Myfti Vehbi Dibra: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 22: Rreshti 22:
[[Kategoria:Klerikë shqiptarë]]
[[Kategoria:Klerikë shqiptarë]]
[[Kategoria:Përkthyes shqiptarë]]
[[Kategoria:Përkthyes shqiptarë]]

[[en:Vehbi Dibra]]

Versioni i datës 9 maj 2012 14:55

Stampa:Biografia-Box Vehbi Dibra ishte firmëtar i Deklaratës së Pavarsisë së Shqipërisë.

Lindur në Dibër të Madhe më 1867. Biri i Myftiut të Dibrës së Madhe. Mësimet fillestare dhe ato të mesme i kreu në Dibër, ndërsa studimet e larta në Stamboll. Pas diplomimit, menjëherë kthehet nga Stambolli në Dibër, ku u emërua Myfti. Më 1909 mori pjesë në Kongresin e Dibrës. U zgjodh kryetar i Kongresit; më 1912, mori pjesë në Kuvendin e Vlorës, si përfaqësues i Dibrës firmoi vendimin e pavarësisë me siglën në turqisht “Vehbi Dibra”. Haxhi Vehbi Dibra u zgjodh kryetar i Pleqësisë si dhe nënkryetar i qeverisë. Në vitin 1913, Qeveria e Përkohshme e Vlorës e ngarkon me detyrën e Myftiut të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman Shqiptar të mbarë Shqipnisë. Në vitin 1916 ngarkohet me detyrën e Kryetarit të Gjyqit të Lartë të Sheriatit. Ndërsa, më 1923, Dibra u zgjodh Kryetar i Kongresit të Parë të Myslimanëve Shqiptarë. Shkroi, botoi dhe përktheu gjatë gjithë jetës, një pjesë e tyre u botuan në shtypin e kohës, kryesisht në revistën “Zani i Naltë”, që botohej në Tiranë. Vdiq në Tiranë më 1937.