Patosi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 54: Rreshti 54:


== Kultura dhe sporti ==
== Kultura dhe sporti ==
Skuadra e futbollit e qytetit quhet "Albpetrol", e cila arritjen më të mirë ka daljen në finalen e kupës së Shqipërisë me "Partizanin" në sezonin 93'- 94', si dhe pjesëmarrjen në kupën e kupave të Evropës në sezonin 94'- 95'.
Skuadra e futbollit te qytetit eshte quajtur "Punetori i Patosit" dhe ka patur nje ekip mjaft te mire para dhe gjate viteve `90 kur dhe ju ndryshua emri dhe tashme quhet "Albpetrol", e cila arritjen më të mirë ka daljen në finalen e kupës së Shqipërisë me "Partizanin" në sezonin 93'- 94', si dhe pjesëmarrjen në kupën e kupave të Evropës në sezonin 94'- 95'.
Aktualisht ekipi militon ne Kategorine e 2-te ne Grupin e Jugut ku duhet thene se investimet kane qene te pakta per mos te thene te paperfillshme .
Stadiumi i qytetit ku dhe zhvillon ndeshjet ekipi i " Albpetrol " -it quhet " Alush Noga "


== Lidhje të jashtme ==
== Lidhje të jashtme ==

Versioni i datës 15 korrik 2012 01:07

Stampa:Qytet në Shqipëri Patosi është një qytetShqipëri.

Historia

Qyteti i Ri Patos. Ndodhet në juglindje të qytetit të Fierit, në rrugën kombëtare Fier-Tepelenë. Një Qytezë industriale e krijuar rreth vitit 1949 për të strehuar punëtorët dhe inxhinierët që punësoheshin në të quajturën "zona Patos-Marinëz" (një nga zonat më të pasura me naftë të Shqipërisë). Patosi është kryeqendra e industrisë së nxjerrjes së naftës në Shqipëri.

Gjeografia

Qyteti i Patosit përfshihet në rrethin e Fierit. Ai është qyteti i dytë më i madh pas Fierit, për nga numri i banorëve, në Qarkun e Fierit.

Patosi ndodhet 7 km në jugperëndim të qytetit të Fierit i shtrirë përgjatë vargut kodrinor cili ndan Fushën e Myzeqese nga lugina e lumit Gjanica. Ky varg kodrinor vazhdon në formë harku përgjatë rrugës Patos-Fier duke përngjarë me një amfiteater natyror. Ai është pjesë e kodrave të Mallakastrës së poshtme të cilat vazhdojnë drejt Jugut deri në lumin Vjosë.

Lartësia mesatare e tyre është rreth 200-300 m e cila vjen duke u ulur drejt Patosit derisa zhyten në fushën e Myzeqese. Pika më e lartë e rajonit ndodhet në kodrën e Margëlliçit me kuote 320 m mbi nivelin e detit. Përpara qytetit drejt veriut dhe veri-perëndimit shtrihet fusha e Myzeqesë ndërsa drejt veri-lindjes fusha e Rroskovecit.

Sipërfaqja sipas relievit ndahet në : Fushore 718 ha dhe Kodrinore 1488 ha. Prane qytetit degëzohen rruga Fier-Gjirokastër dhe Fier-Berat të cilat kanë ndikuar në shtrirjen dhe zhvillimin e rajonit. Klima është tipike mesdhetare, me dimër të butë dhe të lagësht dhe verë të nxehtë e të thatë. Kjo situatë ndikohet nga masat ajrore detare për shkak të distancës relativisht të shkurtër nga deti Adrtiatik (rreth 25 km).

Nga ana lindore dhe jugore, vargmalet e larta e pengojnë depërtimin e klimës së ftohtë kontinentale. Temperatura mesatare vjetore luhatet në 14-15 °C ndërsa temperatura e Janarit rreth 5 °C. Reshjet bien kryesisht në formë shiu ndërsa dëbora është dukuri e rrallë.

Gjatë verës bien vetëm 1/10 e reshjeve vjetore gjë që shtron nevojën e ujitjes së tokave bujqësore. Për këtë arësye janë ndërtuar disa liqene artificiale si ujëmbledhësi i Zharrzës, Lalarit, Rrozhdies etj.

Demografia

Aktualisht popullsia e Bashkisë Patos është 32.488 banorë.

Bashkia e Patosit përbëhet nga qyteti I Patosit me katër llagje me 22.182 banorë dhe shtatë fshatra me 10.306 banorë. Dukas 4.610 banorë Rrerëz 1.362 banorë Lënginas 1.345 banorë Margëlic 1.009 banorë Kuqar 951 banorë Banaj 937 banorë Rusinj 290 banorë.

Përbërja e popullsisë së Patosit është heterogjene, të ardhur nga krahina të ndryshme të Shqipërisë ku shumica jane nga Mallakastra e me pas vijojne nga , Myzeqeja , Laberia, Skrapari, komuniteti çam , të ardhur nga krahinat e komunitetit Vlleh, nga Minoriteti etj.

Kultura dhe sporti

Skuadra e futbollit te qytetit eshte quajtur "Punetori i Patosit" dhe ka patur nje ekip mjaft te mire para dhe gjate viteve `90 kur dhe ju ndryshua emri dhe tashme quhet "Albpetrol", e cila arritjen më të mirë ka daljen në finalen e kupës së Shqipërisë me "Partizanin" në sezonin 93'- 94', si dhe pjesëmarrjen në kupën e kupave të Evropës në sezonin 94'- 95'. Aktualisht ekipi militon ne Kategorine e 2-te ne Grupin e Jugut ku duhet thene se investimet kane qene te pakta per mos te thene te paperfillshme . Stadiumi i qytetit ku dhe zhvillon ndeshjet ekipi i " Albpetrol " -it quhet " Alush Noga "

Lidhje të jashtme

Shiko edhe