Tunizia: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v r2.7.2) (roboti shtoj: map-bms:Tunisia
v roboti largoj: map-bms:Tunisia
Rreshti 65: Rreshti 65:
[[Kategoria:Tunizi]]
[[Kategoria:Tunizi]]
[[Kategoria:OKI]]
[[Kategoria:OKI]]

[[nso:Tunisia]]


[[ace:Tunisia]]
[[ace:Tunisia]]
Rreshti 154: Rreshti 156:
[[lt:Tunisas]]
[[lt:Tunisas]]
[[lv:Tunisija]]
[[lv:Tunisija]]
[[map-bms:Tunisia]]
[[mdf:Тунис]]
[[mdf:Тунис]]
[[mg:Tonizia]]
[[mg:Tonizia]]
Rreshti 173: Rreshti 174:
[[no:Tunisia]]
[[no:Tunisia]]
[[nov:Tunisia]]
[[nov:Tunisia]]
[[nso:Tunisia]]
[[oc:Tunisia]]
[[oc:Tunisia]]
[[or:ଟୁନିସିଆ]]
[[or:ଟୁନିସିଆ]]

Versioni i datës 14 prill 2012 06:41

الجمهرية التونسية
Emblema - Tunizia
Tunizi Tunizi
Moto Kombëtare:
Vendndodhja - Tunizia
Vendndodhja - Tunizia

Republika e Tunizisë apo Tunizia ndodhet në pjesën veriore të Afrikës dhe në pjesë veriore të vendit gjendet dalja në Detin Mesdhe. Kufirit tokësor i Tunizit përshkohet nga kufiri në jug-lindje me Libinë dhe në anën perëndimore me Algjerin.

Republika e Tunizisë pranë Mesdheut zë një sipërfaqe prej 163 610 km2 në të cilën jetojnë diçka më shumë se 9,05 milion banorë. Për kryeqytet ka qytetin Tunizi ndërsa për gjuhë zyrtare shtetërore gjuhën arabe, Kushtetuta është nxjerrë më 1959 dhe ka pësuar disa ndryshime ato të fundit janë miratuar më 1997.

Në veri të sipërfaqes së Tunizisë është tokë malore, në lindje ka bregdet me gjire të shumta e frytdhënëse, në brendi ndodhen stepat dhe në jug tjerra të kripëzuara (Schott el-Djerid) dhe shkretëtirë. Në Tunizi sundon klima mesdhetare.

Arabët dhe berbët e asimiluar në arabë përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë (98%), pjesa tjetër përbëhet nga berbët që i kanë rezistuar asimilimit dhe evropianët. Feja shtetërore është feja e myslimanëve.

Ka një qarkullim të bujshëm në bregdet dhe në ishullin Djerba. Eksporti veçohet me shitjen e produkteve të tekstilit, lëkurës, pemëve tropikale, naftës e fosfateve partnerëve kryesorë të saj si Francës dhe Italisë.

Tunizia ka disa porta detare të njohura ndërkombëtare të cilat ndodhen në Tunizë, Bizerta, Souzë (Sousse) dhe në Sfaks (Sfax). Turistët e Tunizisë e kanë të njohu njërën nga pesë portat ajrore ndërkombëtare ndër të cilat më e madhja është Le Kartazhe (Le Carthage) pranë Tunizit.

Historia

Tunizi në antikë, para pushtimit romak ishte vetë qendra e perandorisë së Kartagjene që nga shekulli i V / VI para erës sonë. Pushtimi i kësaj perandorie në histori ndër të tjerat është i njohur edhe si Lufta Punishte. Këtë hapësirë më 533 e pushtojnë bizantinët ndërsa nga 645 deri më 698 bie në duart e arabëve nga të cilët e merr perandoria osmane në vitin 1574-ër. Francezët e dëbojnë perandorin osmane nga kjo hapësirë dhe e shpallin Tunizinë si protektorat francezë më 1881.

Në luftën e II-të botërore ishte arenë e luftimeve pushtuese gjatë vitit 1942/43. Më 1956 Tunizia shpallet republikë e pavarur me në krye ministrin e parë të saj Habib Borguibanë (H. Bourguiba) i cili edhe shpallet president pas rrëzimit të Beut (Muhamedit VIII-të al-Amin-it lindur më 1881-1962) dhe shpalljen e republikës më 1957. Më 1987 i merren të gjitha postet Bourgubant dhe po në këtë vit president zgjidhet Zine al-Abidin Ben Aliu.

Politika

Gjeografia

Artikulli kryesor Gjeografia e Tunizisë

Sipërfaqja e përgjithshme e Tunizisë është 163,610 km2 nga e cila 8,250km2 janë ujë. Tunizia shtrihet rreth koordinatave gjeografike 34 00 V, 9 00 L.

Tunizia ka një bregdet të gjatë 1,148km në Mesdhe dhe vijë kufitare 1,424 km.

Klima e Tunizisë është klimë mesdhetare në veri me dimër të butë me reshje shiu e verë të thatë dhe në jug klimë shkretinore

Relievi e Tunizisë është terren malorë në veri, në pjesën qendrore male të zhveshura dhe në jug gjendet Sahara. Pika më e ultë e relievit është -17 m në vendin e quajtur "Shat al Garsah" (ang.:Shatt al Gharsah) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,544 metrave në vendin e quajtur "Jebel eh Kambi" (ang.:Jebel ech Chambi).

Ekonomia

Arat e drithërave, vreshtat e rrushit, ullinjtëve dhe pemëve në oazën jugore (Dateln) janë segmentet më të zhvilluara të bujqësisë së Tunizisë në të cilën zhvillohet edhe blegtoria sidomos kultivimi i deleve dhe peshkimi si degë e ekonomisë së përgjithshme. Xehetaria veçohet për xehen e fosfatit. Sektorët tjerë të ekonomisë së Tunizisë janë edhe nxjerrja e naftës, tjerrja e leshit, thurja e tepihëve. Ndërsa industria e ushqimit, e hekurit e çelikut, dhe industria e cementes janë degët më të zhvilluara të industrisë së përgjithëshme.Turizmi eshte shume i zhvilluar.

Demografia

Kultura

Të tjera

   * Telekomunikacioni
   * Transporti
   * Ushtria
   * Pushime

Lidhje të jashtme

 Commons: Tunizia – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
 Commons: Tunizia – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale