Myrteza Aliu: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 40: Rreshti 40:
[[Kategoria:Vdekje 1937]]
[[Kategoria:Vdekje 1937]]


[[bg:Мюртеза Алиу]]
[[en:H. Myrtezai]]
[[en:H. Myrtezai]]

Versioni i datës 10 maj 2012 11:08

Stampa:Biografia-Box Dr. Myrteza Ali Struga (1878-1937) (gjithashtu njihet si Myrteza Dibra) ishte mjek shqiptar dhe firmosës i aktit të Shpalljes së Pavaresisë si delegat i Strugës.[1] Myrteza Ali Struga, i diplomuar për teologji dhe mjekësi në Stamboll iu dedikua, krahas të tjerave, edhe përhapjes së gjuhës shqipe dhe mbrojtjes së interesave kombëtare që kulmoi deri në firmosjen e Deklaratës së Pavarësisë në Vlorë në 28 Nëntor 1912 me siglën "Dr. H. Myrteza".

Jeta

Doktor Myrteza Ali Struga ka lindur në Strugë ku kreu edhe shkollën fillore dhe të mesme. Që në moshë të re i dedikoi shumë kohë përhapjes së gjuhës shqipe, sidomos te fëmijët e familjeve të varfra. Kjo veprimtari u zgjerua më tej në kohën kur doktor Myrtezai së bashku me Nuri Sojlin dhe Zydi Ohrin themeluan një shkollë shqipe, e cila kishte shtrirjen e vet në Strugë, Ohër, Pogradec dhe fshatrat përreth. Doktor Myrtezai u kërcënua dhe u internua për më se një vit nga autoritetet ushtarake të Strugës, pasi përhapja e gjuhës shqipe konsiderohej si veprimtari anti Serbe.

Në vitin 1903 ai vendos të largohet për studime të larta në Stamboll, ku pas përfundimit të shkollës për teologji, vijoi studimet në Universitetin francez të mjekësisë në Stamboll. Emri i tij gjendet edhe në radhën e studentëve të vitetve 1909-1910 së bashku me Dr. Omer Nishanin, me të cilin kishte lidhur një miqësi të ngushtë (Gazeta Shqiptare 31.10.2010).

Gjatë viteve si student, Myrtezai bashkë me atdhetarë të tjerë shqiptarë, aktivizohet te klubi “Bashkimi” si dhe në organizatën e rilindjes shqiptare me emrin “Burimi”. Në programin e këtyre organizatave politike dhe kulturore ishte jo vetem arsimimi në gjuhën shqipe me alfabet latin (në kundërshtim me predikimet e xhonturqve për të përdorur alfabetin arab), por edhe një hap i parë për të siguruar autonominë e Shqipërisë.

Pas diplomimit në Stamboll, Myrtezai kthehet në vendlindjen e tij në Strugë ku fillon të ushtrojë profesionin e mjekut. Në këtë punë spikat humanizmi i tij. Përveç punës si mjek, Myrtezai nuk rreshti së përpjekuri për përhapjen e gjuhës shqipe. Në librin e Mitrush Kutelit “Xinxifilla”, përmendet edhe doktor Myrtezai “I ndjeri doktor Myrtezai, na mësonte ne fëmijëve të vegjël të shkruanim dhe lexonim në gjuhën shqipe”. Shpeshherë mësimin e bënte edhe në mungesën totale të kushteve. Mësuesi i muzikës, Krasta, kujton se “doktor Myrtezai na e mësonte gjuhën shqipe duke shëtitur me barkë në gjolin e Pogradecit”.

Në nëntor të vitit 1912, doktor Myrteza Ali Struga së bashku me Zydi Ohrin dhe Nuri Sojlin u zgjodhën delegatë të Ohrit dhe të Strugës për në Kuvendin e Vlorës ku dhe firmosën Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë. Në numrin 31 në listë është edhe firma e doktor Myrteza Aliut.

Në vitin 1918 doktor Myrtezai martohet me Fadile Blloshmin, vajzën e Hajdar Blloshmit, e cila fatkeqësisht vdiq pas një kohe të shkurtër duke i lënë vajzën gjashtë muajshe, Fejzihen. Po atë vit doktori martohet për herë të dytë dhe gruaja e tij, Nebija e mban dhe e ushqen si vajzën e vet mbesën e Hajdar Blloshmit, të Selaudinit dhe të Hakiut. Doktor Myrtezai pati nga martesa e tij të dytë edhe gjashtë femijë të tjerë: Adli Dibra, Nevzat Dibra, Fatmir Dibra, Tomor Dibra, Hervehe Dibra (Laze) dhe Qerime Dibra (Baholli). Në vitin 1920, doktor Myrtezai morri pjesë si delegat i Ohrit dhe i Strugës në Kongresin e Lushnjes ku tema kryesore ishte përgatitja e platformës kundër copëtimit të Shqipërisë nga forcat aleate. Në librin e tij me kujtime të profesor doktor Fejzi Hoxhës mbi mjekësinë shqiptare, botim i vitit 1962 në Tiranë, përmendet edhe doktor Myrteza Struga si një ndër figurat e shquara të mjekësisë shqiptare dhe firmëtar i Aktit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe delagat i shquar në Kongresin e Lushnjes. Si doktor i është dashur të punojë nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë si në Lezhë, Lushnje, Elbasan, Kavajë, Pogradec dhe në vitin 1932 ai u transferua në Peshkopi, ku dhe u emërua drejtor i spitalit të qytetit.[2] Tre vjet vjet më vonë, në vitin 1935 doktor Myrtezai transferohet në Tiranë bashkë me të shtatë fëmijët dhe në mars të vitit 1937 vdes nga një sëmundje e rëndë duke lënë në pikëllim gruan dhe shtatë fëmijët e tij.

Në 70 vjetorin e Pavarësisë, në vitin 1982, merr pjese edhe bashkëshortja e doktor Myrteza Ali Strugës (Dibra), Nebija, e vetmja grua patrioti ende gjallë deri atëhere, së cilës iu rezervua një vend i nderuar në tribunën e qytetit të Vlorës dhe në mbrëmjen e organizuar me atë rast. Në Agjencinë Telegrafike Shqiptare disponohen fotografi të kësaj ngjarje të rëndësishme, në të cilën paraqitet edhe gruaja e doktor Myrteza Ali Strugës.

Burimet