Genti: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v r2.7.1) (roboti shtoj: sl:Gencij
No edit summary
Rreshti 1: Rreshti 1:
{{joref}}
{{për përmirësim}}
{{Vini Re!}}
'''Genti''' ishte mbret ilir që sundoi nga viti 181 [[p.e.s.]] deri në vitin 168 p.e.s. Ishte biri i mbretit [[Pleurati]]t (lat. Pleuratos) i cili u bëri rezistencë romakëve në zgjerimin e aspiratave të tyre në tokat Ilire. Genti ia arriti që të forcoje shtetin e tij politikisht, ushtarakisht si dhe ekonomikisht.
'''Genti''' ishte mbret ilir që sundoi nga viti 181 [[p.e.s.]] deri në vitin 168 p.e.s. Ishte biri i mbretit [[Pleurati]]t (lat. Pleuratos) i cili u bëri rezistencë romakëve në zgjerimin e aspiratave të tyre në tokat Ilire. Genti ia arriti që të forcoje shtetin e tij politikisht, ushtarakisht si dhe ekonomikisht.
[[File:KingdomofGentius.png|thumb|right|Mbretëria e Gentit]]
[[File:KingdomofGentius.png|thumb|right|Mbretëria e Gentit]]

Versioni i datës 13 maj 2012 17:51



Genti ishte mbret ilir që sundoi nga viti 181 p.e.s. deri në vitin 168 p.e.s. Ishte biri i mbretit Pleuratit (lat. Pleuratos) i cili u bëri rezistencë romakëve në zgjerimin e aspiratave të tyre në tokat Ilire. Genti ia arriti që të forcoje shtetin e tij politikisht, ushtarakisht si dhe ekonomikisht.

Skeda:KingdomofGentius.png
Mbretëria e Gentit
Skeda:MbretiGent.jpg
Monedhat e prera

Filloi të priste monedhat e para nga bronzi me emrin e tij. Mirëpo rrethe viteve 170-ta p.e.s. Roma kishte vendosur pushtimin e Maqedonisë dhe të ndërhyjë në punët e Perseut, mbretit Maqedonas. Sipas Polibit, Perseu kërkoi përkrahje tek Genti i cili pranoi dhe së bashku dërguan ambasadorët tek aleatët e tyre në Rodë (Rhodes) që të zgjedhin çështjen e kësaj krize por nuk patën sukses. Romakët kishin vendosur më në fund që të ndërhynin ushtarakisht në Gadishullin Ballkanik.

Pas, betejës së Pidnas (Pydna), (qytet në pellgun e Thesalonikut) më 22 qershor të vitit 168 p.e.s. Perseu pësoi disfatë dhe brenda ditës ushtria e tij dhe falanga e famshme maqedonase u thye nga Pol Emili (Paulus Aemilius) ku dhe Genti e pësoi duke rënë në duart e romakëve pas tri dite rezistencë në Kalanë e Shkodrës.

Skeda:Barigentiana.jpg
Bari Gentiana

Si rob lufte u dërgua në Itali së bashku më familjen e tij. Atje pjesën e jetës së mbetur ia kushtoi mjekësisë bimore duke u marrë më studime të bimëve me veti shëruese. Atje ai zbuloi një bimë që mban edhe sot emrin e tij si ilaç shërues me emrin Gentiane.

Mbreti ilir Gent vdiq në Itali afër qytetit Iguvia. Ai ishte martuar me Etuta ose Etleua bijen e dardanasit Monunios[1]. [2] Në Muzeun Kombëtar Historik në Tiranë ekziston një foto e rrënojave të varrit të tij.

Skeda:MausuleumiimbretitGent.jpg
Mauzoleumi ku u varros Mbreti Gent

[[ Pak histori mbi Gentin e Ilirise :

Mbreti Gent ka qene i fundit sovran i Ilirise tone antike, pasues i denje i Bardhylit, Pleuratit, Agronit, Teutes, Skerdilajdes e Pines. Gjate luftes se trete romano-ilire, nga kryeqyteti i Ilirise Skodra (Shkodra), ai organizoi rezistencen ndaj superfuqise te asaj kohe, Romes. Megjithe qendresen e tij stoike, legjonet romake me te shumta ne numer arriten ta thyejne rezistencen ilire mbas luftimesh te ashpra e te pergjakshme. Keshtu qe, ne pamundesi per te rezistuar me gjate ne fushe te hapur, sebashku me garden e tij pretoriane, u izolua brenda mureve te kryeqytetit Shkodra. Me pas romanet filluan nje sere raprezaljesh ndaj popullsise ne rrethinat e kryeqytetit. Ne pamundesi qe tu vinte ne ndihme qytetareve te tij, per shkak te forcate te pakta qe i kishin mbetur akoma ne dispozicion, pas nje akordi me konsullin romak Anicio, Genti pranoi te dorezohet me gjithe familjen e tij me kusht qe te ndalej gjenocidi ndaj njerezve te pafajshem. Ishte 15 qershori i vitit 168 para krishtit e njohur ne histori si “ La caduta di Skodra ”. Me pas romaket do te respektojne akordet e marra por duke bere vetem me nje perjashtim:per te shmangur mundesine e organizimit te nje ribelimi vendosin qe familjen mbreterore se bashku me Gentin dhe vellain e tij Karavantin, ta egzilojne ne Itali, pikerisht ne Gubbio, ku ju dhane prona e ofiqe te denja per nje mbret te defronizuar. Ketu Genti do nderroje jete ne nentor te vitit 146 para krishtit dhe per nder te tij do ngrihet nje Mausole madheshtor per te cilin na ka lene deshmi te qarte Tito Livio. Mbreti Gent kujtohet nder te tjera nga historia edhe si nje mjek i mire, pasi zbuloi efektet kurative te nje bime medicinale, shume te rendesishme per kohen e qe mban emrin e tij, pikerisht Genziana . (marre nga libri “24 perandore shqiptar ne udheheqje te Romes” – shkruar nga Alban Kraja)]]





Shih edhe

Teuta


Lidhje të jashtme

  1. ^ The Illyrians by J. J. Wilkes,1992,ISBN 0631198075,,page 85"... Longarus, Bato and Monunius, whose daughter Etuta was married to the Illyrian king Gentius, are all Illyrian
  2. ^ Rome's Mediterranean Empire Book 41-45 and the Periochae Livy, Jane D. Chaplin,ISBN-10: 0192833405,2007,page 147,"to Etleua, a daughter of Monunius"

"24 Imperatori Albanesi alla guida di Roma" (di Alban KRAJA)