Busulla: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v r2.7.2+) (roboti shtoj: ky:Компас, жылдыз
v r2.7.2) (roboti ndryshoj: ky:Компас (жабдык)
Rreshti 57: Rreshti 57:
[[kn:ದಿಕ್ಸೂಚಿ]]
[[kn:ದಿಕ್ಸೂಚಿ]]
[[ko:나침반]]
[[ko:나침반]]
[[ky:Компас, жылдыз]]
[[ky:Компас (жабдык)]]
[[la:Pyxis nautica]]
[[la:Pyxis nautica]]
[[lt:Kompasas]]
[[lt:Kompasas]]

Versioni i datës 16 shkurt 2012 02:59

Kompasi ose Busulla është paisje që shërben për orientim në hapësirë. E ndërtuar nga magneti dhe gjilpëra e cila përdoret si tregues për orientim në hapësirën e rruzullit tokësor.

Ekzistojnë shumë llojesh kompasash (busulla) të prodhuara në vendet e ndryshme. Disa nga to janë të thjeshta të dedikuara për qëllime shkollore, kurse disa tipe janë duke u përsosur dhe zgjeruar me elemente të reja. Kur marrim parasysh lehtësitë që na krijon kompasi s’ka dyshim se është mjet i pa zëvendësueshme për orientimin e hartës dhe në teren.

Kompasi, zakonisht është një kuti (7 për 7 cm), kapaku i të cilit kur hapet rin në pozitë 90 shkallë dhe nga ana e mbrendshme është pasqyrë. Në qendër të fytyrës është boshti mbi të cilën është mbështetë gjilpëra e lirë magnetike. Për rreth saj janë shënuar me germa anët e horizontit : E (East - Lindja) W (West – Perëndimi), N (North - Veriu) dhe S (south - Jugu). Jo larg pikës N lokalizohet një pikë që tregon mesataren e këndit të deklinacionit. Përreth këtyre shënimeve ekziston shkallëzimi seksagezimal (360 shkallë) dhe ndarja në promil (në një mijë pjesë). Materiali i përdorur për punimin e kompasit duhet të ketë cilësi jomagnetike, kurse shenjat kryesoe fluoreshente.

Kompasi (Busulla)

Përdorimi i kompasit

Kompasi është instrument në radhë të parë që shfrytëzohet për caktimin e anëve të horizontit. Supozohet që është zbuluar dhe përdorur njëkohësisht nga marinarët kinez dhe evropian dikur në shekullin XII.