Ndryshimi mes inspektimeve të "Lazër Radi"

Jump to navigation Jump to search
ska përmbledhje të redaktimeve
1990, kthehet në Tiranë mbas një odiseje gati gjysëmshekullore persekutimi çnjerëzor.
1991, bën përpjekjet e para për të botuar shkrimet e para në shtypin opozitar… 1991, rikthehet në Romë pas një gjysëm shekulli dhe vihet në kontakt me shokët e dikurshëm të shkollës. Aty njihet dhe ndihmon dy gazetarët e rinj, Blendi Fevziu dhe Armand Shkullaku. 1992, nis të botojë intervista dhe artikuj të shumtë në shtyp (Z. Rinisë, RD, Kombi, Drita Islame, Patrioti). 1992, zgjidhet kryetar i degës së Tiranës, për partinë e Unitetit Kombëtar dhe boton një seri artikujsh në gazetën “Kombi”
 
1993, për mospërputhje parimore, jep dorëheqjen nga PUK. 1992-1998, themelon së bashku me një grup patriotësh, Lëvizjen Demokratike të Bashkimit të Shqiptarëve. Organizojnë takime të shumta të kësaj lidhje në mjaft qytete të Shqipërisë. 1993, boton së bashku me të birin vëllimin poetik, “Muret e Muzgut” dhe përkthimin e poemës “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina”. 1993-1994, një seri gazetash të majta, si ZP, Kushtrim Brezash, Populli Po, Kombi, e sulmojnë paturpësisht përmes pseudonimesh. Megjithatë ai vazhdon të shkruajë e të botojë, artikuj të shumtë në përkujtim të viktimave të genocidit komunist. 1994-1998, boton gazetën “Bashkimi i Shqiptarëve”(52 numra), e cila luftoi denjësisht për çështjen kombëtare jashtë kornizave demagogjike të kohës…
1994, boton librat dokumentarë “Misteret e një Ministri” dhe “Rrëfim për Dinejt e Dibrës”, ndërkohë vazhdon të punojë e të shkruajë, deri në 14 orë në ditë në kushte tejet të vështira. Përkthen Frojdin, Jungun, një “Enciklopedi të historisë së botës” dhe një seri veprash të mbetura dorëshkrime… 1995, boton librat me përkthime “Epopeja e njeriut” e vëllezërve Ivanaj dhe “Jeta dhe Zakonet e shqiptarëve” e [[Mark Milani]]t
1996, boton librin e dytë poetik “Shpresa vdes e fundit” dhe monografinë“Njeriu i rrugës së gjatë”
1997, i vdes e shoqja, Vitorja, me të cilën kishte ndarë vitet pafund të tmerrit komunist.
 
1997-1998, e megjithatë vazhdon të botojë përkthimet“Platoni, vepra”, dhe “Qytete dhe Fantazma” të Jovan Duçiqit, studimin I pari Gjyq Special në Shqipëri”, memorialin “Shqipëria në vitet ‘30”, vëllimin poetik “Anzave të Sharrit” novelën“Apollogjia e Sokratit në Tiranë”. 1998, me humbjen e gruas dhe mërgimin e femijeve, shëndeti i tij vjen duke u rënduar gjithnji e më tepër, gjersa mbylli sytë mëngjesin e 23 shtatorit, ditën e daljes nga shtypi të librit që aq shumë e kish për zemër “Një verë me Migjenin”. 1998, Shoqata e të Përndjekurve Politikë i organizon një varrim madhështor.
 
[[Kategoria:Juristë shqiptarë]]
[[Kategoria:Poetë shqiptarë]]
[[Kategoria:PërkthyesëPërkthyes shqiptarëshqiptarë‏‎]]

Menyja e navigimit