Sorra: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v r2.7.2) (roboti ndryshoj: da:Sortkrage
v r2.7.3) (roboti shtoj: vep:Must variš
Rreshti 107: Rreshti 107:
[[udm:Сьӧд куака]]
[[udm:Сьӧд куака]]
[[uk:Чорна ворона]]
[[uk:Чорна ворона]]
[[vep:Must variš]]
[[vi:Quạ đen]]
[[vi:Quạ đen]]
[[zh:小嘴乌鸦]]
[[zh:小嘴乌鸦]]

Versioni i datës 7 qershor 2012 03:53

Sorra
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Filumi:
Klasa:
Rendi:
Familja:
Gjinia:
Lloji:
C. corone
Emri binomial
Corvus corone
Linnaeus, 1758
Carrion Crow range


Gjatësia

45-46 cm, krahët e hapur: 93-104 cm.

Përshkrimi

Në rajon gjenden vetëm nën-speciet e racës C. Corone cornix me trupin e hirtë dhe kokën e zezë. Specia Corvus monedula duket e ngjashme me sorrën, por ndryshon nga ngjyra gri, trupi më i vogël dhe bishti më i shkurtër. Forma e trupit të sorrës është e ngjashme me specien e korbit sqepbardhë (Corvus frugilegus), por dallon nga puplat dyngjyrëshe.

Përhapja dhe habitati

Sorrat gjenden në habitate të shumëllojshme duke filluar nga peizazhet e hapura si fushat, ultësirat, e deri tek pyjet në mal e në fushë, qendrat e banuara dhe qytetet, etj. Sorrat kërkojnë ushqim dhe ciftëzohen në zonat e banuara.

Riprodhimi

Foletë i ndërtojnë në zona të izoluara në pemë apo shkurreta. Femra bën 4-5 vezë në fillim të prillit. Ngrohja zgjat 18-21 ditë. Të vegjlit janë të aftë të fluturojnë pas 4-5 javësh.

Ushqimi

Ushqehen me shpend dhe gjitarë të vegjël, të gjallë, apo të ngordhur, vezë, fara dhe krimba. Nganjëherë ushqehen edhe me mbetjet urbane ndaj dhe gjenden pranë vendeve të grumbullimit të plehrave.

Zëri

I ngjan një çjerrjeje të thellë “krraa” që shpesh përsëritet 3-4 herë në formën “krraakrraa- krraa”.