Qarku: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
v r2.6.4) (roboti ndryshoj: simple:Albania#Divisions |
v r2.7.1) (roboti shtoj: be:Адміністрацыйны падзел Албаніі |
||
Rreshti 45: | Rreshti 45: | ||
[[an:Prefecturas d'Albania]] |
[[an:Prefecturas d'Albania]] |
||
[[ar:مقاطعات ألبانيا]] |
[[ar:مقاطعات ألبانيا]] |
||
[[be:Адміністрацыйны падзел Албаніі]] |
|||
[[bn:আলবেনিয়ার কাউন্টিসমূহ]] |
[[bn:আলবেনিয়ার কাউন্টিসমূহ]] |
||
[[br:Rannoù melestradurel Albania]] |
[[br:Rannoù melestradurel Albania]] |
Versioni i datës 29 prill 2012 12:35
Qarku është një njësi administrative që përbehet nga disa rrethe me tradita dhe zakone të njëjta, dhe që janë kufitare me njëri-tjetrin.
Kompetencat e Qarkut janë më të gjera se ato të Prefekturës. Qarku kujdeset për mirëmbajtjen e rrugëve, urgjencat civile, projektet e donatoreve, etj. Kjo ka sjelle që Prefektura ta humbasë rolin e saj të mëparshëm. Shikoni këtu për të gjitha qarqet e Shqipërisë: Qarqet e Shqipërisë
Republika e Shqipërisë ka aktualisht 12 qarqe që vijojnë nga veriu në jug :
- Qarku i Shkodrës
- Qarku i Kukësit
- Qarku i Dibrës
- Qarku i Lezhës
- Qarku i Tiranës
- Qarku i Durrësit
- Qarku i Elbasanit
- Qarku i Fierit
- Qarku i Beratit
- Qarku i Korçës
- Qarku i Gjirokastrës
- Qarku i Vlorës
Historia
Sipas ligjit të vitit 2000 për përmirësimin e pushtetit vendor, organet lokale e ushtrojnë aktivitetin e tyre në përputhje me parimin e autonomisë, duke mbajtur lidhje me pushtetin qendror. Organet e pushtetit vendor janë persona juridikë që sigurojnë vazhdimësinë e qeverisjes nëpërmjet Komunave, Bashkive dhe Rajoneve.
Qarqet përfaqësojnë njësi administrative e territoriale të përbëra nga disa komuna e bashki, që kanë lidhje gjeografike, tradite, ekonomike e sociale, si dhe interesa të përbashkët. Rrethet janë nënndarje të rajoneve. Organizmi dhe funksionimi i pushtetit vendor është i përbërë prej dy nivelesh. Qarku i takon nivelin së dytë e pushtetit vendor.[1]
Funksionet
- Funksionet e veta të qarkut janë ndërtimi dhe zbatimi i politikave rajonale dhe harmonizimi i tyre me politikat shtetërore në nivel qarku, si dhe çdo funksion tjetër i vet i dhënë me ligj.
- Qarku ushtron të gjitha funksionet që i delegohen nga një ose më shumë komuna e bashki brenda territorit të tij, sipas një marrëveshjeje të lidhur midis palëve.
- Qarku kryen dhe ushtron kompetencat e deleguara nga pushteti qendror, sipas parimeve të parashikuara në nenin 12 të këtij ligji.[2]
Statistika
- Qarku me numrin e popullsisë më të madh është Qarku i Tiranës me afërsisht një milion banore, sa 1/3 e popullsisë se përgjithshme të vendit.
- Qarku më verior është Qarku i Shkodrës, kurse Qarku më jugor është Qarku i Vlorës.
- Qarku me vije bregdetare më të gjatë është Qarku i Vlorës, kurse Qarku me vije kufitare më të gjatë është Qarku i Korçës.
- Qarku me terrenin më malor është Qarku i Kukesit ku ndodhen Alpet e Shqipërisë, kurse Qarku më fushor është Qarku i Durrësit.
- Qarku i Kukesit ka mbajtur edhe emrin Prefektura e Kosovës gjate periudhës se Zogut.
- Qarku më minoritar është Qarku i Vlorës ku ndodhet shumica e minoritetit grek.
- Qarku më i zhvilluar është Qarku i Tiranës.
Burimet
- ^ Artikull nga forumviritual.com
- ^ " Ligji nr.8652, datë 31.7.200" - E hapur me 18 korrik 2011