Provinca e Foxhës: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Content deleted Content added
Faqe e re: {{Provincë (Italia) |Provinca = Provinca e Foxhias |Emri Italisht = Provincia di Foggia |Nofka = |Moto = |Flamuri_f...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 21 shkurt 2012 06:07

Stampa:Provincë (Italia) Provinca e Foxhias (italisht Provincia di Foggia) është një krahinë italiane e Pulias me një popullsi prej 639.869 banorësh. Ajo është provinca e dytë më e madhe e Italisë, mbulon një sipërfaqe prej 6.965 km ² dhe përfshin 61 komuna. Provinca e Foxhias ka si kryeqendër qytetin e Foxhias, popullsia e të cilit përbën një të katërtën e të gjithë krahinës në tërësi.

Provinca e Foxhias kufizohet në perëndim me Provincën e Kampobasos (Rajoni i Molises) dhe Provincën e Beneventos (Rajoni i Kampanias), në jug me Provincën e Avelinos (Rajoni i Kampanias) dhe Provincën e Potencës (Rajoni i Bazilikatës), në jug-lindje me Provincën e Barletta-Andria-Tranit dhe në lindje laget nga Deti Adriatik. Në territorin e provincës bën pjesë edhe arqipelagu i Ishujve Tremiti.