Mahmud Ahmedinezhad: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
v r2.6.4) (roboti ndryshoj: sk:Mahmúd Ahmadínežád |
v r2.7.2+) (roboti shtoj: ps:محمود احمدي نژاد |
||
Rreshti 78: | Rreshti 78: | ||
[[oc:Mahmoud Ahmadinejad]] |
[[oc:Mahmoud Ahmadinejad]] |
||
[[pl:Mahmud Ahmadineżad]] |
[[pl:Mahmud Ahmadineżad]] |
||
[[ps:محمود احمدي نژاد]] |
|||
[[pt:Mahmoud Ahmadinejad]] |
[[pt:Mahmoud Ahmadinejad]] |
||
[[ro:Mahmud Ahmadinejad]] |
[[ro:Mahmud Ahmadinejad]] |
Versioni i datës 3 maj 2012 11:30
Mahmud Ahmedinezhad (persisht: محمود احمدینژاد, Mahmud Ahmadinežâd, IPA: mæhˈmuːd æhmædiːneˈʒɒːd), i njohur edhe si Mahmoud Ahmadinejad, është kryetari aktual, i gjashti me radhë, i Republikës Islamike të Iranit. Ish-kryebashkiak i Teheranit, Ahmedinezhad fitoi mandatin e parë katërvjeçar në zgjedhjet presidenciale të Iranit në vitin 2005. Si kryetar, ai mban postin më të lartë të zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët, si dhe kryen funksionet e kreut të qeverisë dhe disa funksione ceremoniale të kryetarit të shtetit. Kreu i vërtetë i shtetit në Iran është Udhëheqësi Suprem, i cili mban komandën e forcave të armatosura dhe ka tagër t'i rishikojë vendimet politike të ligjvënësve dhe ekzekutivit.
Ahmedinezhad mban titullin e doktorit të shkencave, ndërsa në politikë njihet si konservator i pikëpamjeve islamike shiite dhe një kundërshtar i madh i SHBA-ve dhe Izraelit. Telashet e Ahmedinezhadit janë dështimi i planit të tij ekonomik si dhe marrëdhëniet me botën e jashtme. Ai ka mbrojtur programin bërthamor të Iranit, me gjithë kundërshtimin e botës perëndimore. Njëherësh, gjendja e rëndë e të drejtave të njeriut dhe të grave nuk ka ndryshuar gjatë gati një mandati presidence të Ahmedinezhadit.
Kryetari iranian është figurë tejet kundërthënëse dhe komentet e tij kanë bërë që të njihet si njeri dhunshëm dhe luftëdashës. Së fundi, pohimi i tij në një konferencë të OKB-së se Izraeli është shtet i ndërtuar në baza raciste u përcoll nga braktisja e sallës ku ai po mbante fjalim. Izraelin e quan "Regjim Sionist", dhe pohon se janë kundër Sionizmit e jo kundër Hebrenjëve. [1]
Në zgjedhjet presidenciale 2009, Ahmedinezhad u sfidua nga dy kandidatë reformistë, ish-kryeministri Mir Hosein Musavi dhe ish-kryeparlamentari Mehdi Karubí, dhe një konservator, ushtaraku dhe ekonomisti Mohzen Rezai. Ahmedinezadh u rizgjodh me mbi 60% të votave, ndonëse kandidati i dytë, Musavi, nuk e ka pranuar akoma disfatën, duke u thirrur në parregullsi zgjedhore.