Teurati: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v r2.6.4) (roboti shtoj: rm:Tora
v r2.7.1) (roboti shtoj: kk:Тәурат, ta:தோரா
Rreshti 76: Rreshti 76:
[[ka:თორა]]
[[ka:თორა]]
[[kab:Tawrat]]
[[kab:Tawrat]]
[[kk:Тәурат]]
[[ko:토라]]
[[ko:토라]]
[[ku:Tewrat]]
[[ku:Tewrat]]
Rreshti 100: Rreshti 101:
[[sv:Torah]]
[[sv:Torah]]
[[sw:Torati]]
[[sw:Torati]]
[[ta:தோரா]]
[[te:తోరాహ్]]
[[te:తోరాహ్]]
[[tg:Таврот]]
[[tg:Таврот]]

Versioni i datës 27 prill 2012 04:34

Torah e hapur për përdorim liturgjik në sinagogë.

Torah (hebr.: תורה = mësimi, ligji) është shkrimi më i rëndësishëm fetar i Judaizmit dhe nderohet si fjala e frymëzuar e Perëndisë. Torah është pjesa e parë dhe më kryesore e Biblës hebraike. Në të përmbahen 613 urdhëresa. Tora është përmbledhja e pesë Librave të Moisiut, të cilët formojnë edhe në krishterim pjesën e parë kryesore të Besëlidhjes së Vjetër.

Torah është një dorëshkrim i mbledhur rrotull i cili shkruhet nga një shkrues i Torahs nën rregulla të posaçme dhe të rrepta. Në kuptimin e përgjithshëm Torah si emërtim përdoret si përmbledhje e ligjit gojor dhe ligjit të shkruar judaik, duke rrokur gjithë pikëpamjet mësimore fetare autoritative judaike gjatë historisë, së bashku me Mishnah, Talmudin, Midrashin e të tjerë.

Pesë librat që përmbledh Torah në gjuhën hebraike shqiptimi dhe përkthimi i tyre vijon si më poshtë:

  • Zanafilla (בראשית, Bereshit: "Fillimi...")
  • Dalja (שמות, Shemot: "Emrat")
  • Levitikët (ויקרא, Vajjikra: "Ai thirri...")
  • Numrat (במדבר, Bamidbar: "Në shkretëtirë...")
  • Ligji i përtërirë (דברים, Devarim: "Fjalët", apo "Diskutimet")

Këta pesë libra të Torahs përshkruajnë krijimin e gjithësisë dhe historinë e saj, dhe në veçanti marrëveshjet e posaçme mes Perëndisë dhe popullit të Izraelit.

Judenjtë e kanë nderuar shumë Torahn gjatë gjithë historisë së tyre si popull i përzgjedhur i Perëndisë, ashtu siç kanë vepruar Samaritanët dhe të krishterët.

Torah është pranuar brez pas brezi si fjala e përpiktë e Perëndisë e thënë Moisiut. Për shumë njerëz, ajo s´është e saktë historikisht, as teologjikisht, as ligjërisht apo udhëzues ritual, por si diçka përtej këtyre tre termave. Ajo është udhëzuesja e parë e marrëdhënies midis Perëndisë dhe njeriut, dhe i gjithë kuptimi dhe qëllimi i kësaj marrëdhënieje, një dokument i gjallë që shpaloset nëpër breza dhe mijëvjeçarë.

Ndërtimi i Torahs

Torah si thelbi i Judaizmit

Torah dhe ligji gojor

Shiko edhe

Lidhje të jashtme

  • Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead. Torah