Spiunazhi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
v roboti shtoj: war:Pangingispiya
Rreshti 55: Rreshti 55:
[[uk:Шпигунство]]
[[uk:Шпигунство]]
[[vi:Gián điệp]]
[[vi:Gián điệp]]
[[war:Pangingispiya]]
[[yi:שפיאנאזש]]
[[yi:שפיאנאזש]]
[[zh:间谍]]
[[zh:间谍]]

Versioni i datës 30 maj 2012 04:45

Spiunazhi është ndoshta profesioni i dyte me i vjetër ne bote. Qysh nga kohet e lashta, deri ne ditët e sotme, shoqëria, shtete, ndërmarrje private, individë etj kane përdorur spiunazhin si mjet për te manipuluar, vjedhur, sabotuar informacione dhe interesa. Spiunet janë ndofta njerëzit me te çuditshëm ne bote. Pa ta nuk bëjmë dot, por te gjithë i urrejnë. Ne saje te spiunazhit dhe spiuneve janë fituar luftëra, perandori te mëdha janë gjunjëzuar, janë shkatërruar jete njerëzish, por dhe janë shpëtuar ne te njëjtën kohe. Si duket është ne natyrën njerëzore, e fshehur brenda ne shpirtin tone te dimë diçka që te tjerët duan ta kenë sekret.

Historia e shkruar e spiunazhit, te paktën ajo që njihet ka filluar qysh ne Greqinë e lashte kur Istieu i Militit spiunonte perset që donin te pushtonin Greqinë për llogari te qytetit te Azisë se Vogël te Militit. I maskuar nen petkun e "tradhtarit", Istieu, fitoi besimin e komandanteve ushtarake perse, madje te vete Darit te Madh, mësoi planet e tyre për sulm ndaj Greqisë. Paisi mësoi atë që donte i rroi kokën dhe duke e bere tatuazh informatën ne kokën e skllavit te vet, e dërgoi atë pasi iu rriten flokët ne Milito, që këta te fundit te përgatisnin mbrojtjen e qytetit. Ne epokat e mëvonshëm spiunazhi u përdor nga te gjithë njerëzit që kërkonin pushtet ose dhe nga ata që donin ta ruanin atë.

Gjate luftës për pavarësi te kolonive britanike ne Amerike, spiunazhi u përdor nga te dy palët për te mbledhur informacione kryesisht te karakterit politiko-ushtarak. Ne revolucionin francez ruajalistët përgjonin kundërshtaret dhe këta te fundit kishin njerëzit e tyre ne kampin e kundërshtarit.

Lufta e Pare Botërore beri te njohur spiunen me te famshme femër, me fundin e saj tragjik, Mata Harin. Revolucioni bolshevik i Tetorit 1917 që solli ne fuqi komunistet me Leninin ne krye, solli dhe krijimin e CHEKA-s, sigurimin e pare sekret sovjetik si vazhdimtare e Okhranas, shërbimit sekret carist. Pasi ndërroi disa emra nga CHEKA ne GRU, OGPU, NKVD etj, ne vitet '1950 ne kulmin e Luftës se Ftohte u riemërtuan ne KGB e tmerrshme për tu kthyer mbas rënies se komunizmit ne SVR.

Ne LIIB, spiunazhi u përdor gjerësisht nga te gjitha palët ndërluftuese. Gjermania kishte Abwehr dhe Gestapon, Anglia Inteligent Service, ShBA që deri ne vitin 1941 nuk kishin asnjë lloj shërbimi sekret krijuan OSS, paraardhësen e CIA-s, sovjetiket përdoren NKVD, Italia SIM-in etj.

Mbas LIIB, pothuajse te gjitha shtetet e botes kishin shërbimet e tyre sekrete, te cilat kryenin një lufte aktive kundra njëra tjetrës, sipas interesave te shteteve përkatëse. Lufte e cila ne shumicën e rasteve nuk gjykohet nëse sa fizik apo armatim ka kundërshtari, por sesa mundet te penetrohet, ti vidhet informata, te gënjehet, ti behet loje e dyfishte, ti korruptohen agjentet etj. Lufte ne te cilën dy lojtaret kryesore ishin KGB dhe CIA, se bashku me partneret përkatës. Çuditërisht kjo lufte nuk ka mbaruar akoma dhe sot e kësaj dite dhe deri me sot asnjë pale nuk ja ka dale mbanë te dali pa e pësuar, çuditërisht kjo lufte midis këtyre shërbimeve sekrete nuk ka pasur fitues,por vetëm te humbur. Ne postimet e mëposhtme do te lexoni për historinë e disa prej shërbimeve sekrete, për veprimtarinë e tyre te shkruar, agjentet kryesore, spiunet me te famshëm dhe arritjet e tyre.