanica" është shtypur për 150 vite në letër kërpi, të gjitha librat shkollor deri në 1880 botoheshin në kërp, e përdorej për të paguar taksat në Amerikë që në 1631.

Presidentet më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara, si George Washington, Thomas Jefferson e baballarët e tjerë themelues lëvronin kërpin, Benjamin Franklin kishte një ndër të parat punishte letër në Amerikë dhe kultivonte kërpin.

Biblat e para, hartat, tabelat, kartat e para të Deklaratës së Pavarësisë e Kushtetuta janë të bëra nga kërpi, po nga kërpi ishte dhe flamuri i parë i Shteteve të Bashkuara.

Më 1916 Shtetet e Bashkuara shpallën një dekret më të cilin vendos që letra mund të bëhej nga kërpi dhe nuk duhej prerë më asnjë pemë : raporti vendoste se për çdo akër kërp, duheshin kultivuar 4 pemë.

Me rrëshirën e kërpit prodhoheshin vernikët e parë, dhe modeli i parë T i Henri Ford ushqehej me karburant të nxjerrë nga kërpi, dhe vetë makina u ndërtua nga plastika e kërpit.

Nëse e gjitha kjo është e vërtetë, atëherë përse një bimë është vënë jashtë ligjit ?

Pastak çfarë ndodhi ?

Ndodhi që në atë përiudhë industria filloj të kalonte me ritme të shpejta agrikulturën, dhe me këtë parakalim kanabis ishte viktima e parë.

Grupet e reja industriale amerikane që po lindnin sidomos mbi shfrytëzimim e naftës për prodhimin e energjisë si (Standard Oil - Rockefeller), dhe ato që shfrytëzonin pyjet për letrën (editore Hearst), dhe ato për prodhimin e fibrave artificiale për veshjet (Dupont) - pra të gjithë sektorë ku këto firma kishin investuar sasi të mëdha paraje.

Por kishin secila përballë kopshtitit të tyre ketë konkurrues të fuqishëm, kështu mblodhën forcat për të formuar një aleance të mjaftueshme për ta mundur. E vetmja zgjidhje për ti prere këmbët këtij kolosi sepse ishte i përhapur në të gjithë botën ishte. (aq sa në Shqipëri e përdornin edhe si bime zbukurimi, e jo vetëm kurative, pyesni gjyshen tuaj dhe ka për tju treguar për çajin që bënin me marijuanë kundër dhimbjeve të barkut, çudi tani po e përdoret edhe në mjekësi !).

Ilegaliteti

Fillon kështu operacioni mediatik për ta dëmonizuar, shpejt dhe me efikasitet ("Droga e djallit") dhe në saje të gazetave të Hearst (është personazhi i famshëm i Citizen Kane (Pushteti i katërt i O. Wells), i cili kishte një gazete të madhe në çdo qytet të Amerikës. I ndjeshëm ndaj parasë dhe në kërkim të një teme për të fituar popullaritet, Hollywood u lidh menjëherë me këtë manovër duke dhënë kontributin e tij për ti vene vulën përfundimtare këtij produkti. Filmi "Marijuana" : vrasëse e rinisë - një thithje, një feste, një tragjedi. Dënimi moral udhëtonte shpejt, nuk ekzistonte kundërinformacioni dhe për të bere një ligj që e ndalonte në këtë klimë ishte shumë e thjeshte. Edhe sepse 3/4 e senatoreve që miratuan ligin e famshëm "Marijuana Tax Act" në 1937, akoma në fuqi, nuk e dinin që marijuana dhe cannabis ishin e njëjta gjë : ishte ai gjeniu Hearst që futi emrin e ri për të çoroditur njerëzit.[11]

Fakti është se duke nisur nga ai moment Dupont mbyti tregun me fibrat e tij sintetike (Nylon, Teflon, Lycra, Kevlar, emra të dëgjuar për të gjithë në, kush nuk ka veshur një bluzë najloni ? janë të gjithë marka origjinale Dupont). Tregu i makinave po drejtohej përfundimisht drejt përdorimit të benzinës (madje edhe sot në Amerikë nuk ekzistojnë makinat me nafte ! vetëm këto vitet e fundit po flitet me rritjen e benzinës) por motori i parë i ndërtuar nga Diesel ishte me karburant vegjetal. Hearst ndërkohe po fillonte shkatërrimin e pyjeve në mënyre sistematike në Amerikën e Jugut dhe nga kjo lënde druri nxori në pak kohe aq letër se të çonte drejt falimentimit konkurruesit.

Korit të këtyre njerëzve "te mire" u shtohej edhe ai i prodhueseve të cigareve (emrat i dini, lexo paketën) të cilët donin të mbushnin këtë boshllëk me një produkt tjetër 100 herë më të dëmshëm se sa cannabis. Multinacionalet e sotme ato që influencojnë qeveritë, nuk janë gjë tjetër veçse pasardhësit direkt të asaj aleancë historikë që lindi në vitet '30 midis familjeve industriale. Si produkt tekstil, cannabis është 4 herë më i butë se pambuku, 4 herë më i ngrohtë, 3 herë më shumë rezistent dhe veshjet rrojnë më shumë, ka cilësi injifuge, pra nuk ka nevoje për pesticide që të kultivohet (pyesni fshataret e Lazaratit).

Si karburant kushton sa 1/5 e naftës së sotme me të njëjtin rendiment dhe nuk ndot ambientin. Dhe persa i përket letrës kushtin sa 1/10. Kemi bërë biznesin e shekullit ! Sala kur erdhi në qeveri në 1992 tha "Fshatari le të kultivojë produktin që kanë më shumë fitim, dhe që atëherë plasi mbjellja në Shqipëri veçse më vonë e kapën nga veshët dhe sot edhe në Shqipëri është e ndaluar"

36 miliard dollarë, dyfishi i drithërave, kjo është shifra e sasisë së Canabis të prodhuar në Amerikë në 2006, ndërsa në Shqipëri fshataret e shkret shkojnë në burg, fshataret Amerikane po pasurohen, dhe siç mund ta lexoni në shkrim Marijuana është bima me më rendiment nga të gjitha bimët e tjera bujqësore. Amerika zë vendin e parë në botë për prodhimin e Marijuanes,


Referenca

  1. ^ a b John H. Wiersema. "Cannabis sativa information from NPGS/GRIN". Ars-grin.gov. Marrë më 2010-01-02. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Stampa:ShorterOxfordEnglishDictionary
  3. ^ Shih, Etymology of marijuana.
  4. ^ Company, Houghton Mifflin (2007-11-14). Spanish Word Histories and Mysteries. Houghton Mifflin Harcourt. fq. 142. ISBN 0618910549, 9780618910540. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri i panjohur |coauthors= është injoruar (sugjerohet |author=) (Ndihmë!); Shiko vlerën e |isbn=: simbol i palejuar (Ndihmë!)
  5. ^ Fusar-Poli P, Crippa JA, Bhattacharyya S; etj. (2009). "Distinct effects of {delta}9-tetrahydrocannabinol and Cannabidiol on Neural Activation during Emotional Processing". Archives of General Psychiatry. 66 (1): 95–105. doi:10.1001/archgenpsychiatry.2008.519. PMID 19124693. Marrë më 2009-09-26. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri i panjohur |month= është injoruar (Ndihmë!); Përdorim i gabuar i et al. në: |author= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  6. ^ Matthew J. Atha (Independent Drug Monitoring Unit). "Types of Cannabis Available in the United Kingdom (UK)". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Rudgley, Richard (1998). Lost Civilisations of the Stone Age. New York: Free Press. ISBN 0-6848-5580-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ United Nations Office on Drugs and Crime (2006). Cannabis: Why We Should Care (PDF). Vëll. 1. S.l.: United Nations. fq. 14. ISBN 9-2114-8214-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri |journal= është injoruar (Ndihmë!)
  9. ^ "Cannabis: Legal Status". Erowid.org. Marrë më 2011-10-30. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ UNODC. World Drug Report 2010. United Nations Publication. fq. 198. Marrë më 2010-07-19. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Harry J. Anslinger. Commissioner of the US Bureau of Narcotics 1930-1962