Papirusi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v r2.7.2) (roboti shtoj: jv:Papirus
v r2.7.2) (roboti shtoj: ml:പാപ്പിറസ്
Rreshti 68: Rreshti 68:
[[ku:Papîrus]]
[[ku:Papîrus]]
[[lb:Papyrus (Material)]]
[[lb:Papyrus (Material)]]
[[ml:പാപ്പിറസ്]]
[[nl:Papyrus]]
[[nl:Papyrus]]
[[nn:Papyrus]]
[[nn:Papyrus]]

Versioni i datës 30 korrik 2012 13:44

"Papirusi Heraklov", një fragment i dorëshkrimit grek nga shekulli 3 , Oxford , biblioteka Sackler

Papirusi është nje leter e trashe e cila perdoret për te shkruar. Ai perftohet nga bima e quajtur Cyperus papyrus e cila rritet ne brigjet e Nilit. Papirusi përdorej në Egjipt që nga viti 3000 p.e.r. Në Greqi ka ardhur në shekullin e VII para eres sone, dhe nga këtu më vonë në Romë dhe pastaj në pjesët tjera të Europës, ku si material për shkrim është përdorur deri në shkekullin e X-të. Papirusi sipas kualitetit haset në lloje të ndryshme, nga më i presuari (charta regia) deri te i papërpunuari (emparetica). Në ruajtjen dhe hulumtimin e fletëve të papirusit merret një fushë e veçantë e dijes që quhet – papirologjia. Bima e papirusit zakonisht rritet deri ne 2-3 metra. Prodhimi i letres prej papirusi ishte nje proces relativisht i lehte i cili filloi te kryhej ne Egjipt.


Përpunimi i papirusit

Papirusi prodhohet ne saje te bimes Cyperus papyrus. Per te prodhuar ate fillimisht zhvishet cipa e jashtme e bimes dhe pjesa e brendshme e cila eshte e perbere prej disa fijezave te holla e te imeta pritet ne shirita te holle me nje gjatesi rreth 40 cm. Shiritat vendosen me pas njeri pas tjetrit ne drejtim horizontal me nje siperfaqe te forte e cila duhet te jete pak me e shkurter se gjatesia e shiritave. Pasi kjo siperfaqe eshte mbuluar nga atehere nje tjeter rradhe shiritash vendoset mbi te ne drejtim vertikal. Per menyren sesi keta shirita lidheshin me njeri tjetrin ka disa teori te ndryshme. Mendohet se ato lageshin me uje deri sa te fillonte dekompozimi i tyre duke rritur keshtu ngjitjen mes tyre. Nje tjeter hipoteze eshte se ato ngjiteshin me njera tjetren dhe mbi to ushtrohej force me nje cekic duke bere te mundur krijimin e nje flete te vetme. Me pas fleta thahej dhe pastrohej. Pastrimi i fletes mendohet te jete bere me ane te nje objekti te rrumbullaket (nje gur ose nje guacke). Per te prodhuar nje rrip te gjate (ne menyre qe te perdorej si nje doreshkrim i mbledhur) disa flete te tilla bashkoheshin me njera tjetren. Fillimisht ne nje papirus shkruhej vetem nga nje ane e fletes por me vone filluan te perdoren te dyja anet e saj. Ne nje klime te thate si ajo e egjiptit, papirusi eshte i qendrueshem duke qene se eshte i perbere nga nje celuloze rezistente ndaj vyshkjes. Ndersa ne kushte atmosferike te paqendeueshme papiruset rrezikojne te shkaterrohen nga disa lloje kerpudhash. Ne Europe papiruset kane mbijetuar vetem disa dekada.


Përdorimi

Fletet e papirusit nuk shiteshin vecmas, por ato bashkoheshin ne rrotulla me nga 20 flete secila. Per te bere nje rrotull fletet lidheshin me njera tjetren ne menyre qe te gjitha pjeset te ishin te drejtuara nga ana ku fibrat kishin drejtim horizontal. Edhe atehere cilesia e papiruseve ndryshonte ashtu sicc ndryshon edhe sot cilesia e letres. Per amballazhime perdorej nje leter ma pak cilesore dhe me e lire ndersa letra me e shtrenjte dhe me e mire perdorej per te shkruar libra apo materiale fetare. Papirusi një kohë ishte prodhimi kryesor për eksport i Egjiptit. Në një kohë pothuajse të gjitha dokumentet diplomatike, deri sa nuk ishte shpikur pergamenat janë shkruar në papirus. Çdo pjesë e papirusit ishte vulosur nga një vulë e veçantë për ta vërtëtuar vlerën e saj. Ne lindje dhe ne disa pjese te Afrikes papirusi perdoret edhe sot e kesaj dite. Ai perdoret per te bere litare, gardhe, qilime , kapele, shporta etj. Gjithashtu papiruset perdoren si lende djegese,

Papirologjia

Papirologjia është studimi i literaturës së lashtë, korrespondencës, arkivave ligjore etj. të ruajtura në dorëshkrimet e shkruara në papiruse, e cila ishte forma më e zakonshme e të shkruarit te materialeve në qytetërimet e lashta të Egjiptit, Greqisë dhe Romës. Papirologjia përfshin edhe përkthimin dhe interpretimin e dokumenteve të vjetra në një sërë gjuhësh, si edhe kujdesin dhe ruajtjen e origjinaleve të rralla.

Papirologjia eshte një disiplinë sistematike qe nga 1890, kur disa arka të mëdha me papiruse të ruajtura mirë janë zbuluar nga arkeologët në disa vende në Egjipt, si ne: Crocodilopolis dhe Oxirhinchus. Qendrat krYesore të papirologjise përfshijnë Universitetin e Oksfordit, Universitetin e Heidelbergut, Universitetin Columbia, Universitetin e Michiganit, Biblioteken kombetare te Austrise dhe Universitetin e Kalifornisë. Themeluesit e papirologjise ishin orientalisti vjenez Jozef von Karabacek (papirologjine arabe), Wilhelm Schubart (papirologjine greke), Theodor Graf , G.F. Tsereteli i cili botoi koleksionin e papiruseve të Rusisë dhe Gjeorgjisë, Frederic George Kenion, Ulrich Wilcken, Bernard Pine Grenfell, Arthur Surridge Hunt dhe të tjerë shkencëtarë të shquar. Koleksioni i papiruseve pagane, të krishterë dhe arabe në Vjenë paraqet zbulimin e parë të madh të dorëshkrimeve në papiruse i cili te gjetur në Faium në Egjipt.

Zevendesimi i papirusit

Në shekujt e parë para erës sonë dhe pas eres sone, papirusi fituoi një rival si një sipërfaqe per te shkruar. Kjo ishte pergamena e cila pergatitej nga lekura e kafsheve. Fletet e papirusit ishin me te lira por ishin shume delikate dhe shume te ndjeshme ndaj lageshtise dhe thatesise ekstreme. Ne qofte se fleta e papirusit ishte jo e cilesise se larte atehere siperfaqja e saj ishte e parregullt dhe ishte e pamundur te shkruaje mbi te.

Papirusi u zevendesua ne Europe nga nje pergamene me e lire e cila prodhohej ne cdo vend te saj. Kjo pergamene ishte me pak e ndjeshme ndaj klimes. Perdorimi i fundit i papirusit ne Europe ishte ne 1057 ndersa ne Arabi ishte ne 1087. Ne Egjipt vazhdoi te perdorej papirusi deri sa ai u zevendesua nga nje leter me e lire arabe.