Shkolla peripatetike: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v r2.7.1) (roboti shtoj: et:Peripateetikud
v r2.7.2) (roboti ndryshoj: el:Περιπατητική Σχολή
Rreshti 13: Rreshti 13:
[[cs:Peripatos]]
[[cs:Peripatos]]
[[de:Peripatos]]
[[de:Peripatos]]
[[el:Περιπατητική Σχολή]]
[[el:Περίπατος]]
[[en:Peripatetic school]]
[[en:Peripatetic school]]
[[es:Escuela peripatética]]
[[es:Escuela peripatética]]

Versioni i datës 15 maj 2012 07:31

Peripatetikët (nga gr. peripatein, të shëtisësh) ishin anëtarët e shkollës së themeluar nga Aristoteli, e bazuar mbi Peripatetizmin.

Peripatetizmi ishte filozofi e Aristotelit dhe e nxënësve të tij. Ky emër i përket shkollës së Aristotelit, sepse ai jepte mësime duke shëtitur poshtë portikëve në palestrën e liceut. Këtë vend e quanin peripatos. Peripatetizmi shkëlqeu me Theofrastin, Stratonin dhe Androkiusin e Rodit. Në fund të shekullit II pas Krishtit, u themelua në Aleksandri një shkollë peripatetike e cila, me të braktisur shkencat matematike, astronominë dhe shkencat e natyrës që deri në atë kohë ishin disiplinat e saj të privilegjuara, u orientua nga logjika dhe teologjia. Filozofia myslimane mori stafetën e kësaj shkolle, veçanërisht me Averroen dhe pikërisht prej këtij degëzimi që merrej me astronomi dhe shkenca të tjera, i mori Perëndimi gjatë mesjetës njohuritë mbi veprën e Aristotelit. Shën Tomas d'Akuin i ktheu ato në filozofinë e kishës.